Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli për bustin e Pjetër Arbnorit, rikthimin e mundshëm të Genc Rulit në PD, si dhe aksionet e opozitës.
Lidhur me një përfshirje të vetë Mustafajt në strukturat drejtuese të PD, ish-minstri tha se nuk do ta tentojë një gjë të tillë, por do të japë kontributin e tij për partinë.
Po ashtu, Mustafaj, kritik i hapur i Bashës, tregoi edhe për marrëdhëniet e tij me kryetarin e opozitës, me të cilin tha se kishte pirë vazhdimisht kafe.
“Unë për veten time kam pirë vazhdimisht kafe me z.Basha, pavarësisht se kam qenë shumë kritik me të, edhe gjatë kohës post-zgjedhore, kur u bë fushata për kryetarin e ri.
Unë kam pirë shumë herë kafe me të, nuk i kam refuzuar asnjë ftesë, qoftë në zyrë apo dhe në kafenetë e Tiranës.
Nuk tentoj të jem pjesë e strukturave drejtuese, por kam vendin tim në dhënien e kontributit për partinë,” tha Mustafaj.
Ai shprehu mendimin se PD ka nevojë për anëtarë aktivë dhe se strukturat aktuale të partisë janë joefiçente.
“PD ka nevojë për anëtarë dhe simpatizantë aktivë, strukturat aktuale të PD janë joefiçente. Opozita duhet të fillojë të punojë në të gjitha qytetet”.
Përsa i përket aleancës me LSI-në dhe partitë e tjera opozitare, Mustafaj tha se është më shumë aleancë aktivitetesh, se sa bashkim ideologjish.
“Unë e shoh si aleancë aktivitetesh në opozitë. Jam i bindur se faktori i bashkimit të të gjithë partive opozitare është në dobi të vendit.
Por s’mund të kemi aleancë mes partive se kanë parime dhe ideologji të ndryshme, LSI është e majtë dhe nuk mund të bashkohet me Partinë Republikane përsa i përket ideve. Kanë programe komplet të kundërta,” tha ai.
Bes preri dhe veshgjati i PD-se
Pfffffff per kush mendon se ky sjell gje, ka nevoje per ndonje pare? Eshte shume i interesuae per lek.
PO kane programe te kunderta, nuk duhet te egzistoje njera se nuk i perket te ardhmes te shqiptareve. Une nuk e di se cila, Besniku e di persa e thote. Duhet te zhduket njera parti sepse patjeter qe ka interesa te kunderta edhe me Shqiperine
rob me kurve dhe me pervers se ky ish-gazetari i zerit te popullit nuk ka.Njeri me moral teper te ulet dhe shume beseprere.
Te kam dhi mu ne pd.
Kush po’ PJERDH e voton per besnik Mustafà e e Josefina pulitikania ne krah te rucit e majkos.
Nuk votoj kurre per te majten , por keshtu si è ka nis pd Rama prap dhe kater vjet ne krye do jete.