Shpëtim Idrizi: Rama si Esat Pasha po harroi çamët. Më nxorri nga Parlamenti, me urdhër të grekëve

19 Korrik 2018, 19:18Politika TEMA

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ngre pikëpyetje për marrëveshjen e re Shqipëri-Greqi, pasi sipas tij, ajo është e fshehte dhe jo transparente.

Duke folur në emisionin “Politika Online” të gazetare Marsela Karapanço, kreu i çamëve kërkon që të bëhet transparencë për Çamërinë.

Idrizi vë në pikëpyetje këtë marrëveshje, edhe për faktin se po kërkohet të arrihet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ekziston, por nuk funksionon.

“Greqia ka detyruar palën shqiptare për toponimet.

Për shembull babai im që ka lindur në Margëllisht të Greqisë dhe ka ardhur 2 vjeç në Shqipëri, sot Greqia e ka bërë Margeritje atë vendin.

Tani qeveria shqiptare ka rënë dakord me palën greke që babai im ta ndërrojë vendlindjen nga Margëllisht në Margaritje.

Kjo është një marrëveshje, që po e them me bindje të plotë, që nuk ka ndodhur me asnjë shtet të botës.

Sepse pashaporta është pronë e shtetit shqiptar.

Pra, toponimet janë arritje për palën greke.

Sot babai im duhet të ndërrojë vendlindjen për marrëveshjen e shtetit shqiptar.

Dhe me këtë shtet rrumpallë babai im nuk e merr dot pashaportën sepse babai im në të gjitha dokumentet e ka Margëllitje vendlindjen, dhe jo Margaritje.

Pra jo vetëm kjo është absurde, por edhe i pazbatueshëm në praktikë” theksoi Idrizi

Por si do të dalë Rama në përfundim të bisedimeve me Greqinë?

Edhe pse nuk flet me emra konkretë, Idrizi lë të kuptohet se ish-aleati Edi Rama, ka qenë ai që ka kërkuar nxjerrjen jashtë të tij nga parlamenti.

“Me siguri ka pasur një pazar.

Ne sigurisht e kemi refuzuar këtë përqasje, që të hapen negociatat, dhe ne të bëjmë atë që një qeveri përpara u detyrua të bënte për hyrjen në NATO.

Tani nuk është rasti i Greqisë që mund ta kërcënojë Shqipërinë, apo Shqipëria duhet të jetë e intimiduar.

Druaj se ka politikanë servilë, që vetëofrohen.

Unë do të jap raste më vonë të njerëzve që flisnin për Çamërinë dhe nuk ia kishin idenë fare.

Apo që më thonin Shpëtimo e dini pse nuk keni marrë poste në qeveri? Se nuk ka dashur Greqia.

Unë kam emra konkretë, i kam të gjitha në raport me çështjen çame. Unë nuk do dal nga politika sot”,u shpreh ai.

16 komente në “Shpëtim Idrizi: Rama si Esat Pasha po harroi çamët. Më nxorri nga Parlamenti, me urdhër të grekëve”

  1. ti je turkocam,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

    reee ouuuuusssssttttt,turkocam i ndyre……………..

    1. Dashi says:

      I ndyr je ti mer dhi e zgjebosur

  2. Virusi says:

    Cfare thua more toc. Toponimet Jane e drejte e shtetit grek. Meru me thelbin, thuaj cfare ke bere ti dhe c’kerkon nga shteti. Shqiperia do eci para nuk do ngelet peng I ceshtjeve te vecanta, qofte dhe camerise.

  3. Askushi says:

    A re Idriz… vetem per cemrit nuk mfndon ti. Te iku karikja nga bitha. Per kete mendon ti.

  4. Ti Shpetim Idrizi je klyshi i Fatos Nanos dhe i Ilir Metes, por dhe mban lidhje “pa u dukur” me Sali Berishen nepermjet “Kollones se Peste” brenda PDIU, na e ke bere dhe figuren numer 2, Mesila Doda-Demi. Ky je Ti Shpetim Idrizi, qe per kariere e pasurim personal ben lojen e treshes me anti-Came te Historise post-Komuniste, lojen e Grekeve Nano+Meta+Berisha.

    Shenim: Te Lutem z.Mero Baze, mos me censuro, se jam nje Cam i Tirones qe jetoj familjerisht prej 1991 ne Perendim, por kam dhe nje lidhje te larget me kete fare Kryetari te PDIU, te komanduar nga Nano+Meta+Berisha per te percare pikerishte Komunitetin Cam ne Shqiperi per llogari te Greqise. Quhem Dionis Myzafer Idrizi, qe me vjen turp qe kam te njejtin mbiemer dhe nje lidhje (megjithse shume te larget) nga Margellici si fis.

  5. DONI says:

    GREKET ,SERBET ,MAQEDONET I KANE NDERRUAR MOTI TOPONIMET ME PREJARDHJE SHQIPTARE,BILE MAQEDONIA ME LIGJE NJEHERE UA NDALOJ SHQIPTAREVE NE MAQEDONI TE PEMENDIN VARIANTIN SHQIP,DENOHESHIN…SHQIPERISE DHE KOSOVES ME MIRE I TINGELLOJNE TOPIONIMET SLLAVE DHE NUK DDUAN ASESI TI NDERROJNE.BILE MEKEDONCAT E LIQENASIT KERKUN QE KY VENDBANIM TE QUHET PUSTEC SLLAVISHT DHE TE NDALOHET LIQENAS DHE TASH KEMI PUSTEC EDHE PER SHQIPOT…POPULLREZIL,PO PYESIN KETA PER QAMERINE O ZOT….

    1. Flm says:

      O Koqe, e nise me Greqin dhe merr shembuj nga Sllavet e FYROM.
      Te bej disa pyetje me se logjike ….
      1- toponimi Greqisht “Margarit” e dime te gjithe c’far kuptimi ka si ne Greqisht edhe ne Shqip, po toponimi “Margellic” c’fare pithin e Hanemes do te thote ???
      2- me qene se pretendoni qe Greku i ka nderuar toponimet nga Shqip ne Greqisht, do te doja te pyesja …. cili toponim eshte me i vjeter Thesproti apo Cameri ????
      3- toponimet Filat, Paramithia, Igumenica, Ioanena, Parga …. c’fare jane Shqipetare apo Greke ???
      #####
      Deri dje o Idriz thoshje qe pleqt i kthen Greku ne Kakavi, sepse jan Cam te lindur ne Greqi, kurse tani e pranove edhe vete qe Greku i kthen pase se Camet duhet te respektojne Toponimet Orgjinale te vendit te vizites.
      ####
      Prandaj o majmuna dhe fallcifikator, e keni te humbur lojen …. ka kohe qe ju ka dal boja dhe ju kane mesuar Shqiptaret, prandaj vazhdoni te shpifni, se vetem kjo ju ka ngel.

      1. Andrea says:

        Po mire o , po fjala Preveze cfare kuptimi ka ne Greqishte. Öse ja bejme keshtu petse nuk e quajme prape Iliri dhe greqi pasi fjala Iliri eshte me e Vjeter. Ju lumte me genjeshtra dhe genocide bet shtet ne kurriz te Shqiptareve .

  6. Pedro i ri says:

    Patriotizmi jo detyrimisht ka nevoje per poste ne qeveri.
    Eshte ceshtje populli jo postesh

  7. Lili says:

    Te pelqej te behesh sherbetor,pra tash nuk i vune askkujt as Rames as Cameve,as lulit..

  8. Baxhanaku i Saliut nga Varri says:

    Hajdut i rendomte

  9. eshte bere e pa durueshme says:

    O Idriz, kerkoja Sali Berishes se me ate ka punuar me shume çameria qe nga fillimi. Rama do beje mire qe tani te mos merret me te se ate pune e zgjidh Saliu, Fazlliçi dhe Dashi Havase. Ju jeni bere si zgjebe ne kurriz te shqiptareve.

  10. Xhixhi says:

    Margellisht eshte sllavo-bullgar
    Margeritje eshte gerk.
    M..t njeri e kak tjetri

  11. Liri says:

    Si Cam qe kam , kam 1 sygjerim per Camet ne vecanti. Perderisa erdhet masivisht ne Shqiperi dhe nuk shkuat ne vende te tjera ,shteti Shqiptare ju ka ne Dore juridikisht. Lerini nacjonalizmat , Shqiptareve te Shqiperise nuk i hann palla pet nacjonalizma. Edi Rama do bej si i thone bosat e Botes. Asaj Bote qe e ndau Shqiptaret. Me force harrojeniiii, SE vetem do te Bini viktima perseri. Te kishim qene finok e kishim bere sikur Shqptaret e Sanxhakut dhe nuk ishit vrare e prere. Tani merrni ato prona dhe larg lojrave dhe mashtrimeve te politikaneve, llafazaneve dhe atyre najonalizmave apo patriotizma. E Pate qe ju kane Lene gjithmone ne balte te gjithe. Te kalojme mire me gjitonet kudo qe te jeni dhe Vath ne vesh per veten tuaj dhe vetem per familjet tuaja. Ky eshte mendimi im, gjithesekush ben si di vete.

  12. Pellazgos says:

    Kur flet edhe Hamzai i quajture Idriz i Allahut per Topo- onoma.
    Mire toponimet qe jane te ngjashem si Margellici qe e ka rrenjen nga Margariti,Kostandino polis,Agios Saranda,Niqea ne Nice qytet greke ne France,Massalia ne Marseje edhe ky qytet Greke i ndertuar nga Pytheas,por Zeusi qe u be Jupiter apo Athina ne Minerva si mund ta spjegare shpjegosh zoti turkoallvano Idriz?
    Po te doje ty dhe te interesoheshe per Camerine ne Epir nuk shkoje tek Erdogani.

  13. Pensionisti says:

    Fjalët e Idrizit:
    “…babai im që ka lindur në Margëllisht të Greqisë dhe ka ardhur 2 vjeç në Shqipëri, sot Greqia e ka bërë Margeritje atë vendin.
    … tani babai im ta ndërroi vendlindjen nga Margëllisht në Margaritje.
    … tani babai im nuk merr dot pashaportën sepse babai im në të gjitha dokumentet e ka Margëllitje vendlindjen dhe jo Margaritje. Pra kjo jo vetëm është absurde, por edhe I pa zbatueshëm në praktikë”, theksoi Idrizi.
    Pra kemi një fshat me këto emra Margëllisht – Margëllitje (sipas Idrizit), dhe po për këtë fshat kam edhe unë dy emra: Margëlliç dhe Margëllëç. Jam shumë kurjoz të di emërtimin e vërtetë të këtij fshati!
    Edhe emërtimi grek na del (sipas Idrizit) me dy varjante: Margeritje dhe Margaritje.
    Një vërejtje për gazetarin: “Pra kjo jo vetëm është absurde, por edhe i pa zbatueshëm në praktikë”. Përemri ”kjo”, jo vetwm qw nuk kuptohet se vendin e cilit emwr ze, por nuk mund të jetë edhe i gjinisë femërore, edhe i gjinisë mashkullore – kjo është absurde dhe i pa zbatueshëm?!- nuk është letrare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje