Nga Mero Baze
Një recepsionist idiot i një hoteli në Durrës, ka shkaktuar një tërmet në opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë, lidhur me atë që quhet racizëm ndaj shqiptarëve të Kosovës. Reagimi ndaj tij, edhe pse dispropocional, është i dobishëm, pasi u jep një leksion gjithë atyre që kanë gati klishetë raciste e krahinore, për të justifikuar keqfunksionimin e raporteve profesionale në punë. Është një leksion i mirë për pronarët e hoteleve dhe kulturën e shërbimeve, po ashtu, e cila nuk mund të justifikohet duke sharë klientin, por duke ndryshuar vetveten.
Dhe deri këtu ja vlen të tejkalohet paksa edhe masa e agresivitetit ndaj tij, për këtë sjellje.
Por në këtë debat nuk duhet folur si spektator, por si pushues. Në Shqipëri vijnë çdo vit qindra mijëra pushues nga Kosova, dhe ata nuk kanë ndeshur në këtë fenomen. Turistët nga Kosova janë të parët në listën e turistëve në bregdetin shqiptar dhe mbresat e tyre, nuk i përfaqëson kjo ngjarje.
Ndaj në këtë histori nuk duhet folur si për diçka që ka ndodhur në një shtet tjetër, por si diçka që ndodh përditë mes nesh. Dhe përditë mes nesh kjo ngjarje është aq e rrallë, sa shkakton tërmet kur ndodh.
Nga ana tjetër, ky djalë duket se është bërë ylli i agjencive të marketingut për pushime jashtë Shqipërisë në mediat e Kosovës dhe Shqipërisë, dhe kjo është po kaq e pandershme dhe malinje, sa fjalia idiote që ka shkruar ai adoleshent.
Në Shqipëri ka plot klishe negative për shqiptarët e Kosovës, ashtu si në Kosovë ka plot paragjykime për shqiptarët e Shqipërisë. Pushimet janë një nga mekanizmat perfekt, që i kanë shkatërruar dhe thuajse sheshuar këto paragjykime, më shumë se sa i kanë acaruar. Ky është një episod periferik i qindra shembujve të tjerë, ku njerëzit gjejnë mikëpritje dhe mirëkuptim mes tyre. Po raste negative ka plot jo me shqiptarë të Kosovës, por dhe me polakë, hungarezë, ukrainas etj.
Shqipëria është një vend i varfër, i prapambetur dhe i pa edukuar ende për të qenë një vend turistik, por është një vend që ecën dhe ndryshon shpejt. Në vende të prapambetura si Shqipëria, racizmi dhe krahinizmi janë vese njerëzish primitivë, që edhe pse nuk kanë bukë në shtëpi, tallin Francën se ka lojtarë me ngjyrë, apo prodhojnë mite urbane të krahinave kundër njëra- tjetrës. Njësoj ndodh dhe me shqiptarët e Kosovës.
Por turizmi po e ndryshon vendin. Legjenda urbane për tropojanët e egër, apo malësorët e frikshëm, është shkrirë si kripa në ujë, nëse shkon në Valbonë, Theth apo Lëpushë, pasi ti shikon se si ai malësori i “egër”, është një mikëpritës turistësh i përkushtuar dhe i përulur.
Ti mund të kesh dëgjuar për romuzet e lebërve dhe fudullëkun e tyre për t’u tallur me mysafirët, por po të shkosh në Nivicë apo Zagorie dhe të shikosh se sa të sjellshëm janë me turistët që vizitojnë malet e tyre, ndryshon mendje.
Ti mund të kesh dëgjuar që në Himarë ka plot shqiptarë pro grekë, që kanë qejf të bëjnë edhe sherre çdo gusht kur vijnë nga Greqia, por e shikon se janë gati të vënë gjithë ditën si muzikë një këngë për Adem Jasharin, po panë ndonjë “kosovar” që i afrohet restorantit.
Turizmi është mekanizmi i vetëm që kemi për të njohur dhe pranuar më mirë njëri- tjetrin, dhe pamvarësisht rasteve të mira për marketing kundër turizmit shqiptar, siç ishte ky rast i shkëlqyer, shumica e rasteve të tjera, e mbyt këtë. Shqipëria është një vend ku pushohet lirë, ku ka ende varfëri, që ka ruajtur natyrën e egër dhe interesante për turizëm, dhe ku mbi të gjitha ka më pak pengesa dhe kokëçarje për një turist të Kosovës apo Maqedonisë, se sa në çdo vend tjetër në rajon. Është një vend që përditë e më shumë po e zgjedhin dhe ata që nuk janë shqiptarë. Pra, nuk është një vend që ka vetëm turizëm patriotik, ashtu siç nuk është një vend ksenofob apo “anti-patriot”, siç identifikohet me recepsionistin e një hoteli. Është një vend që turizmi po e zbut dhe po e bën më të mirë. Ai djali i recepsionit prej dje është pa punë. Kaq mjafton për të kuptuar se kush ka fituar në këtë betejë.
Si gjithmone, je i persosur Mero. Jam 100% dakord.
Po jo mor Mero, ate gomarllikun e beri pronari i atij hoteli, cfare djaloshi thua. Ku ja mban recepsionistit te flase pa lejen e pronarit,
Pastaj verifiko, nuk eshte e vertete qe ne ate hotel eshte pushuar kush nga puna.
Mbasi “suksesi” me editorialin e djeshem, ku mbroje vjedhjen e tokes nga ana e Qeverise ne qender te Tiranes (me justifikimin e zakonshem banal qe meqe PD eshte e merakosur, mire e ben Qeveria qe e vjedh), te detyroi te mos botoje komentet, tani ju sule nje fushe tjeter ku “ekspertiza” jote eshte po aq e madhe.
Suksese ne jete po kujdes mos permendesh pronat qe grabit Zamiri dhe Carapuli andej nga Jugu ore. Me mire fol per ndonje varfanjak qe kerkon leke se je i sigurt. Cdo gje pervecse per pronat turistike permendi.
Raste ka plot,sidomos ne keto vendet qe mbahen si elite ne turizem beharor si greqia,spanja,italia.
Me qindra raste kam pare e degjuar ku turisti rrihej ne menyre barbare nga ” mikpritesit” grek,spanjoll,italian,vetem e vetem sepse ankohej se kushtet e dhomes nuk ishin siç ishte premtuar.
Nuk mjafton vetem rrahja,por turisti ngelej dhe pa bere pushimet e paguara,sepse debohej nga policia ” me akuzen e sherrxhiut”
Por koj ndollia e ” durrsaksit” me kosavarin NUK ESHTE NJE-LLOJ!!!
Duam apo nuk duam,kemi te bejme me rracizem te paster( me falni qe perdor fjalen ” te paster”).
Po Mero,po shqiptar te shqiperise.
Kemi te bejme me racizem dhe nuk pashe te shkruar asnje fjale ” Me fal.Na falni”
Nuk me ul vleren mua nje idiot po te kerkojme te falur…por ama indetitetin ma shkerrmoq.
Jemi kthyer ne popull pa kurfare indetiteti,dhe kur them indetitet,e kam fjalen per indetitetin e viteve 1990+.
Jemi te treguarit me gisht gjitheandej.Edhe kjo nuk eshte se me ul vleren mua shqiptarit sepse kuptohet qe ka te beje dhe me rracizmin,por kur shqiptari vendalli me sillet si njeri pa kurfare vlere,pa kurfare ndnjenje,pa kurfare njerzillek,pa kurfare kulture, eeee kjo me ben te ndihem i trishtuar,i poshtruar dhe pa indetitet.
Jo Mero joooo.Keto situata nuk duhet te kalojne vetem me nje heqie nga puna dhe me nje shkrim se shqiperia eshte e lire.
Duhet reagim kolektiv.
( per kosovaret qe thone se jam mysliman e pastaj shqiptar…ky koment nuk eshte shkruajtur per ata)
45 VJET KOMUNIZEM ISHTE KATASTROF PER POPULLIN SHQIPETAR ,I CILI VINTE NGA NJE PRAPAMBETJE SHEKULLORE
TE GJIGHE SHQIPETARET QE JSNE LARGUAR NGA SHQIOERIA ,KANE NDRYSHUAR 100 % NGA CDO ANE , DUHET QE KY POPULL TE DALI SA ME SHUME NE EUROPE ,QE TE PRANOJNE
GLOBALIZIMIN .
E KEQJA ME E MADHE E KETIJ POPULLI ESHTE EDUKATA ZERO . DUHET TE JENE SHUME TE SJELLSHEM ME TE GJITHE , PA DALLIM FEJE ,KRAHINE DHE NGJYRE .
O MERO,Nuk na duhen kosovaret e qelbur,ka polak, rus, ,,,gjerman,Suedez,,,sa te duash……
undefined
undefined
Si e kishte emrin ai “recepsionisti” Mero? hahahahahahahaha. Je i madh. “recepsionisti”, njeriu i padukshem, t’ja ngjeshim “recepsionistit qe te shpetoj “nderi” i Hotelit se desh i iku biznesi pronarit per lesh dhe jo vetem atij po desh na coi per lesh gjithe sezonin turistik, meqe ra llafi si e ka emrin pronari, jo per gje po se mos eshte adash me “recepsionistin” hahahahaha. Je i mire per te minimizuar demet, vetem na thuaj sa e kishe honorarin per kete sherbim?
Si e kishte emrin ai “recepsionisti” Mero? hahahahahahahaha. Je i madh. “recepsionisti”, njeriu i padukshem, t’ja ngjeshim “recepsionistit qe te shpetoj “nderi” i Hotelit se desh i iku biznesi pronarit per lesh dhe jo vetem atij po desh na coi per lesh gjithe sezonin turistik, meqe ra llafi si e ka emrin pronari, jo per gje po se mos eshte adash me “recepsionistin” hahahahaha. Je i mire per te minimizuar demet, vetem na thuaj sa e kishe honorarin per kete sherbim??
TEMA ! Me ben pershtypje ky person pa fizionomi , i quajtur “undefined” ,kerkon te shprehet ne nji menyre, qe nuk thote asgje ! ! ! ose vetem shet pordhe , duke u cfaqur teper antipatik ! ! ! Pershnetje !
Po ku e kupton ti Mero komercialisti ,ose shqip cifuti pas lekut cfare dote thote krenari etniokombetare.
Thua qe shqiptaret edhe pse nuk kane buke ne shtepi shajne kombetaren e Frances pse ka zezak.
Po normal qe shajne sepse kane nje krenari etnokombetare edhe pse pa buke.Ne qofte se ka shqiptare pa buke eshte edhe sepse vemje si puna jote u bene milionere me djersen edhegjakun e pasurite e ketyre shqiptareveqe i quan pabuksa.
Megjithese pa buke ende e kane nje krenari etnokombetare.Po ti nuk ke krenari sepse e ke humbur me kohe ose nuk e ke pasur kurre.Je nje medioker ne diplomen tende qe u pasurove ne rruge parazitesh ,opurtunizem mbaskoqevete saliut e tashi te ripjelljes me shoke.Kameleone pa personalitet edhe pa identitet etnokombetar.
Kehstu benin dikur edhe ca afendikoj e bejlere ,talleshin me kete popull.Por u erdhi shpagane 1944.Jau nxorren shpirtin nga bytha.Ky popull pervec shume te metave ka nje gje te mire.E ka memorien e forteshume e nuk harron.Njediteju edhe pjellet tuaja qe quani shqiptaret varfanjake te pabuke ,do paguani rende keto krime qe po beni kunder ketij shteti edhe ketij populli.
Turizmi ne Shqiperi,eshte lene ne meshiren e spontanitetit dhe korupsionit .
Te fortet Kane zaptuar hapsira rrugore,ranore dhe ujore ,prane hoteleve me shume “yje”!
Shezllonet Jane perhapur si oktopode,procrduren e shperndarjes e ka monopolio kryetari i bashkise dhe te afermit e tij .
Turizmi i “mushkonjave” lulezon ne nje pjese jo te vogel te bregdetit.
Qeveritaret duket qe nuk pushojne ne keto zona,ku mushkonja ta pin ate pik gjaku qe mendon se e le tendenza.
Nuk ka problemi me te rendesishem se krijimi i kushteve normale per pushuesit
Ne Spille dhjetra hotele ne mesi te kanaleve me pislleqe,ku te gjitha derdhen ne set, nuk ka asnje investimenti dhe interesim,me sa duket M.Shendetesise ka ngritur maternitetin e mushkonjave.
I perkryer Mero. Nuk duhet te ekzistojne keto kamariere e bojaxhinj ne Durres.
undefined