Minjtë e “Bllokut” janë ringjallur!…Janë ministra, deputetë, këshilltarë, drejtorë, ambasadorë!

19 Korrik 2018, 18:13Politika TEMA

Nga Luan Rama

Disa syresh i kam parë shumë vite më parë. Ndonjë edhe e kam njohur, po pavarësisht faktit në i kam njohur apo jo, të gjithë kishin diçka të ngjashme; përbashkuese dhe identifikuese po aq në raport me të tjerët. Kishin “Bllokun”, prej, edhe nga morën nofkën identifikuese “Bllokmenë”, një kompozitë gjysmë shqip e gjysmë anglisht.

-Si nuk e kuptuan dreqi t’a marrë që rrokullisja drejt theqafjes do t’i merrte edhe ata përpara me gjithë “Bllokun” e tyre, e të paktën të mos ishin bërë pengesë?!- pyesnim shpesh njëri-tjetrin ne të “Zërit të Popullit”, në atë dhjetorin e fundit të rregjimit komunist të 1990-ës, pa marrë përgjigje prej askujt!

Sepse në fakt nuk kishte mbetur më askush!

Të gjithë kishin ikur, kishin ikur bashkë me “Bllokun” e tyre e ishin fshehur!

Kishim mbetur vetëm ne, gazetarët e “Zërit të Popullit” pikëlidhja e vetme mes udhëheqjes që nuk ishte dhe mijëra të tjerëve në bazë, komunistëve intelektualë, punëtorë, kooperativistë, veteranë, pensionistë!…

Nuk qe e lehtë! Ishte shumë e vështirë! 27-vjet më parë, të zgjidhje të ishe socialist, ngjante pothuaj si një herezi! Ishte njësoj si të vetëzgjidhje lançimin e të pranoje ferrin, të pranoje barrën e mëkatit që nuk e kishe kryer!

Të dilje si socialist rrugëve të Tiranës, pa folur për Shkodrën, Tropojën, Laçin apo qoftë edhe Durrësin, Elbasanin e gjetiu, duhej të merrje parasysh që do të kaloje nëpër një kalvar fyerjesh, sharjesh, kërcënimesh e kanosjesh, për të cilat po t’u flasësh sot atyre që kanë lindur në ato vite, mund të të marrin për të marrë!

Por, kështu ka qenë e kështu ka ngjarë! Ndër ne, në këtë sallë të Kuvendit ka ende dëshmitarë të atyre kohëve; sharës e të sharë, kanosës e të kanosur, dhunues e të dhunuar!

Lëvizja e Dhjetorit 1990, duke rrëzuar nga pushteti Partinë e Punës, mbylli edhe epokën e saj e i çeli udhë ndryshimit të sistemeve!

Partia Demokratike erdhi në pushtet.

Partia e Punës, e mbetur pa udhëheqje, identifikohej me bllokmenët byroistë, paçka se edhe ata e kishin braktisur partinë së cilës i qenë bërë udhëmbyllës!

Ata që kishin vdekur i nxorrën nga varret, ndërsa të mbeturit gjallë i përzunë nga Blloku e më pas edhe i burgosën!

Po ndërsa Blloku iu kthye qytetit e qytetaret mund të shkelnin në të, bllokmenët, jo vetëm etërit, por të gjithë, edhe fëmijët e tyre, djemtë, vajzat, nuset, dhëndurët, nipër e mbesa e gjithë ç’qenë, u gjendën në udhëkryq e mes dy zjarresh; nga njëra anë e djathta që i urrente e i fajësonte për çdo gjë, e nga ana tjetër, vetë partia e tyre e lënë e braktisur e nën peshën e akuzave, nën refrenin “komunistët në litar”, e gjente të keqen po tek ata, tek bllokmenët!

Gjithësesi, gjithçka duhej bërë! Mbi të gjitha duhej shpëtuar vendi, nuk duhej lënë të shkonte në kaos dhe anarshi!

Dukej mision i pamundur, por ia dolëm.

Ia dolëm të fitojmë sfidën e kohës me të shkuarën, e të sfidonim të ardhmen!

Partia Socialiste lindi si shpresë dhe shumë shpejt u bë alternativë qytetare e një kohe tjetër, e kohës në liri!

Por, nuk dua të merrem sot me historinë e lindjes së Partisë Socialiste!

Gjetiu e kam fjalën!

E më konkretisht, dua të merrem pak me Bllokun, jo si kastën e udhëheqjes së Partisë së Punës.

As me bllokun si territor apo si hapsirë publike në qytetin tim mbushur me kontraste; në qytetin tim të cilit qeveria do që t’i prishë teatrin e historisë qytetare, pasi i ka prishur më parë “Sheshin Skëndërbej” e bulevardin që dikur “ngacmonte” kronikanët e huaj të shpreheshin për të “Bulevardin pa qytet”!

Jo, sot do të flas për Bllokun “institucion”, për Bllokun si fenomen psikosocial e politiko-qeverisës.

Gjatë gjithë viteve në opozitën e parë të Partisë Socialiste, askush, asnjë, asnjë i vetëm prej ish-udhëheqësve a të afërmve të tyre nuk shkeli as edhe një herë të vetme në zyrat e “Zërit të Popullit” për të na parë si ishim e ku punonim apo qoftë edhe për të na thënë një fjalë të vetme, si shenjë solidariteti në atë kohë terrori, e ku edhe ne gazetarët e “Zërit të Populli” si të gjithë socialistët e thjeshtë identifikoheshim padrejtësisht me ta, shaheshim për ta, urreheshim për ta, burgoseshim për ta!

Nuk u panë as në Partinë Socialiste, as qoftë edhe për t’u dukur një herë të vetme në oborrin e saj, se për komisionerë a numërues në qendrat e votimit as që mund të mendohej!

Ikën të gjithë, u fshehën e u zhdukën! Si minjtë kur ndjejnë tërmetin!

U zhdukën dje, për t’u ringjallur sot e për të na u shfaqur si “Hibrid”, si minjtë e Dino Buxatit, në “Familjen që e gllabëruan minjtë”.

“Një verë e largët (tregon ai),shumë kohë para luftës – ishte hera e dytë që shkoja si mik në shtëpinë e Koriove – më solli në mendje këtë skenë: isha ngjitur në dhomën e fundit të katit të dytë, ajo me dritaret nga oborri, e po shtrihesha të flija.

Dëgjova papritur një zhurmë të vogël, një gërvishtje në fund të derës. Shkova ta hap. Një miush i vogël shkau mes këmbëve të mia, mespërmes dhomës, dhe u fsheh poshtë komosë. Iku me një vrap të ngathët, aq sa mund t’a kisha shkelur me këmbë, po të doja. Por ishte i këndshëm dhe i brishtë.

Fare pa ndonjë qëllim, të nesërmen ia përmenda Xhovanit ( të zotit të shtëpisë).

-Aha, po, – tha ai pa i dhënë rëndësi, – qëllon që del ndonjë mi nëpër shtëpi.

Kaloi një vit. Sapo futem në vilë, shoh dy mace të mëdha, me një gjallëri befasuese: mace me vija, muskulaturë prej atletësh, me gëzofin që u shkëlqen si atyre maceve që ushqehen me minj.

-Qenkeni vendosur, më në fund. Kushedi sa e mbushin barkun! S’kanë për të vuajtur për minj këtu.

-Jo, përkundrazi. Rrallë hanë minj, me raste. Po të jetonin vetëm me minj ato…

-I shoh shumë të shëndetshme.

-Po, janë mirë, s’u mungon shëndeti. Kanë gjithë të mirat e Perëndisë në kuzhinë.

Kaloi dhe një vit tjetër, dhe kur futem në vilë për pushimet e zakonshme, dy macet më dalin sërish përpara. S’duken më të shëndetshme e të shkathëta, por të dobësuara, kockë e lëkurë, të drobitura. Nuk rendin më nga njëra dhomë në tjetrën. Përkundrazi, rrinë gjithnjë nëpër këmbët e të zotëve, si të përgjumura, pa dashur të marrin asnjë nismë. I pyes:

-Janë sëmurë? Pse janë kaq të plogështa? Nuk kanë më minj për të ngrënë?

-E gjete! –tha Xhovani Korio me gjallëri, e pastaj qeshi me të madhe – kanë varur turinjtë që kur s’ka më minj shtëpia. S’u ka mbetur as fara!

Më pas, Xhorxho, djali më i madh, më merr veç e më thotë me pamje komplotisti:

-E di si është e vërteta? Kanë frikë!

-Kush ka frikë?

-Macet, kanë frikë! Babai s’do që ta përmendim fare. E bezdis kjo bisedë. Por është e sigurt që macet kanë frikë.

Brenda një viti, nga dhjetë që ishin, ato kafshë të ndyra janë bërë me qindra… e s’janë më ata miushët e atëhershëm. Janë si tigra. Më të mëdhenj se një urith, me gëzof të neveritshëm e të zi. Macet s’dinë t’i kapin!

Dhe vitin tjetër, që nga nata e parë, dëgjova një zhurmë të llahtarshme sipër tavanit të dhomës sime, sikur vraponin njerëz. Dhe e dija mirë që sipër s’kishte njeri, se aty ishte vetëm papafingoja e pabanueshme, plot me mobilie e arka të vjetra.

-Duket si këmbësori! – them me vete – Do të jenë bërë shumë të mëdhenj ata minj.

Këtë zhurmë dëgjoja, derisa më zuri gjumi. Të nesërmen, pyes në tavolinë:

-S’do të bëni gjë për këta minjtë? Po bënin namin mbrëmë mbi tavan.

Xhovani më sheh me fytyrë të habitur.

-Minjtë?! Për çfarë minjsh e ke fjalën? Falë Zotit, s’kemi më asnjë mi në shtëpi.

Edhe prindërit e Xhovanit, pleqtë që po rrinin në sallon, më thonë:

-Çfarë minjsh thua! Do t’i kesh parë në ëndërr, i dashur.

Mos e beso babanë. Ato që dëgjove ishin minj, e ndonjëherë as neve s’na zë gjumi. Veç t’i shohësh, janë përbindësha! Të zinj sterrë, me qimet që u ngrihen si gjemba. Dhe macet, sa për dijeni, i përzunë minjtë… ndodhi natën. S’kishim as dy orë që na kishte zënë gjumi, dhe na zgjuan mjaullimat e tmerrshme! Zbritëm poshtë, por macet s’dukeshin gjëkundi. Gjetëm vetëm tufa qimesh e njolla gjaku gjithandej.

-Po si nuk merrni masa? Çarqe! Helme! S’e kuptoj si nuk shqetësohet yt atë!

-Po si jo! I është bërë makth. Por tani ka frikë dhe ai, e thotë që më mirë të mos i provokojmë, se do të ishte më keq. Thotë që s’do të shërbente për asgjë, se tashmë janë shtuar shumë. Thotë që e vetmja zgjidhje është t’i vësh flakën gjithë shtëpisë. E di çfarë thotë tjetër? Është qesharake vetëm ta mendosh. Thotë që s’ia vlen t’u dalim kundër.

-Kujt t’u dilni kundër?

-Atyre, pra! Minjve!

Minjtë janë të gjithë njësoj!

Edhe minjtë e tregimit të Buzzatit, edhe minjtë e kanaleve, edhe minjtë e ugareve, edhe ato të “Bllokut”, po, po, edhe ato të “Bllokut” njësoj janë!

Pra, minj, edhe pse minj – hibrid,në fund të fundit minj janë!

Ata miushët e dikurshëm, ata që nuk qenë të zot të thonin një fjalë e të mbronin baballarët e tyre, kanë rilindur e janë rikthyer. Janë rikthyer si “Hibrid”!

-Ku janë?!…

I gjeni kudo mes nesh; janë ministra, deputetë, këshilltarë, drejtorë, ambasadorë!

Gjithkund, kudo!

Kanë rilindur! Sepse edhe minjtë rilindin! Rilindja e minjve!

Përgjigjja është e thjeshtë, tmerrësisht e dhimbshme në të vërtetën e vet!

“Plaku Ziso Vangjeli gjatë luftës kishte zbarkuar në Normandi si oficer amerikan. Historian dhe ushtarak punoi në Paris, pastaj në një klub kulturor dhe ju dha të kthehej në Shqipëri,na dëshmon në një prej librave të tij shkrimtari Visar Zhiti. Sëmundja e dashurisë për atdhe. Sipas bisedimeve paraprake do të punonte si pedagog. Ja fali shtetit gjithë bibliotekën e tij, por përfundon në burg.

– Kur të bjerë “komunizma”, – thosh – se do të bjerë “patjetër”, ne do të vuajmë më pas me dekada prej hibridit… Bijtë e të kuqve do të vijojnë etërit. Ajo përzjerje zelli dhe inati, herë i fshehtë e herë i hapur për etërit e kuq që s’patën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm, do t’i bëjë më dinakë dhe më të liq.

Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje, do të vjedhin idetë, projektet dhe deri dhe sloganet e do t’i propagandojnë më mizorisht për t’i vënë ata në jetë, gjoja si amanete. Dhe do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e të zotërve të këtyre ideve. Do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashëgimtarë, si zanatçinj të kuq dhe kundërshtarët do t’i durojnë sa për sfond.

Do të kërkojnë të bëhën ata pronarë dhe që të mbrohen do të bëjnë atë politikë që etërit e tyre e rroposën ose e luftuan gjithë jetën si bolshevikë të trashë. Kundërshtarët e të kuqve në Shqipëri, ç’kanë mbetur pas kasaphanave dhe të rinjtë që do të dalin, janë të papërvojë. Dhe kështu do të sundojë te ne hibridi. Gjatë, mjaft gjatë. Hibridët janë si monstrat. E për të luftuar ata duhet qenë si ata.

Do të jetë më keq ca kohë e njerëzit do të mendojnë diktaturën si zgjidhje. Burg i detyruar. Liri e detyruar. Kaos dhe llum. Pra, pas dënimit me burg, populli do të dënohet me liri qorre. Liria qorre është dënim. Se ne nuk do të dimë ç’t’i bëjmë asaj si një gjëje të tepërt. Do ta përdhunojmë si barbarët. Unë nuk do të jem atëhere. Ju do të jeni: Mbaje mend dhe kujtomë. S’ke Ç’bën, jo. Veç kujtomë mua, plakun.

…nuk jam unë njeri kundër komunistëve, janë komunistët kundër njeriut!”

Minjtë janë ringjallur!…

37 komente në “Minjtë e “Bllokut” janë ringjallur!…Janë ministra, deputetë, këshilltarë, drejtorë, ambasadorë!”

  1. Spinoza says:

    Po te djathtet nuk ishin bllokmene??? hahahaha hajde maskarade hajde

    1. bekimi says:

      Eshte nje maskara…miu me i felliqur! Per karrrier i hyp edhe……..nenes se miut!

      1. ben says:

        Bravo Luan Rama
        E verteta duhet thene
        Nuk eshte as faji as merita e minjve
        Faji eshte i popullit frikacak dhe te rrjedhur shqiptar.
        Ke bere nje krahasim te bukur.
        Ne asnje vend te botes nuk ka politikane te mire dhe te keqinj
        Ka vetem popuj dhe kombe te zgjuar
        Dhe popuj dhe kombe legene dhe idiote.
        Fakti qe ne shqiperi cdo politikan ja shk…en robt ketij populli me shume se paraardhesi nuk eshte faji i politikaneve.

  2. DINGO says:

    Fol Me Emra po je Burre dhe mos shkruaj Histori per Minje ,se edhe ti Mi i ngopur je dhe ke bere dhe zhabe bark nga vjedhjet.
    Te 150 ne Parlament duhen te ju qish grate motrat dhe nenat pa dallim se nuk ka Burra kjo Toke po hajdute dhe shkerdhata dhe ti je nje nga ata qe hiqesh gjoja ndryshe po je rrehatuar mire.U rrezuar komunizmi nga komunistet dhe erdhi dhierokracia me komuniste.Shqiptaret jane te mallkuar.ty Luan Rama te qifte Kina motren,nenen dhe vajzen o pleh qe tallesh me Shqiptaret.

    1. Baxhanaku i Saliut nga Varri says:

      Hallall DINGO

  3. Tabares says:

    Respekt I pa fund per ju Z. Luan. Nje pasqyrim siperor i asaj qe eshte dhe lengon ky popull. Respekt, cdo kush qe do te mundohet te komentoje mbi kete shkrim vec kotesine dhe kokboshesine e vet do tregoje. Zgjohu o popull, perfundi je vene, drejt shkaterimit po te cojne hajnat e kuq.

  4. Rrumpalla says:

    Janë dy Luan Rama, kush Luan je ti? I LSI apo i PD?

    1. Bureto says:

      Është Luani i Martaneshit, ish ministri i Brendshëm dhe i Mbrojtjes i PS. Ai tjetri, por jo i ngjajshmi, është diplomat e shkrimtar dhe jeton në Paris.

    2. Cubi says:

      Gjyshi im thoshte ne te tilla raste: “Mut njeri, kake tjetri”.

  5. Lola says:

    Me kujtohet ky Palo gazetar,hajdut me cizme Si bosja e tij.E kapen duke kopjuar ne fakultet ,e denoncuan dhe pastaj e fall partia Si birthday komunisti qe ishte.

  6. Petrit says:

    Komunistet farà me e keqe e njerezimit.
    Duhen djegur të gjalle
    Duhen shfarosur te gjithe sepse fara e keqe shtohet e shtohet pambarimisht
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

    1. mirel says:

      Petrit, ose ti e te tjeret qe flisni per komunistet jeni loqe ose beni sikur jeni loqe.
      Pike se pari, ky Luani, hajdut i çetes me 40 hajdute, po nxjerr nga faqet e historise perrallat me gogolin komunist, mbasi mendon qe ka akoma te mete nga trute e mund ta ndjekin nga pas.
      Nje gje te qarte ta keni, ketu nuk behet fjale per komuniste, po per HAJDUTEEEEEEE, fjale qe kete mikun e ve ne siklet, sepse edhe ky ben pjese te kategoria e hajduteve!
      Ne shqiperi nuk flitet as per te majte e as per te djathte, as per te kuq e as per te zinj apo jeshile, sepse shqiptaret jane shkerdhata qe dine vetem te vjedhin e te pervetesojne dhe per t’u maskuar zgjedhin ndonje nga çetat e hajduterise qe perfaqesohen nga partite politike.
      Ky zoti Luan me çeten e tij ngelen jashte tepsise, dhe tani qe byrekun e ha te gjithin Shalegjati, keta kane ngelur te urritur si qente e rrugeve.

  7. Plaku Xhuxhumaku says:

    Luan ti mire e ke, po a nuk e kupton qe fajin e keni vete ju qe nuk i zhduket minjte qysh ne fillim? PPSH duhej te ishte zhdukur nga faqja e dheut po ti dhe shoket e tu e kthyet ne mender PS. Tashti prisni edhe pak se s’keni pare gje akoma, minjte jane bere sa nje gomar dhe e kane shtene Shqiperine ne dore perseri, dmth tashti hani mut e shkruani ndonje artikull “inteligjent” neper gazetat e minjve-gomere.

  8. "papa don't preach" says:

    Po cili Luan Rama je ti mo, qe po rishpall luften e klasave ne emer te Zerit te Popullit. Ti nuk je as lepur.
    Je von, ore “Luan”, shume von, bota po ndryshon shpejt kunder mentalitetit tend Marksist- i mykur. Eshte Koha ose Rradha qe tradhetaret e idealev demokratike te Murit te Berlinit – 1989, te japin hesap. Komunizmi, vdiq, nuk e di?, ka 27 vite, dhe, me vdekjen e tij lirise rrugen ia hapi, por… . halete, halera proletare mbeten, dhe, me flori ti lyesh.

  9. Virusi says:

    Nuk njoh autorin po shkrimin e ka qare. Minjte e Dino Buxatit dhe hibridet e Ziso Vangjelit, shume bukur.

  10. nexhmija says:

    Ja e ndritet me Like Hajdutin nga Skkrapari dhe Mona kryelopen te dy me prejardhje “fshatar i varfer qe ka perfituarnga reforma agrare”. Ata te bllokut te pare mund te ishin te keqinj pa fund por femijet e tyre i lane pa asnje pasuri kurse ju me pasirite e vjedhura nga ky popull i siguruat femijet dhe te afermit per 7 breza dhe ti je nje nga ata, prandaj qepe!

  11. labi says:

    o gazeta sot e more vesh qe Jan cunat e ppsh ,artikull pa lidhje

  12. Luani qe kap minjte per monika cizmen.
    Luan u munduat ta mbronit soc qe ju shperbleu dhe shume shpejt e harruat soc dhe te gjithe gazetaret e zp u bene milioner…..
    U hodhet neper parti te ndryshme dhe na hiqeni si demokrat si fahri bajg balliu si bashkim hoxha qe na can menderen qe ne mengjez dhe var turinjte po shave komunistin e bllokut sali.
    Ty te vjen keq per bllokmenet e pd qe nuk po behen ambasador si ata te ps.
    Ty te vjen keq per gomarin plak vasili qe nuk po kap ndonje post.
    Ti po qan dhe ulurin pse hajdutet e lsi nuk kane mundesi te vjedhin sic vodhen me te gjitha qeverite.
    Bllokmenet e vjeter iken dhe u harruan,por shiko keta bllokmebet e rinj qe nuk po u numerohen milionat dhe vilat ne lalez lunder dhe kudo ne bregdet……..

  13. Lili says:

    Luan Rama, prape minjte po te sulmojne.
    Isha n’ato vite me baben ne Tirane ,antikomunist qe luftoj kunder me arme ne dore. Po ishte demokrat e kur u rithye pas aq shume vite erdheme bile u takuam me gazetaret e Zerit ne Tirane. Bija ime duhet t’i respektojsh njerezet qe ka shtyll korrizor si keta gazetare qe guxojne ne kete kohe me mbrojt idealin e tyre,duhet te kesh kujdes nga demokratet si sali berisha,e urrejte berishen,kete komunist qe tradhon babe e nene per nje vemendje.
    Nuk jeni sulmuar kur nga njerezet te se Djathtes se vertete, nga emigracioni i vjeter ,kete besoj se edhe e dini mire, ju kemi ndihmuar edhe per ndihma qe vishin n’ate kohe per shtypin e lire, se mundojme ne te djathtet e vertete se populli duhet te zgedh lirisht,e per te zgedh duhet shtyp te lire nga cdo krah..
    Sot ku jemi, minjte Jane kudo..edhe shiko se ndryshojne varken sot kur shohin se pushteti po lekundet.
    Sa per shtypin,nuk ka me as gazetare me parime e etike, e as gazeta ku keso gazetare munden me u shprehe.
    Po pasqyrja qe keni ba eshte illustrimi perfekt i asaj qe ka ndodh ne Shqiperi

  14. Kellira says:

    Ky ishte mi halesh aq sa vidhte edhe latat e studenteve kur ishte konviktor.
    Mund te kete te drejte por nuk i ka peshe fjala se nje mut eshte. Duket sikur ka inat qe nuk behet dot “bllokmen”. Jane te zena vendet Luan. Vazhdo vidh gjelle konvikti se ate standart ke.

  15. Toci says:

    O Luan per Liken e ke fjalen? Apo Monen?

  16. eshte bere e pa durueshme says:

    Megjithese transporti sot behet me makina, jane shtuar gomaret, ndersa minjte bejne shoqeri me macet. Ashtu eshte dhe tregimi i ketij zoterise me larte. Bravo! Qenka shkrimtar per minjte dhe qytetare per gomaret.

  17. Trimi says:

    Te flasesh,eshte gjeja me e thjeshte,dhe behetvme lehte kur shprehet ne metafor.
    PROBLEMI ESHTE
    A MUND DIKUSH
    TE GJEJE FORMULEN E NDRYSHIMT NE PRAKTIK TE FJALEVE QE SHKRUAN
    ATEHERE VERTET SHKRIMI ESHTE ME VLERE DHE I DOBISHEM…
    SKA NJREI QE SI NJEF MINJTE
    SKA NJERI QE SDI NGA DOKEN MINJTE.
    ..Por sa vjen kjo si histori ne praktik.
    Asgje…..thjeshte..hipokrizi..asgje me teper..
    Hani ngopuni me gazeta shkrime e fjale o popull
    …keshte e kini mendjen te ngopur
    E barkun te zbrazuar…

  18. NNP says:

    Ky kurre nuk ka qene e nuk behet burre Ky eshte nje vemje qe kacavirret pas cdo pushteti e kerme Ka qene nje student rrugac ne Shkoder qe pas 90 -es ju vardis Nanos duke i perkedhelur huqet e veset e tij Pastaj mbijetoi si nje kufome e gjalle Ky eshte nga minjte me te peshtire qe mund te kete kjo kohe e qe mund te sherbej si etalon i bythelepirjes demokratike

  19. Bureto says:

    Është Luani i Martaneshit, ish ministri i Brendshëm dhe i Mbrojtjes i PS. Ai tjetri, por jo i ngjajshmi, është diplomat e shkrimtar dhe jeton në Paris. Luan Rama i shkrimit që paska qenë ministër goditi kolegun e tij Babaramo, por duke qenë dhe gazetar, duke dash të shkruaj me fjalë të huaja, duke mos ia dit kuptimin, ngatërron linçimin me lançimin!

  20. Vjosani says:

    Mosss o Luan, ti kuterbon i teri nga nje kurveri shpirtwrore qe do te hyje ne histori si nje shembull brilant i njeriu pa shtylle kurrizore dhe nje sahanlepires madheshtor! Mos or burre! Ka shkuj qe te ka ikur e drejta per te fole… ta dish ti sa neveri kane 85 % e shqiptareve per ty, vrisje veten…

  21. h says:

    Problemi eshte karatteri i dobet,spiun,oportunist,sahanlepires,
    sharlatan,arrivist,perfitues,pis,servil deri ne svetnim i shqiptarit.
    Edhe sikur te ndrrohet 400 here sistemi,do vijne te njejtet ne pushtet.

  22. Suli says:

    Baba Luanit, Mersinin ,magazinier i i cigareve MALBORO, te magazinat e këtyre cigareve të kodra Rrashbullit , i ka shërbyer kontrabandës që në kohë të diktaturës,

  23. Suli says:

    Baba Luanit, Mersini, magazinier i MALBORO të kodra Rrashbullit, i bëri gjashtë fëmitë ma postë të larta në pushtet, sa për zotësi shif e shkrijë.

  24. Xhipja says:

    Luan.Ke degjuar te thone i.qelloi mutit me kobure…dihet qe ciklat mbulojne koburen dhe fytyren.Kete ke bere me kete ligjerate te thelle analizuese.Mersin Rama nga fshatrat malore matan Dajtit ku edhe dhija duhet te paisej me ridoto..oficer i vjeter kufiri sekretar partie.Transferuar ne Durres si komamdant i repartit te ministrise se brendeshme.per.kontrabanden e.cigareve.Realisht ishte nga mw te rendesishmit.Ate vend e enderonin te gjithe por Hekurani e kishte shume mik.Mersini i ngrinte telefonin vetem Hekrit.Hyseni.Ilirt.Ai idhte njeri me kredi dhe lundronte ne Malboro.e Merit.Oficer i MPB me.shume kredi e tangarllek.Nje.blokmen i.vogel.Por e dhjeu se.harxhonte shume kohe edukimin e punonjeseve te.hekyrudhes.E perjashtuan nga Partia.dhe nga puna se Hekuri skishte cti bente.Aktualisht luani eshte njeriu me i.afert i Monikes Ilirit Haxhinastot te cilet me miliardat e tyre blene qindra here bllokmenet e.sotem qe te kane shqetesuar ty.

  25. Alban Dega says:

    Replike e detyruar me Luan Ramen

    KU ISHE TI BRUT …. ?

    – Apo nje mesim falas per Luan Ramen !

    – Mos na bej as profetin e as recencen e Dino Buzatit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “… Une i urrej per vdekje komunistet ! Edhe sikur ti shoh ne furra drush nuk ngopem … “ deklaroi ai ne interviste me imigracionin amerikan .
    – Pse i urren kaq shume, e pyeti oficeri i imigracionit duke shenuar cdo fjale te tij .
    – I urrej sepse jane komuniste, se mbrojne ideologjine me rrenimtare ne Bote, vazhdoi antikomunisti i terbuar !
    Dy jave mbrapa kur shkoi per te marre vendimin e intervistes i jepet pergjigje negative dhe dergohet ne gjyq.
    Po ate dite djali i ish Sekretarit te Pergjithshem te PK te BRSS , i ish-shefit te KGB- se sovjetike Juri Andropov e fitoi Azilin Politik ne SHBA ! Pas 6 vjetesh u be shtetas amerikan !
    Humbi Tre shkallet e gjyqit, te paren, apelin dhe Gjyqin Federal bashke me 20 mije dollare pagese per avokatet!
    U perzu nga Amerika pasi I beri edhe 11 vjet burg pasi u kap duke shite kokaine per te helmuar e vrare per se gjalli te rinjte amerikane !
    E dini aresyen pse !?
    Sepse ai kishte shpirtin dhe idete e persekutorit, hakmarrjes, urrejtjes per shkak te mendimeve dhe te anetaresise politiko sociale. Ishte persekutor e kriminel ne shpirt dhe mendime!
    Kjo eshte demokracia amerikane !
    Kjo eshte SHBA- ja !
    Po i drejtoj disa pyetje Luan Rames !?
    Si pranove ti qe i bere tere ato sakrifica, qe rrezikove gjithcka te beheshe deputet, anetar i udhehqjes se kesaj partie, minister i Brendshem i asaj Partie Komuniste, i atij Blloku qe ishte si Kasollja e Galigatit me dhjetra blloqet e kusarise e alezit, e Farkes, Dhermiut e Ksamilit, Jales e Thethit, Dardhes e Kunes…. !?
    Apo te pelqeu karrikja, privilegjet, makinat, bodigardet, salltanetet, Tepsia e saj !?
    A nuk ishte ti lideri, byroisti i saj, ministri i saj i Brendshem qe shkallove deri ne ate grade sa jo vetem ofendove por edhe kercenove gazetarin, kolegun tend !?
    A kjo eshte demokracia, liria e shprehjes e mendimit !?
    Si pranove ti te njejtin grazhd, te njejtin batak, te njejtin gjiriz te minjeve te Buzatit dhe bijve te Bllokut!?
    Mos valle ata te vune kallashin ne gjoks e te thane ose bej telallin tone ose terhoqem kembezen !?
    Apo tani qe vate Tepsia, iku kryeministria, iku prokopia u zgjove nga letargjia!?
    A e di Luan se kolegu dhe lideri jot, krahu i djathte i kryeliderit tend dhe te Shqiperise me votat e atyre minjve dhe bijve te Bllokut Dritan Prifti, edhe si pjese i tepsise dhe kusarise se LSI-se, sakrifikoi karriken dhe gjithcka vetem e vetem se u stresua nga permasat e perbindeshme te korrupsionit e kusarise Sali Meta !?
    Po ti Brut cfare bere !?
    A e di se nuk jane nje as dy, as dhjete… por plot 84 video prej te cilave 64 me afera korruptive te LSI dhe pjese tjeter me oligarke e peshq te medhenj te PD-se dhe antikomunistit 24 karat stalinist te PD-se Sali Berishes ….
    Aq te medha e te perbindshme ishin permasat e kesaj hajnie me cizme, sa Dritani kishte rregjistruar edhe veten me duar ne disa prej tyre, me presh ne duar !?
    Ndaj po te jap nje keshille vellazerore filozofike: kur e ka shtepine tende prej xhami mos gjuaj me gure shtepine e tjetrit !?
    E di pse Luan !?
    Sepse te kthehet e ta ben cope e therrime edhe tenden.
    Aq me teper kur behet fjale per saraje e dugaja, botika e pallate multimilioneshe me dy tre banjo edhe per macet si ato te Lalezit, te deklaruara me ze e figure nga kryetarja jote dhe e Kryetarit te madh !
    E mos harro se ligjzbatimi, syshqiponjat amerikane te FBI-se, DEA-s, CIA, KSK …. dine per secili prej nesh me shume se dime ne per veten tone!?
    Dine per ne cka dime ne, por edhe cka dine e thone te tjeret per secilin prej nesh…
    Vetem dosja e FBI-se amerikane per Fan Nolin e madh kishte rreth 5000 faqe ketu e 60-70 vjet, me shume se gjysem shekulli me pare !
    Po sot qe teknologjia e tyre ka arritur maja te paimagjinueshme dhe plaket cdo minute e ore !
    Ata nuk dine per ne vetem cka nuk u intereson dhe nuk duan te dine!
    Ndaj mos na bej as profetin e as moralistin, as heroin pas beteje e as lexuesin recencen e Buzatit !
    Anticuado ! Jashte realiteti !

  26. ALBAN DEGA says:

    Me sa duket ti as nuk kupton cfare lexon !

  27. Alban Dega says:

    MMe sa duket ti as nuk kupton cfare lexon !

  28. arjani says:

    Po qe buurre ngrihu sot ne parlament dhe thuaja ne sy bllokmene te rinje qe per vetem per 20 vjet ,me korrupsionin e tyre, u bene 100 here me te pasur se ato qe permnd ne kete shkrim.Nuk ka vjedhur populli i thjeshte por Ju qe e keni katandisur vendin ne kete gjendje.Ju shkruani por ne parlament u ben ison shokeve te tu .

  29. rexha 10 says:

    LUAN ORE I MENCUR…. NE SISTEMIN KOMUNISTE ,KOMUNISTET ISHIN NE BALLE ,GJOJA.
    NE SISTEMIN DEMOKRATIKE ,JENI PO NE BALLE ,PORE ME NJE NDRYSHIM ,MBANI NE DORE NJE PALLE.
    TE PARET PER TE VJEDHUR ,VRARE,SHKATRUAR.
    TE PARET PER TU ANKUARE. …………………………………….. pstaj fajin e paska populli.,…..AHE MORE POPULL ,SA GJYNAHE JANE BERE NEN EMRIN TENDE. EDHE SE PO JU MIRET EDHE PIKA E FUNDIT E SHPRESES ,GJAKUT ,PRAPE FAJIN E PASKENI PRAPE JU. A MUNDET TE NA E THUASH ,SE CFARE DUHET TE BEJE KY POPULL. PO VJELLE ATE QE KE HENGER.SHPRESOJME QE ,SI TI TE PERFUNDOJNE E GJITHE KASTA POLITIKE ,KETO 28 VJETE. A E DINE TI ZOTI LUAN :SE KUSHE I KA VILAT NE GJIRIN E LALEZIT ME 21 BANJO?
    PO TEGUN E MADHE ,KURE SHKON PER NE SAUKE?
    PO SKRAPIN ,KUSHE E KOMANDON?
    PO GURORET E MALIT TE TOMORRIT ,KUSHE E DREJTON?
    PO FLORIRIN E POP, KUSHE E VODHI?
    JEPI PERGJIGJEN KETYRE PYETJEVE ,SE TE KEMI ZGJEDHUR PER TE MENCEM ,PASTAJ SHKRUAJ SA TE DUASH.

  30. ME EMER says:

    ..” KELLIRAT “E KOMBIT NUK KANE ASNJE VLERE .. DJE KOMUNISTA , SOT ANTI KOMUNISTA ..! TE JESH KOMUNIST DO TE THOTE TE KESH SHPIRT TE PASTERT , GJE QE NUK MUND TA GJESH NE “SHPIRTRAT E ZINJ ” TE KETYRE QE QEVERISIN NE KETA 30 VJET ..! LAVDI SHPIRTRAVE TE PASTERT , KUDO E NE KEDO FRONT TE JETES KU NDODHEN ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje