Fusha nën zjarrin e Bashës si “tradhtar”, jo si oligark

20 Korrik 2018, 19:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka sulmuar biznesmenin Fusha, pronar i kompanisë që pritet të lidhë kontratën për ndërtimin e Teatrit të ri përmes një ligji special, që bazohet në frymën e partneritit publik privat. Sulmi ka shkaktuar debat, jo vetëm se është diçka e re në profilin e Lulzim Bashës, por mbi të gjitha se “Fusha sh.p.k”, është një kompani që ka qenë ngushtësisht e lidhur me Lulzim Bashën. Ajo ka qenë kompania thuajse eksluzive në çdo kontratë për pastrimin e Tiranës, në kohën që Basha ka qenë kryebashkiak, dhe po ashtu ndërtuesja e sheshit “Skënderbej” në formë “linesi”, ndërtuar nga Basha.

Natyrisht nuk mund të fajësojmë Fushën për linesin e shëmtuar që i bëri Tiranës, dhe nuk u prish për shkak se e ndërtoi ai, por se ishte një gjë e shëmtuar, që kishte ndërprerë një projekt serioz dhe modern, siç u bë.

Qëndrimi i sotëm i Lulzim Bashës, megjithatë nuk është një lajm politik, por pasurim i biografisë së tij si lider klientelist dhe gjobëvënës. Lulzim Basha nuk ka gjë me biznesmenët e mëdhenj, që janë partnerët kryesorë të qeverisë në punët publike. 90 për qind të tyre janë miqtë e tij të ngushtë dhe të PD-së, dhe ky debat është konsumuar disa herë në publik dhe nga prej vetë Edi Ramës. Përfituesit e koncesioneve të mëdha të qeverisë janë biznesmenë të djathtë, sponsor të PD-së dhe të Lulzim Bashës, dhe Basha nuk flet kundër tyre. Mirë bën që nuk flet, por ai nuk e ka heshtje parimore, por klienteliste. Hesht se i ka dhe të vetët si klientë.

Dje, një ish- deputet demokrat i kërkonte llogari Bashës e Berishës, pse nuk flasin për PPP-në e rrugës Thumanë- Vorë, që duket shumë e shtrenjtë. Më parë e njëjta histori ka qenë me koncesionin e “Rrugës së Kombit”, dhe me shumë biznesmenë të mëdhenj, që janë partnerët kryesorë të qeverisë dhe miqtë më të rëndësishëm të Bashës.

Pra, Lulzim Basha nuk është duke nisur një aksion politik kundër biznesmenëve të mëdhenj që janë partnerë të qeverisë. Sikur ta niste, do ishte lajm i rëndësishëm. Por Lulzim Basha e ka sulmuar Fushën si tradhtar të tij, si një biznesmen që me sa duket është mërzitur me Bashën dhe i ka mbyllur telefonin.

Ai është sot viktimë e një gjobvënësi dhe jo e një parimi politik, se nëse do fliste për parime, lista e biznesmenëve të mëdhenj partnerë të qeverisë është shumë e gjatë dhe e gjitha ka kaluar përmes zyrës së Bashës, si sponsor të tij. Edhe Fusha është një ish i tillë, por me sa duket ka mbetur “ish”.

Ai është sot nën sulm, jo si njeri që ka shkelur parimet politike të opozitës, por si njeri që duket se nuk i ka mbajtur besën Bashës për punët e tij.

Ndaj gjithë ata që shpresojnë se Basha tani i ka hyrë një rruge radikale, anti-establishment, ose duan të gënjejnë veten, ose duan të gënjejnë të tjerët.

Basha, përkundrazi është duke përsosur sistemin e gjobëvënies dhe mbajtjes nën kontroll të establishmentit, dhe po sulmon ata që i dalin nga rreshti. Është duke e përsour sistemin, jo duke e shkatërruar atë.

Dhe më e keqja është se nuk tremb dot askënd, as laraskat e zyrës së vet.

14 komente në “Fusha nën zjarrin e Bashës si “tradhtar”, jo si oligark”

  1. Albi_I says:

    Te tjeret (Zamirin, Ulajn, Kastratin etj) nuk i sulmonka se eshte klientelist.

    Kete e sulmon se qenka klientelist. Dmth hyp se te vrava, zbrit se te vrava.

    Me pak fjale o Mero as ti nuk di ca te thuash me. Aq e madhe eshte vjedhja aty sa dhe ti shkruan fjale qe i kundershton nje paragraf me vone.

  2. ramadoni says:

    Pse e rre mendja Lulin se do vi ne pushtet, Sala dhe Luli e ka pre bileten ne burg e kane vendin. Vetingu po ngushtohet po vje dita.

    1. R says:

      Po Po ne burgje s’ka rrufe tjeter

  3. Xha Beqo says:

    Ahahaha Lulash “pecja e pidhit” me falni linesi. Pra Bashuqi na qenka merzitur se Fusha i paska dale nga rreshti i ushtareve SHQUPas dhe jo per principe anti-establishement. Fytyra e opozites eshte bere si ai linesi qe Lul Suma realizoi ne shesh me Fushen.

  4. Zigur Qarri says:

    Per profilizimin e ri te Bashes,u be shkak nje sugjerim qe i beri Zoti Aurel Plasari para disa ditesh atij,si e vetmja
    rruge per te ndalur antiligjshmerine e Rames,dhe me te drejte.Kjo,sepse mjetet e sotme demokratike,nuk mjaftojn
    per te ndalur doren barbare te nje Kryeministri skizofren,qe mendon dhe vepron vetem nen efektin droges.Prandaj
    duhet bere nje marrveshje me te gjith forcat opozitare.Kompania Fusha ka fituar 127 tendera me vlere afro 80 milion
    Euro,pas ardhjes ne pushttet te Kryeministrit Rama,78 prej ketyre tenderave i ka fituar pa gare.E prishi Rama pallatin
    qe kishte ndertuar jo konform ligjeve vjehrri i Bashes ne Vlore,duke ja demshperblyer mbi 13 milion Euro nga Leket e
    takspagueve shqipare?Atehere,perse mos ja prishi Basha nese vjen ne Pushttet,kur eshte provuar katerciperisht,qe
    prishja e Teatrit dhe ndertimi i kullave ka te beje me nje korrupsion?Paralajmerimi eshte pozitiv,sepse parandalon
    dëmin.Çfar do te thoni ju megafonet e”rilindjes”,nese nuk shembet Teatri?Apo,nese terhiqet komandati,do te terhiqeni
    edhe ju,duke lepire ate qe keni peshtyre deri tani!Shembja apo mosshembja e Teatrit,eshte nje gure prove ,qe ve ne
    kandare raportet ndermjet qytetrimit dhe provincializmit servil te shoqerise shqiptare.Shembet Teatri,atehere kemi te
    bejm me nje maxhorance regresive,me nje maxhorance qe akcepton antivleren si te drejte.Atehere,Proletare te gjitha
    vendeve bashkohuni,ta shkatrrojm edhe ate pak kultur qe i ka mbetur popullit shqiptare,per te plotesuar tekat e neronit.

    1. a.f. says:

      E prish apo nuk e prish teatrin, kjo qeveri e ka mbushur kupen e paligjshmerise dhe krimit. Mero mund te vazhdoje lojen e kazanit mediatik te Rames, me Bashen e me Fushen, ose me subjekte te tjera, por ky vend e ka marre tatepjeten. Kjo klase politike eshte e gjitha per tu denuar me burg dhe sekuestruar placken e vjedhur. Kete mund ta beje vetem nje Guvernator i Huaj.

      1. Zigur Qarri says:

        Ne fakt,kjo qeveri e mbushi kupen sa erdhi ne pushtet,sepse mblodhi te gjith llumin e shoqerise shqiptare
        rreth vetes.Kryeministri yne eshte perdorues droge,ky fakt i ve kapakun çdo lloj diskutimi.Perkrahja e tij ne
        sy te Botes,na fajeson te gjitheve.Nese nuk arrestohet rama,”demokracia”shqiptare nuk bën as edhe nje
        hap perpara,perkundrazi.

        1. @ says:

          @Zigur
          Po perpara Rames, ti thua se uji ishte kristal?
          Vetem Rama mblodhi “llumin e shoqerise shqiptare”?

    2. Mul Noka dhe Paloka says:

      O Zigur Katunari
      ku e ke mesuar fjalen “shqipe” ‘aksepton’? Nuk ka liber shkolle ne Shqipëri që e ka kete fjalë. Por vetem katunaret si puna jote harrojne shqipen kur shkojne ne emigrim dhe mesojne nje gjuhe tjeter.
      Basha e ka bere vete profilin e tij me kohë – profili i nje njeriu pa shtylle kurrizore.
      Ndersa ty, nuk ta kemi pare surratin, por profilin ta bejme nga menyra se si shkruan. Nje koqe gomari me urrejtje per Ramen dhe PS-ne. Ramen dhe PS-ne e kundershton me argumente edhe Gjergj Bojaxhiu, por ai nuk ka urrejtje patologjike prej gomari si puna jote.
      Kur akuzonte Basha Ramen per nje vjedhje 200 miljoneshe, me fjalet idiotë “kokoshi 200 miljonesh”, nuk pati asnje kevizje nga prokuroria e Llalles ta merrte Ramen te pandehur. Prandaj kur shani just Ramen, i beni nder, dhe nuk e kuptoni, si idioter që jeni. Ne vend qe te merreni me Ramen si person, beni mire te çmontoni me fakte tere pislleqet që been qeveria e tij, pa e prekur fare figuren e tij. Perndryshe edhe tete vjet te tjera do jete kryeminister, dhe ju do vazhdoni te hani me nder m** dhe askush nuk ka per t’ju degjuar.
      Jeni mbkedhur nhe tufe trapash dhe vetëm beni thashetheme si grate e keqia.

  5. Shaba says:

    Fjala tradhetar qe ke future ne thonjza do te shkonte me mire pa thonjeza. Nje agjenture armiqsore te paren gje qe ben eshte sabotim i ekonomise. Me kercenimin qe ben Basha se do hedhi ne ere investimet e bisnesmeneve qe bashkepunojne me qeverine nuk kercenon bismesmenet se fundja fundja ata prap do i marrin parate ne arbitrazh. Ky eshte nje kercenim i hapur per investimet. Eshte kercenim per te trembur bisnesmenet”frikacake” brenda vendit dhe vecanerisht ata te huaj qe nuk e mendojne Bashen si nje klaun qe kurre nuk do hipi ne pushtet, por si opozite qe eshte e destinuar per te marre pushtetin ne te arthmen. Basha saboton klimen e investimeve ne Shqiperi dhe i ben ato me risk te math. Basha dhe Rama duhet te punojne per te permiresuar klimen e investimeve qe kapitali i huaj te vije ne Shqiperi, ndryshe vetem mafiozet do te ofrojne “bisnes” qe seshte gje tjeter vecse larje parash. Duke kercenuar bisnesin se neser do u hedhi ne ere investimet Basha u ben nje sherbim te math fqinjeve tane qe do e kene me te lehte te fitojne keto investime. Pyetja shtrohet: A ka bisnesmene budallenje ne kete bote te investojne ne ate vend qe nje parti nderton dhe tjetra prish? Ketu behet fjale per Shqiperine dhe kercenime te tilla nuk i sherbejne prosperitetit tone. Kush e udhezon Bashen te beje punen e armikut?

    1. Zigur Qarri says:

      Kerrcenim per investimet eshte korrupsioni pushttetareve.Ne qeverisjen rama,jo qe nuk ka ardhur as edhe nje investitor serioz,
      por edhe ata investitore perendimore qe ishin,ja kan mbathur,per ti hapur rruge investitoreve arabe dhe turq. Arsyet lidhen me
      trajtimin e keq fiskal dhe ligjor,me mosrespektimin e kontratave dhe paqendrushmerine e administrates publike.Rama eshte i
      i interesuar per pushttet dhe jo per Shtet,prandaj edhe i ka nxjerre jasht funksionimit te gjitha institucionet,per te vendosur ai
      per gjithshka.Rama eshte njeqind here me diktator,me antiligjor dhe me antishtet se sa Berisha.Por urrejtja per demokratet
      dhe Berishen,qe qeverisen aq gjate ne pushttet pa arritur ate qe pritej nga populli,eshte akoma gjalle tek shqiptaret,dhe kete
      fakt,Rama e ka shrytezuar ne menyren me te ndyre,per te mbuluar dhe per te perligjur çdo zullum te tij.Ne cilin vend te Botes
      ekziston nje Kryeminister si rama ,qe akuzohet si perdorues droge,por nuk e merr kurajon te beje testin,per ti treguar qytetareve
      te tij,se eshte i paster,por pranon ne heshtje akuzen?E çfar mund te presesh nga ky ?Dr Flori u zhgenjye qe ne fillim me Ramen,
      qe kur beri koalicion me Meten qe ishte ne qeverin e 21 janarit.Prandaj edhe i thote ne kengen e tij”Zemerthyer”Rames,
      “Ai qe dje tradhtoi,neser do mbjelli genjeshtren”.Dhe ashtu ndodhi.

  6. vaso says:

    SHaba,Shaba,Shabanooooooooo,ku jeton?

  7. Olsi says:

    Mero, shko merr nje vare dhe ndihmo zjarrefikesit, ate e ben mire ti

  8. Hipi says:

    O ZIGUR QARRI – SKYPIONSI !
    NA HËNKSH MUTIN, ME ATO ANALIZAT E TUA.
    S’JE NDJERË CA KOHË.MIRË PO TË ECËN BIZNESI?
    DHE NJA 10vjet, NË OPOZITË ZOTROTE.
    TA KEMI LËNË ZOTIN, TË TË JAPË HAKUN !??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje