PD si agjenci imobilare

16 Korrik 2018, 20:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

I gjithë investimi i PD-së për të bërë betejë kundër ndërtimit të Teatrit të ri, tani ka kaluar tek investigimi i pronarëve privatë që i kanë ofruar truallin investitorit. Nëse ndiqje seancën dëgjimore të drejtorit të Hipotekës në Komisionin e drejtuar nga Albana Vokshi, e vetmja gjë që kuptoje si shqetësim të PD-së, ishte të mësonte publikisht kush janë pronarët privatë që rrethojnë truallin e Teatrit dhe me sa për qind ja kanë dhënë ata kontratën investitorit. Edhe pse ky është informacion që prek të dhënat personale, nevoja për t’i shantazhuar ata publikisht, duket se dominon tek kompetencat që ka një politikane për të kërkuar të dhëna personale në rrugë publike.

Edhe pse duket pak absurde, nëse shikon se kush qëndron pas gjithë zhurmës së PD-së, e kupton se janë në pazar për dy- tri kontrata dhe përqindjet e tyre, dhe duke forcuar politikisht luftën kundër Teatrit, në fakt PD po sillet si seksere e pronave imobilare, me shpresë se disa nga klientët e saj, një prej të cilëve dhe ish- presidenti, kap ndonjë para më shumë.

Kjo qasje e re banale e PD-së ndaj asaj që e shpalli si kauzë kombëtare për Teatrin, dhe mbështetja tek fakti se kishte në anën e saj aktorët dhe ishte duke mbrojtur historinë e teatrit shqiptar, është në fakt motivi fillestar i saj, por që u tentua të maskohej.

Tani që argumentat e tjera i kanë rënë, tani që aktorët duan një Teatër të ri, PD shpreson tek një mos dekretim të ligjit nga presidenti Meta, dhe shtyrje në kohë të këtij debati, për të rritur ndonjë përqindje.

Formalisht, presidenti nuk e ndalon dot ligjin, por është normale që ai të shprehet për të, pro ose kundër, dhe ky është i vetmi oksigjen që i ka mbetur PD-së.

Nga ana tjetër, vetë presidenti është mes dy zjarresh, mes precedentëve të tjerë që ekzistojnë për ligje të ngjashme, mbështetur dhe sponsorizuar prej tij, dhe këtij ligji.

Fjala vjen, një vit e pak më parë, Ilir Meta ka mbështetur fort dhe ka miratuar në seancën e fundit si ish- kryeparlamentar, një ligj të ngjashëm, për një ofertë të pakërkuar për një ndërtesë në Bulevardin e ri të Tiranës, me kërkuesin shqiptar të së cilës ai ka lidhje të forta.

Ligji kaloi pa debat, i mbështetur nga Meta, i pranuar nga Veliaj dhe i dekretuar nga Bujar Nishani.

Pra, nuk është se Nishani apo Meta, nuk kanë përvojë në ligje të ngjashme. Problemi është se PD e shikon këtë histori si agjente imobilare dhe kërkon të rrisë pazaret për disa individë klientë të saj, ndërsa Meta është nën presionin politik të opozitës për ta mbajtur të bashkuar përmes një përgjigje negative. Dhe ka gjithë mundësitë t’ua bëjë këtë nder.

E gjithë kjo mund të prodhojë kosto të reja financiare, por asgjë më shumë, pasi nuk është aksion politik, por presion pazarxhinjsh. Dhe portreti i zonjës Vokshi ta forcon idenë  si agjente imobliare, nga mënyra se si e mbron çështjen. Nuk duket njeri pa përvojë në këtë pikë.

11 komente në “PD si agjenci imobilare”

  1. Asqerimi says:

    PD me kete qe po ben eshte kethyer ne turp. Nuk eshte as agjensi imobilare dhe as agjensi mobilare. Eshte kethyer si ata pijanecet e rrugeve qe nuk kane cte bejne dhe gjith diten e kalojne ne klub dhe merren me llafe. Po pse a eshte ne nderin e nje opozite ne bote qe patjeter duhet te kete me cte merret dhe kur nuk ka me cte merret, merret me nderitimin e nje pallati, hoteli apo theatri. Problemet e opozites duhet te jene ato madhore qe i perkasin te arthmes se Shqiptareve. Ndertohet apo jo theatri, pak na intereson ne njerzve qe vujame per buken e gojes.

  2. Zigur Qarri says:

    Ky informacion prek te dhenat personale?!Ne cilen Bote jeton ti more Zoteri?Kryetarja e komisionit parlamentar
    per Informimin Publik,nuk paska te drejte te preke te dhenat personale,kur behet fjale per nje korrupsion?Ky nuk
    eshte shantazh,por rruga me efikase per kontrollin e Shtetit,ne investigimin e korrupsionit Rama Veliaj,pavaresisht
    se si e interpretojn megafonet e “rilindjes”.Fakti qe Drejtori(Rama) Hipotekes refuzon kerkesen e Kryetares se Komisionit,
    tregon qarte se sa i madh eshte korrupsioni i qeverise rama,qe po i shterngohet laku pak e nga pak.Me ne fund opozita
    ka filluar te behet pak e zgjuar,te rremoje aty ku duhet,aty ku korrupsioni eshte i dokumentuar.Fundi bandes se”rilindjes”
    eshte i pashmangshem,mashtrimeve dhe premtimeve i ka dale boja.Sa te shembet nje mur,do pasojn te tjeret,per te pare
    permasat e korrupsionit te qeverise.Çfar zhgenjimi,kur ata qe besuan vertet ne rilindje,te shohin idhullin e tyre(si drogaxhi i
    akuzuar prej kohesh) me pranga ne duar i akuzuar per pervetesim(vjedhje)te prones publike.Le te shpresojm,qe me denimin
    e Rames,Metes dhe Berishes,perfundon edhe epoka e”idhujve”,per te cilet militantet bejn be e rrufe.

    1. Arturi says:

      O Zigur te fala Lulash-Babales, meqenese nuk e ke futur tek lista e te korruptuarve per t’u denuar (bashke me Ramen, Meten dhe Berishen).
      Te ka premtuar Lulash-Babalja ndonje llokme? Do te besh ndonje video-porosi alla Babale? Apo te ka premtuar ndonje Toyota Yaris? Kujdes bjeri nga Bari, jo nga Ancona – thote Babalja yt.
      Ruaje fort Lulash-Babalen se jo Nishanlliu, pas tokes se teatrit, do ia marre dhe PeDe-n.

      1. Zigur Qarri says:

        Ne liste mund te ishte edhe Arben Ahmetaj,por eshte Minister.Korrupsioni
        eshte Kryeministror,prandaj po fus ne liste edhe Nanon.Je dakord tani?
        http://www.gazetatema.net/2018/07/17/qeveria-propozon-lehtesim-tjeter-fiskal-per-bixhozin/
        “Qeveria propozon tjetër lehtësim fiskal për bixhozin – Gazeta Tema”!!!

  3. Problemi ishte i qarte qe ne fillim se keta nuk e kane hallin qe te ruajne traditen apo trashegimin kolturore historike ,sepse keta rrenuan gjithe Shqiperine.
    Madje keta nuk ruajten as valixhen e drurit dhe brekushet prej shajaku te saliut kur zbriti nga shpella ne Tirane.
    Keta (e kam thene qe kur filloi debati)e kane hallin se po fitojne njerzit e ps miliona dhe keta po ngelen pa gje.
    Po ta merte nje firme qe paguan per pd keta do te heshtnin.

  4. Dan Pyka says:

    Z. Mero ti je gjeolog dhe une jame gjeolog dhe qe kame punuar 20 vjete ne ato Vb nafte qe hypsi i Vokshit u be pronar ne qeverine e sali berishes. Keshtu qe vokshi ka shume eksperience ne kete drejtim. Ato Vb duke filluar nga Ballshi, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Delvina qe i mori tartari i vokshit dhe u be pronar jane djersa dhe gjaku jone, i punetoreve dhe inxh. te naftes qe sakrifikuan rende sepse ashtu e donte dhe e zhvillonte partia punen ne nafte, te veshur dhe te ushqyer si mos me keq, kemi braktisur familjet dhe kemi jetuar ne ato kapanonet qe vetem ne dhe ti e di mire se cfare kushte mizerable kishte atje, nje pjese u sakrifikuan ne fontanen e Cakranit dhe ne te tjeret morem simptoma qe na shoqerojne gjithe jeten dhe qeveria me ligjin qe ka bere nuk na takon te marrim as statusin e naftetarit sepse duhen 30 vjete pune dhe nga keto 20 ne nafte qe ne nje pjese e mire i kemi 20 ne nafte por me vone sali berisha na hoqi nga puna dhe u detyruam te braktisim ato Vb. dhe te punojme neper bote. Pra nuk e plotesojme kushtin 30 vjete pune ne shqiperi pamvaresishte se plotesojme kushtin 20 vjete ne nafte. Kjo ka bere qe nje pjese e mire e brezit ton te diplomuar rreth viteve 80 te humbasin statusin e naftetarit sepse pasi punuan 20 vjete ne nafte emigruan jashte dhe keshtu nuk plotesojne kushtin absurd te qeveris qe kerkon 30 vjete pune ne shqiperi. Nje ligj absurd dhe i bere me qellim per te perjashtuar nga statusi nje pjese te mire te naftetareve nga statusi. Kjo sepse nga brezi i vjeter kane mbetur shume pak se pjesa tjeter ka shkuar ne boten tjeter dhe nga brezi jone qe ka rreth 20 vjete ne nafte, shumica ka migruar dhe nuk ploteson kushtin e dyte absurd te qeveris per lidjin qe kerkon 30 vjete pune gjithesej.
    Pra vokshi ka shume eksperience ne fushen e naftes. Pasi tartarit ju siguruan Vb nga e motra e vokshit qe punonte ne ministri u lidh me ate grekun dhe krijuan nje kompani menjeher dhe i moren keto vb. dhe greku u be president dhe e transferoj kompanin ne Canada dhe i vuri emrin “stream oil and gas”. kjo kompani ashtu si cdo kompani tjeter ishte operatore dhe jo pronare ne keto vb, ajo duhet te investonte sipas kontrates dhe te paguante taxat ne shtete. Ajo i shfrytezoj keto vb barbarisht, nuk pagoi asnje taks ne shtet, nuk beri asnje investim ne to dhe ne fund pas disa vitesh shfrytezimi barbar dhe kur prodhimi u ule dhe nuk kishin me interese i shiten keto vb sikur te ishin keta pronar, tek transatllantiku (kompani serioze dhe me eksperience) per 42 milion dollar dhe ky i fundit kur u njoh mire me situaten ja shiti menjeher nje kompanie tjeter fantazem dhe mori leket e tij. Pra sa here shikoj kete vokshin ne parlament me kujtohet kjo vjedhja e pasurive te ketyre vb. dhe kjo ishte nje hajdute e tyre. Sa here qe shoh ate me kujtohen dhe vuajtjet e mija 20 vjecare qe kame punuar ne ato vb ku kame projektuar puse qe kontribuan ne parat qe ka vjedhur tartari bashke me vokshin dhe te tjere te implikuar ne kete loje. Keshtu si ndjehem une sot ma merr mendja qe edhe shume naftetar te tjere ndjehen keq kur shikojme se se u vodhe ajo pasuri dhe si renkojn ato vb per zot qe nuk besoj se do te kene ne ndonje dite. Mer besoj se nje pjese te kesaj historie mund ta dish dhe ti. PRA VOKSHI KA SHUME EKSPERIENCE.

  5. Albi_I says:

    Deri tani qendrimi i Meros mbi ceshtjen e Teatrit ishte as mish as peshk. Nuk merrej fare me problemin, po nje ceshtje periferike sic ishte perfshirja apo jo direkte e PD-se ne kete pune.

    Te pakten tani qendrimi eshte i qarte. Te flasesh per ceshtjen e truallit, arsyeja pse po behet gjithe lufta atje, te benka “agjensi imobiliare”. Bukur, pra Mero mbron vjedhjen me justifikimin banal se ne te ardhmen dashkan ta vjedhin dhe te tjere.

  6. Rezi says:

    E banalizove fare muhabetin edhe ti o Mero…aty problemi eshte qe ne nje qender te tille, nuk duhen bere me kulla. Lali Eri na çau trapin me bulevardin e ri qe beri..pse nuk i drejton andej investimet e reja dhe kullat, po na i le peshqesh ne qender te Tiranes?

  7. Dan Pyka says:

    Pse na lejoni ti dergojme komentet nga dy here, pse nuk i botoni

  8. @autori says:

    Ku jane komentet e derguara para ores 11.49 am (Dan Pyka)??????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje