Taksidarët e fshehtë të turistëve në Shqipëri

15 Korrik 2018, 19:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndërsa turisti i huaj hyn në Shqipëri, në portin e Durrësit, pasi kalon policin, doganierin dhe kontrollin, ka punë dhe me disa qytetarë të tjerë. Fillimisht një fëmijë që lyp dhe nuk të ndahet sa t’i japësh diçka. Pastaj dikush që kërkon ti ndihmosh një fondacion, më tej një lypës tjetër dhe ti duhet t’i japësh shumë gaz makinës, të shpwtosh nga ideja se vërtet nuk paguan taksë kur hyn si turist, por një tufë njerëzish të tjerë janë dukë të pritur si gjah për biznesin e tyre.

Pastaj, ti ke ikur, ke shpëtuar prej tyre dhe i je afruar hotelit ku do pushosh. Rrugës për tek ai, disa njerëz gati mund t’i shtypësh me veturë ngaqë të hipin tek dera e saj me çelësa në dorë. Ti u thua se ke hotel, por ata këmbwngulin se shtëpia e tyre është më mirë. U ikën dhe atyre.

Gjithçka është në rregull  bë hotel, recepsioni, akomodimi dhe ti vendos të dalësh në plazhin e hotelit.

Pasi ke paguar dhe biletën e shezlongut ku pushon, dhe do të dremitësh pak, dikush vjen të zgjon dhe të ofron misra të pjekur. I thua se nuk do, por ai këmbwngul se janë të njomë dhe ti ndoshta do ta heqësh qafe dhe ja blen.

Sa të shikojnë si blerës të mundshëm, të afrohet dikush me pjeshkë dhe qershi. Ti mund t’i refuzosh, por ai të shikon gjithë mëshirë dhe ti duhet t’ia blesh dhe atij. Ndërkohë nuk ke ku t’i vendosësh dhe të duhet një qese. Ngre kokën të shikosh dikw dhe të afrohet dikush që të shet dhallë dhe e ka nga termusi. Ti këmbwngul se nuk do dhe ai ikën duke shfryrë.

Tjetri ka pikasur që ti do qese dhe vjen ti shet, se siç thotë ai, dhe tek QTU me lekw janë.

I blen disa qese të fusësh ato që ke blerë dhe ke vendosur të pushosh më në fund.

Ndërsa tenton të hapësh librat, mendon se ato që ke blerë mund  të prishen dhe fillon t’i hash. Pastaj do çohesh të kërkosh diku një vend për të hedhur plehra dhe ndeshesh prapw me bandën e shitësve që të imponohen sikur të jenë tatimorët e fshehtë të bregdetit.

Ndërsa ulesh të qetësohesh përfundimisht, vjen dikush e të zgjon duke të pyetur mos është fëmija jot ai që po rrezikon atje tej. Në fakt, ti s’ke fare fëmijë me vete. Por ke dëgjuar që po mbyten njerëz në plazhe dhe të prishet gjaku duke parë nga ai që tregon roja….

Përshkrimi nuk është i imi. Është një rrëfim i një kolegu gazetar që ka ardhur nga Zvicra të pushojw një javë në Shqipëri. Ndërsa unë i flas për plazhet e lira e sjelljet e mira në dogana, që kanë ndryshuar, ai mi pranon me bezdi, i paduruar për të më treguar bezdinë e tmerrshme të njerëzve që kërkojnë të të imponojnë axhendën e tyre tregtare.

Është një shenjë që tregon se ndërsa shteti tenton të vendosw disa rregulla sigurie dhe lehtësirash, ka lënë turistët në dorë të një shoqërie thuajse grabitqare, e cila ka axhendën e saj, pamvarësisht arsyeve përse një turist vjen në Shqipëri.

Kjo lloj sjellje që i jep vendit imazhin e një qyteti të varfër indian, me romë nëpër këmbw që të lypin dhe njerëz që të imponohen në rehatinw tënde. Kjo është diçka me të cilën ne jemi familjarizuar dhe nuk na bën shumë përshtypje. Por dikush që ka ardhur të pushojw këtu natyrisht nuk na e ka borxh. Është një imponim brutal që tejkalon joshjen që ke prej çmimit të ulët të hotelit apo ushqimit. Mbi të gjitha, është një shenjë që na tregon se jemi familjarizuar me një shoqëri që të shikon si gjah, më shumë se sa si turist.

26 komente në “Taksidarët e fshehtë të turistëve në Shqipëri”

  1. degelisi says:

    I dashur Mero
    Besoj se je i bredhur, dhe duhet ta dishe qe keto gjera ndodhin kudo ne bote pervec vendeve te zhvilluara

  2. Andrea says:

    Keto tregoja atij te gjatit. Ne i dime. Ay i gjati qe na ka rendit te dyteve pas Zvicres tregoja gjendjen. Se na eshte bere si Salehu njehere vaktit.

    1. Lili says:

      Pse or idiot kryeministri do merret edhe me keto…ka bashki, ka polici,

  3. Andrea says:

    Keto ka varferia .

  4. Kaonia says:

    E drejte ne kete pjese.Po gjithkund keshtu eshte,te pakten ketu te ne nuk te kerkojne cigare .

  5. Durimi says:

    Do rregullohen javash-javash! Bëni durim !?

  6. mond says:

    nuk i ka varferia jo, keto i ka kultura dhe njerzilleku, menyra se si te jetojme sa me mire pa u lodhur, por duke perfituar, se keshtu jane dhe shembujt dhe cfare shohim nga parallinjte, etj etj, kur njerezit ta kuptojne se vetem nga mundi dhe djersa del buka dhe paraja …. do kalojne jo 27 por 270 vjet si i ka kaluar cdo vend i zhvilluar, njerezit jane njelloj kudo , si te gjejne … do bejne.

  7. Mero shko nje here ne plazhet e Italis dhe e njejta gjendje ku marokenet dhe gjthfar rracash qe bredhin me peshqira e fruta …..
    Ketu qe eshte varferia kudo,eshte me e theksuar,por ne vazhdojme te shajme socializmin me ato fotot qe na i kujtoni dhe harroni te shihni mjerimin e nje populli qe ngre 2 gishtat e saliut lart dhe germojn tek kazanat, e lypsat qe jane kydo apo te pastrehet qe po flene si ata homlesat e amerikes neper rruge

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Sic e kam thene dhe me pare Mero, turizmi nuk duhet te jete prioriteti I qeverrise per popullin e tij. Turizmi eshte leke dembelizmi.. Kalb shoqerine dhe e ben dembele. E njejta histori si ne Xhamajka. Turizmi madje te varferon duke terhequr vemendjen e qeverrise nga prioritetet si: bujqesia, peshkimi, blegtoria, arsimi, minierat dhe nafta, shendetesia.. Keto duhet te jene shtyllat e nje EKONOMIE TE SHENDETSHME. Pa pasur nje ekonomi te ballancuar, sektoret qe lartpermenda fillojn dhe degradohen. Ministria e Turizmit duhet te fuqizohet vete dhe s’ka nevoje te financohet nga qeverria. Kemi mjaft turista qe vijne qe buxheti I shtetit nuk duhet te hedhi para tek dicka qe eshte fitimprurese. Duhet te edukohemi dhe te hiqemi si shoqeri sikur nuk kemi turizem. Turizmi eshte luks per ekonomi te zhvilluara dhe ne duhet te zhvillojm ekonomine nga perbrenda. Ja shembulli I Xhamajkes. Eshte investuar totalisht ne turizem. Ka shtruar vetem rruge nacionale dhe te gjitha kthesat per ne fshatra ose qytete jane gerrmadhe. Nga nje ane te bregdetit shef hotelet gjigande luksoze te rrethuara me mure e hekura dhe nga ana tjeter nje vend I botes se dyte. Eshte e qarte qe keto hotele-firma marrin 95% te fitimit dhe japin minimumin ne taksa per Xhamajken. Kane genjyer qeverrine Xhamajkjane sikur turistat do blejne dhe do perfitojne nga blerjet e qytetareve te thjeshte qe shesin gjera, por turistat jane te izoluar nga vete kompanite me evente qe zhvillojne vet. Xhamajkjanet jane te zhgenjyer nga menyra se si qeverrite u investuan ne te shkuaren aq shume ne turizem, sa tani shohin nje produkt fals dhe te deshtuar. Ne duhet te luftojme varferine Mero dhe varferia nuk sulmohet me turizem. Vendi mund te duket sikur zhvillohet por ne anen e erret ajo varferohet. Nuk mund ti leme familjet rome duke lypur ose shitur misra e fara anash rrugeve. DUHET TE SHKOJNE NE SHKOLLE ME DETYRIM. Fshataret nuk duhet te dalin rrugeve me bostana e domate anash rrugeve te shesin mallin e tyre. DUHET BLERE ME KONTRATA NGA QEVERRIA. PO U GARANTUA BLERJA, KA PRODHIM.. STANDARTET DUHET TE JENE ATY PO ASHTU.. Por po I trajtove fshataret dhe blegtoret me blerje, ata do fillojne te ndergjegjesohen sepse do ta kuptojne relacjonin e blerje-kerkeses.. Qeverria duhet te veri ne vije linjen e te berit biznes.. Kush ben c’fare.. Eshte nje hap shume I veshtire por duhet bere. Eshte si Reforme e thelle por duket asnje s’do ta preki me dore.. DEGJON O QESHARAKU I PARTISE DEMOKRATIKE.. KESHTU SHTROHET OPOZITA JO ME DROGE E KRIM.. Droga e krimi ne nje shtet aty ka qene dhe do jete..

  9. Damiani says:

    Mero po ja shpjegonte atij qe plazhet jane te lira dhe sjelljet ne dogana te mira, qe qeveria ka bere zhvillim te madh…….po ai hic ai…..ku merr vesh ai zviceriani. Mero po, e qan me perralla

  10. Albi_I says:

    Fajin e kane te varferit qe jane te varfer. Zonja dhe zoterinj, mentaliteti i analistit te kryeministrit dhe vete kryeministrit qe prezantohen si te “majte”.

    Ti japim Zamirit edhe nje rrip toke ku te bej aeroport privat per vilat e tij, e te shpetojme fare nga keta varfanjaket.

  11. xhemal says:

    mero ,gazetari zvicerian dhe ti ja kini futur kot fare ,kudo edhe ne perendimin e parajses si doni ta quani ju,keto jane fenomene njerezore ndodhin,kane ndodhur e do te ndodhin prape,diku me shume e diku me pak ,eshte shume komplekse dhe e pamundur te qartesohen me nje shkrim te thate e siperfaqesor qe per mua eshte propogande boshe e thjesht per ndonje leke ne shqiperi ka mangesi por me shume ka te mira e te bukura mos bini edhe ju gazetaret ne rrjetin e opinionisteve pa emer ne fb ne trimat e te mencmit anonime te tasierave

  12. Illyria-Shqiperia says:

    Aman o Mero sa del ne tr te duket vetja si kur he me shtet arixhinjsh e jevvgjish, a thua ska polici ti mbylle keta shpifsira neper biruca. A nuk Jane dhe lypjet neper rruge makinash prishje e qetesise publike??? Nuk mund te kete liri absolute. Duhet rregull!

  13. Çentrale says:

    Mero ke harruar një gjë shtetërore që i vjedh turistë e shqiptare. Unë duhet të paguaj akoma asigurazionin në Shqipëri se asigurazioni im se njeh Shqipërinë si vend të siguruar dhe nuk më siguron
    Si thua kjo është vjedhje e oligarkeve shqiptar me kullaro, që janë bërë si ata që shesin misra

  14. shqip says:

    Mos beni kritike vend e pa vend . Dakort me pjesen e pare . Ku ne porte e aeroporte bezdia eshte vertete e pa durueshme . Po per plazhet , ato gjithkund Jane te mbushura me ambulante . Problemi jemi ne . Tek shoh video amatore ne fb , policia bashkiake mundohet te largoje ambulantet abuzive nga trotuaret apo hapesira te tjera publike. E dini ç’ndodh ? Njerez qe shajne policine , sidomos qeverine. Komente nga me banalet e idiote njekohesisht . ” Ja policia e Lal plehut , policet e Dakos , qeveri e pashpirt , i heqin buken fukarait , etj “. Ne fakt keta te fundit Jane ” taksidaret ” e vertete . Keta na mbajne peng me prepotencen e provincializmin e tyre . Vini re o njerez . Nese policia merr nje aksion qe permirson qasjen e kulturuar te qendrave te banuara , gjithmone do gjesh keta tipat qe nxine çdo realitet . Keta e duan Shqiperine kaos , si ne kohen e Sali shpelles . Po nese ne rastin e dyte , shitesi ” i fiqve ” rropatet neper reren e nxehte per te marre Pak shperblim , duhet pranuar se puna qe ben eshte shume me e dobishme se sa te shkoje te vjedhe . Ne fund te fundit Po deshe blije , Po deshe thuaj nje jo dhe aq . Problemi Jane ata qe te presin te dera tragetit . Ata gjobaxhinjte qe Jane te lidhur me police e me axhensi te ndryshme . Ata qe te fusin ne ca kanale qe as duhet te jene .

  15. Kapedani says:

    Mero ,ne çdo vend ndodhin keto ,sapo u ktheva nga Majorka ,te hane te gjalle shitesit ambulante , çdo 10 minuta e ke nga nje bythezi para çadres qe do te te shesi ndonje gjë.Ne Shqiperi ky fenomen eshte si ne çdo vend tjeter .Shkrim koti per nje fenomen te njohur kudo.Ai lapsaxhiu zvicerian (medemek) dhe ti e keni ekzagjeruar.Aty thjesht kalojne ne mes te çadrave askush ste ngulet para shezlongut qe te te shesi me zor.

  16. Zigur Qarri says:

    Dhe numri i tyre vjen ne rritje,megjithese emigrimi keto 2-3 vitet e fundit,ka qene me i madhi
    mbas ikjes masive ne 1991.Vetem ne Qershor kan falimentuar 1300 biznese.Premtimi qeverise
    Rama per hapjen e afro 600 mije vendeve pune,ka qene vetem nje mashtrim,per te marre dhe
    per te mbajtur pushttetin.Keshilli Rajonal per Bashkepunim (RCC) raporton,se nga 600 mije vende
    te reja pune te hapura ne Europen juglindore nga 2010-2017,ne Shqiperi jan hapur 28mije vende
    pune,dhe keta shumica ne sektorin publik dhe shum pak ne bujqesi.Ndersa Maqedonia ka hapur
    gjate kesaj periudhe 103.000 vende pune,Kosova 85.000,Shqiperia ne vend te fundit.Edhe ata qe
    jan punesuar ne sektorin publik,nuk jan vende te reja pune,por zevendesim militantesh.

  17. policia me morra says:

    Mero, bravo. Ne cdo pike kufitare ka 20-30 lypesa me anen tone dhe sapo del ne Maqedoni, Mal te Zi, Greqi asnje fare. Shtet lypsash ky shteti yne!

  18. enver says:

    SOT KALOVA NE DURRES DHE PASHE NJE HYRJE TE DURRESIT ,,,,TE PADENJE PER NJE QYTET PORT TE RENDESISHEM ,,,,HABITEM PSE NUK RREGULLOHET HYRJA DHE RROTULLIMI NE DURRES,,,KU SHKOJNE LEKET QE BEN ky QYTET,,,;TURP ,,,SA ME SHPEJT INVESTIME MADHORE NE DURRES,,,,,,TA BEJME DHE DURRESIN SI VLORA ME LUNGOMARE DHE RRUGE TE BUKURA,ME PEME, ,,,,UNE PER VETE JAM NGA TIRANA,,,,POR ME DHEMB DURRESI….

  19. alphade says:

    Shteti po perpiqet qe t’i vere ne hudut arixhinjt dhe jevgjit,bile
    nderkombetaret kane dhene ndihmesen e tyre materiale,por
    kjo kategori njerezish eshte e pamundur t’i vesh ne hudute ..,
    Dhe kjo ka aresyet e veta : Nje popull nomad prej mijra vjetesh
    e ka bere tradite eksodin nga nje vend ne tjetrin,prandaj edhe
    shteti nuk mund ta ndeshkish pse nuk i vendos keta ne vend
    te caktuar. jevgjitet dhe sidomos arixhijt jane mesuar me ate jete
    dhe si te tille ata ashtu do te vazhdojne ne jete te jeteve,nomade.
    Do te duhet nje kohere shume e gjate qe kjo kategori individesh
    te stabilizohen si e gjithe shoqeria njerezore e civilizuar. Megjithate
    ka edhe raste te vecanta qe kjo pjese e shoqerise eshte integruar
    dhe shembull per kete eshte Spanja dhe ne disa shtete te tjera,si
    Cekia e Sllovakia………..!

  20. Alban Dega says:

    ANALIZE TEPER REALISTE DHE ALARMUESE
    PER QEVERINE !

    Policía e Shtetit dhe ajo bashkiake duhet te veproje me gjithe forcen e rregullit, rendit dhe ligjit kunder ketyre dukurive qe e rrenojne turizmin dhe imazhin e nje shteti !
    Turistet e huaj dhe vendas vijne per te pushuar, shplodhur dhe njohur me Shqiperine jo per tu bezdisur dhe kthyer mbrapa me te lodhur e te menduar se a do vijne me apo jo ne Shqiperi.
    Ne plazhet e vendeve shume me te varfera se Shqiperia si ne Republiken Domenikane, Kube, Haiti, Xhamajka… jo vetem resortet e hotelet me gjithcka te perfshire ne paketen e udhetimit ose jo kane rojet e veta qe nuk lejojne asnjeri te pautorizuar te shkeli Brenda tyre e aq me pak te bezdisin turistet!
    Kjo praktike duhet zbatuar nje ore e me pare ne Shqiperi. Edhe agjencite turistike dhe ato te udhetimeve duhet te kryejne detyrat e tyre !

  21. shqiptar says:

    Fol per fukarallekun qe ka mbuluar shqiperine keto kater vjet ooooo Meroooooooo.

  22. ÇAKMAKU says:

    Do isha dakort sikur ky shkrim ti detikohej problemeve reale.
    Nuk e di a ka harixhinj ne zvicer por di qe ka ne nwe york,ne gjermani ne argjentine ne spanje e kudo.
    Halli kryesor ne bregdet eshte:
    1-Tavllat e Duhanit ne cadra qe mungojne … duhani,gangrena e ndotjes se reres.
    2-Banja dhe uje(jo deti) per shpelarje
    3- Sesben vendosia e bar-eve me dru( te levizshem) ne cdo 1km pasi ndikon shume ne permiresimin e sherbinit te shpejte e te thjeshte,dhe ne ndjesine e pushuesit ( mendim pa lek)

    Persa i perket shitsve ambulant…e vetmje e keq qe shikoj eshte qe bertasin.Po te kalonin thjeshte me produktet e tyre,nuk shof asgje te keqe.

  23. ana says:

    Po pse bohet plazh ne plazhin e Durresit? Kom 30 vjet qe nuk shkoj dhe as qe kam ndermend te shkoj (vecse ndodh ndonje termet e fillohet cdo gje nga e para). Duhet te jesh gomar te kalosh pushimet e atje , ndersa te tjeter qe nuk jane gomere e dine qe ne Durres e deri ne golem e pertej nuk behet plazh dhe kane gjetur alternativa te tjera.

  24. siringa says:

    CDO GJE DO NA E PRANONIN TE HUAJT PERVEC “PLEHERAVE KUDO”..JAM I BINDUR!!

  25. Durrsaku says:

    Keto jane te verteta por jemi te varfer ndaj ndodhin keto gjera dhe nuk jane te reja por te pervitshme. Sa te jemi ne tranzicion kete pune kemi se mend nuk kemi dhe do vuajme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje