Eksperti për Ballkanin siguron Prishtinën: S’ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës

21 Korrik 2018, 09:33Rajoni TEMA

Eksperti i amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer duke analizuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie, i cili është pyetur rreth bisedave të mundshme në Bruksel për ndarjen e Kosovës ka deklaruar se ai duhet ta thoshte qartë se SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

 “Por Gregu qartësisht në këtë intervistë ka dashur të mbes jashtë substancës. Ai nuk e ka diskutuar ndarjen fare.

Qëllimi i tij parësor ka qenë që të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të forcave politike në proces. Ai e ka thënë pa ekuivoke se nuk ka ndryshim në politikën amerikane.

Të thuhet se ka ndryshim ashtu siç e thonë disa në Beograd, është e gabueshme”, ka thënë Serwer, raportojnë mediat. (TemA)

1 komente në “Eksperti për Ballkanin siguron Prishtinën: S’ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës”

  1. KORÇARI says:

    Hahhahahahahhaa, na gajasen, Qe tani nisen Amerikanet me ide per Shkembim territeoresh. TRAMPI eshte vellai i PUTINIT, ata mind te duken sikur zihen por jane bashke, keshtu shpjegihet dhe perpjekja e TRAMPIT per Shperberjen e NATO-s , e cila eshte enderra e Ruseve qe kur ishte BRSS,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje