Presidentja kroate teston “mëritë” mes Shqipërisë dhe Kosovës

21 Korrik 2018, 19:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidentja e Kroacisë Kolinda Kitaroviç, ka shkaktuar debat mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, pasi ka falenderuar shqiptarët që i janë gjendur pranë Kroacisë në ditë të vështira. Reagimet në të vërtetë, më shumë se sa kundër presidentes kroate, dëshmojnë diferencën reale që ekziston mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, të cilët edhe pse me fjalë kanë dëshirë të thonë jemi një komb, në terma konkrete kërkojnë secili identitetin e vet.

Deklarata e Kolindës nuk ka asnjë gabim. Ajo në fakt u falenderohet shqiptarëve, dhe jo vetëm shqiptarëve që ishin pjesë e armatës jugosllave dhe kaluan në anën e Kroacisë, por dhe shtetit shqiptar, që ishte i pari që njohu Kroacinë, dhe ishte në anën e tij në disa nga etapat e luftës kundër makinerisë ushtarake serbe.

Shqipëria ofroi aeroportin e saj ushtarak të Gjadrit në ndihmë të Bosnjës dhe Kroacisë, dhe ka mbështetur operacionin për çlirimin e Dubrovnikut në vitin 1995, duke e përshëndetur atë dhe zyrtarisht.

Kjo ishte një ndihmë shumë më e rëndësishme se sa lufta e disa ushtarakëve të Kosovës, të cilët nuk është se shkuan vullnetarë për të çliruar Kroacinë, por ishin pjesë  e ushtrisë jugosllave.

Por pavarësisht kësaj, reagimi dhe përpjekja për të demantuar presidenten Kitaroviç, sikur ka bërë një lapsus që ka thënë “shqiptarët” dhe nuk ka theksuar “kosovarët”, është një reagim i nxituar i të njëjtit grup njerëzish që vdesin të flasin për bashkim kombëtar apo për identitet të përbashkët kombëtar.

Më së paku tregon se shumë prej nesh janë hipokritë kur flasin për bashkim dhe për një identitet kombëtar dhe meskinë kur dikush duhet të shpërndajë meritat e nuk i ndan shqiptarët nga kosovarët.

Presidentja kroate nuk i ndau se e kishte për të gjithë shqiptarët. Por do të ishte akoma më e bukur, ta kishte për shqiptarët e Kosovës dhe të thoshte “shqiptarët”. Kjo do të ishte deklarata më patriotike që një presidente ballkanase do të bënte për shqiptarët dhe që çuditërisht, po sulmohet “nga patriotët shqiptarë”.

E vërteta është se kur tha “shqiptarët”, kishte parasysh Shqipërinë dhe shqiptarët në viset e tjera të ish- Jugosllavisë, por tërbimi i shumë shqiptarëve që ajo nuk theksoi se e ka për shqiptarët e Kosovës, është një nga barometrat kryesorë që provon sa sinqerisht e kanë bashkimin ata që të nxjerrin sytë, kur u thua “kosovarë”. Desh e mbytën gruan e botës pse nuk u tha “kosovarë”, por “shqiptarë”.

38 komente në “Presidentja kroate teston “mëritë” mes Shqipërisë dhe Kosovës”

  1. Peço says:

    Kjo nuk është asgjë, zoti Mero. Dale, dale!!….Supozo sikur fillon debati për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, atëhere ke për të parë dhe dëgjuar hynere, që do të bëjnë të shkulësh lesht e kokës nga habija. Ti shikosh “patriotët” ti, or të keqen, kur të sulen kundër këtij bashkimi dhe ta klasifikojnë si pushtim 100 fish më të keq se ai sërb…Sidoqoftë, ti më vafsh shëndosh Mero, se nuk ke çfarë shkul, se ma ke atë të uruar kokë si pjatë farfuri.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Na shqiptart-shqiponja si komb i vjetër
      jemi të motçëm sa ç’ashtë dhe vetë Toka
      për ardhmërinë tonë nuk duem gja tjetër
      veç nji Shqiponjë, por me pesë koka!

  2. I.Hoti says:

    Ja nje arsye perse ne shqiptaret nuk ecim me kohen qe eshte per ne (NE ANEN TONE) ,me shume se kurre! Keta injorante esadiste do deshtojne!

  3. shqiptari i ilirise says:

    Jane maloke katunare pranaj!

    1. I.Hoti says:

      Ti o injorant kartundar! Ti nuk je shqip i ilirise por minimumi nje gomar katundi( me vjen keq per gomarin qe e krahasoj me ty). Nuk ka faj katundi yt i nderuar! Truri yt i vogel i mykur nuk kuptom MAL as FUSHE ..bukurite e jetes te natyres te vendit qe quhet ATDHE te KOMBIT qe eshte mbi katundin tend ne ‘fushe’ a timin ne ‘mal’ … Europa ndan kufijte …ti nga injoranca ke ‘meriten, se ke lindur ne katundinfushak..Trushperlare!

  4. evgjitngrenesi says:

    ti mero qëllimisht bën sikur ngatërron halilmatoshët e kombit artificial,që i ke orë e minutë në fletushkën tënde janullatiste,me atdhetarët shqiptarë të kosovës! nuk besoj se është ankuar ndonjë shqiptar dardanie për thënien e kroates! ndonjë beograd buzhala edhe po! por ti kërkon të bësh temë, reagimet e mbeturinave serbe,sepse edhe ti je në të njëjtën linjë me ta. kështu që nuk të takon ty të japësh mësime atdhetarie! je nje muç më shumë,siç ka plot në të dy anët e kufirit

    1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

      I ke rene fiks. Mero niset nga komentet halilmatoshiste per te denigruar atdhetaret dhe patriotet e vertete ne kosove dhe gjithashtu edhe vete idene e bashkimit kombetar. Nje shkrim qe nen masken e atdhetarizmit denigron vete atdhetarizmin. Mjeshter i shtremberimit te lajmit, i spostimit te vemendjes, i krijimit te debateve me shume ngjyra nga jashte por bosh nga brenda…

      1. Arbeni says:

        Degjo t’i dge ai siper teje.Halil Matosh legeni nuk i ka nga koka e tij boshe prej nje primati ato ide.Jane ide e mendime te disa politikaneve kosovar qe me bashkimin ju rrezikohet pushteti.Kete ide te krijimit te kombit kosovar e ushqen edhe propaganda ne Beograd,sepse bashkimi jone kombetar eshte humbje e madhe per Serbine.Merua në kete rast ka te drejte.Populli e do bashkimin,por a e dini ju se popullin nuk e pyet askush,sepse vendosin thaçet,isanjt e llollloj malukati tjeter.

    2. Alban says:

      Shume i sakte komenti ‘evgjintngrenes’. Mero eshte fiks si serbofilet e Kosoves te llojit te B.Buzhles . Ndaj i mban ison dhe i bene eko komenteve te tyre.

  5. Aleko says:

    Ashtu te pafytyre e hipokrit, e patriot me fjale , keshtu kemi qene , e keshtu do jemi,prandaj skemi qene te zote te formojme nje shtet dinjitoz sic bene fqinjet..sepse ne gen kemi genin e individualistit…

  6. Bledi says:

    Shume te paverteta ne kete shkrimin gend Zt Mero. Shqiptaret qe kan luftu qe Kroacine e kan bo ne menyre vullnetare ket gja. Dmth, esht krejt ne rregull nga ana jote qe i merr llafet e kafeneve dhe thua qe ja, shqiptaret sbehen dot bashke?! Shtetndertimi esht pune me e madhe se sa llafet e kafeneve. Ajo gja kerkon lidership politik te nivelit te larte. Me i ngju llafet e kafeneve yi her del grek, her serb, ber patriot e her gazetar i pavler e her me vlere. Po befasohem qe ti bindjet e tua po i ndertojke mbi llafet e kafeneve dhe keshtu do t’i tregojsh botes qe ja, shqiptaret nuk dine.

  7. Vedat Shehu says:

    Kosova eshte realiet objektiv, ka qene krahine historike e bnuar nga ilirodardanet paleoshqiptaret apo albanezet (arbnit) qe sot quhen Shqiptare ne mbare trojet e Ilirise (Epiri, Thraka, Maqedonia, Mollosi, Albanojt, Dardania eme tej e qe pas luftrave pushtuese , Roma e quajtj Iliri-ku). Neketo treva penetruan tentakula popujsh mesjetar pas renies se qytetrimit te zhvilluar ne gjuhe helenike dhe latine qe nga Ishujt Britanik, Brigjeve Veriore te Evropes, krejt brigjeve te Mesdheut e me tej. Ne Kosove, meqense se ka qene dhe eshte tej-mbizotruese kombi Shqiptar, ka qene me rrenjeedege Shqiptare, ndaj ishte edhe Krahine autonome e Shqiptareve me njetentakule serbe.

  8. Gregori.uk says:

    Sakte Mero. Cudia eshte se ka reagime nga Kosova nje popull qe ka derdhur gjak qe nga lidhja e prizrenit deri me sot vetem qe bota ti njohe si shqiptare.

  9. Baton Kita, Gostivar says:

    GOMARLLEQE e IDIOTESIRA e ANTISHQIPTARIZEM e ARMIQ te POPULLIT SHQIPTAR

    Ndiqja TV7 dhe nuk doja t iu besoja as syve dhe as vesheve. Pas lajmit se presidentja e Kroacise, bukuroshja edhe politike, KITAROVIC, ndodhet ne vizite ne Tirane…pasoi nje si koment i redaktorit te TV7. Kishte rene ne siklet nga deklarata me miqesore, me e drejte, me reale, me njerezore, me shqiptare qe ka bere publikisht ndonje shtetar i kesaj lartesie.
    U nenkuptua se autorit te kesaj gomarie nuk i paskesh pelqyer papercaktimi KOSOVOR i luftetareve shqiptare ne luften clirimtare te Kroacise. U nervikosa sa nuk ben dhe nisa ta shpjegoja te afermeve te mi /qe ne ate cast nuk degjuan kete idiotizem antishqiptar. Nuk gjenim sqarim dhe ne ate cast erdhem ne perfundim se ky akt antishqiptar i TV7 ka rezultuar nga injoranca politike e autorit.
    Me e keqja, redaksia na dhunoi qe te degjojme antishqiptarizmat e nje kryetari te nje shoqate ne Zagreb, nje bicem njeriu me mbiemer KACINARI. Truri i tij na mesoi se 99 perqind e vullnetareve tane, ne mbeshtetje te Kroacise, na paskeshin qene nga KOSOVO. Mbetja 1 perqind, sipas nentekstit, duhej te ishin nga Gostivari, prej nga po ju shkruaj.
    Nuk e kam te qarte nese TV7 nuk kuptoi mesazhin kristal te qarte, granit te pamohueshem se ajo, ne cilesi KRYESHTETAREJE dhe shteti i saj Kroacia
    di dhe konfirmon se NJESIA KOMBETARE e SHQIPTAREVE eshte e PANDARE dhe e PANDASHME.
    Nuk kam nge ta zgjas, me mbetet qe t i shpreh nje MIRENJOHJE dhe FALENDERIM te madh kryetares kroate. Respekti dhe admirimi yne per bukuroshen politike KITAROVIC do jete i PERJETSHEM. ashtu si edhe per shume personalitete te tjera te shquara te popullit mik kroat.
    TV7 – it i sugjeroj qe temen e tyre KOSOVORE ta zberthejne edhe me tej – me perqindje per qytete, fshatra, lagje…por keto shenime le t i mbaje per vete e te mos na qelb neve shqiptareve, kudo qe jemi, te lire e te pushtuar e te sunduar ende.
    LAVDI DESHMOREVE SHQIPTARE te rene ne luften e clirimit te KROACISE!
    P.S. Ju siguroj se shqiptaret e Dardanise jane te indinjuar nga idiotizmat si kjo, me perjashtim te jashteqitjeve diare.

  10. fatos says:

    MERO, ,,,SHQIPERIA TE VENDOSE TAKSEN A RRUGES ME KUKES,,,,NEVE NA DUHEN PARATE ,,,,,SE KUSH ESHTE MAATANE KUFIRIT NUK NA DUHET FARE…..AKOMA NUK JANE VRARE E SHUAR TE TERE….

  11. Driton says:

    Nuk ishin do kosovare o zoteri por te gjithe shqiptaret pjesmarres ne luften e kroacis kontributi i te cilve ishtenvemdimtare ne fitoren e luftes ishin kosovare. Me perjashtim te 5 apo 6 personave qe munde te ken qen nga maqedonia. Ju te shqiperis jen mesuar me pervetsue gjdogje edhe me manipulue me historin dhe gjdogje tjete. Mos u mundo kaq poshtersisht me minimizue rolin e kosovarve ne luften e kroacis. Nuk ishte asgje e rastesishme ase relative. Kroacia ka dy heroje te luftes njeri eshte kosovare.

    1. Baton Kita, Gostivar says:

      DRITON, drite mos pafshi ju zvetaniket / e di qe nuk e kupton domethenien e atributit – zvetanike / t i themi, per krahasim / ju qelbaniket/!
      Nga shkrimi, mundohesh te shkruash ilirisht – shqip, por e ke veshtire. Nuk ta ze per te madhe, aq e ke IQ / zor se e kupton kete sigel /. Ke qejf te jesh dicka tjeter, or trukenete, ahere identifikohu me emertimin KOSOVOR, se ashtu ta do idiotizmi yt. Nuk ia vlen te debatohet me ty, se je i pagdhendur.
      Mbasi thua se te paskeshim minifunduar numrat, na thuaj se nga cili katund, ose mahalle katundi / ishin vullnetaret shqiptare,se ashtu doni te jemi cope-cope.
      Ne 5-6 vete nga Dardania e jugut, ua hapem portat 100 perqind edhe zvetanikeve si ti, or felliqesire!
      Presidentja kroate na pandeh nje komb me vetedije te mirefillte kombetare dhe nuk i shkon nder mend qe te jape deklarata coroditese qe te kenaqe edhe budallenjte si ti, megjithese e di se derra te qelbur ka ndermjet nesh / shqiptareve arbnore.
      Ti je shoke truri e antishqiptarizmi me keto kasnecet e zgjebosur te tipit Fatos qe po zhgarravisin ketu.

    2. Epiriiiii says:

      Drilon…. Kosovaret ishin shumpak ne Nr ne krahasim me Arbanasit e Zadarit. E presidentja Kroate e di mir kete ju te kosoves jo

  12. degelisi says:

    mero
    Ja ke fut kot me kete shkrim
    Pse kane then 5% ashtu sic e trajton to, jane 95% qe e dine se jane shqipetar, pamvaresish se jetojne ne kosove, maqedoni apo Shqiperi

  13. alphade says:

    Ky qendrim eshte turpi botes ! Jane zedhenesit e Sheshelit ne Kosove !
    Keta nuk jane kosovare,por jane shqipfoles qe i sherbejne me zell for-
    cave me te errta sebe,ne serbine shesheliane……!

  14. meta says:

    Asnjë popullë, së paku, në Evropë nuk mund të ketë më shumë analista për kokë banori se tek shqipëtarët. Pa kurrfarë kodeksi ju jipet hapësir në media. Ti Mero si analistë i kafeneve ( Nëpër gazeta skandinave, ata që kan vizitu Shqipërin, në shkrimet e tyre pothuajse është e pamundur të mos i theksojn dy dukuri që ju ka lën përshtypje dhe të pakuptueshme për ta- informacioni jipet e merret në kafene, biznis,shkollë,politikë, të gjitha sporet e jetës së një shoqërie. Fenomeni tjetër është bashkëjetesa e mirëkuptueshme fetare e cila poashtu është e pakapshme për ta. Më pas rreshtohen korrupcioni, emigrimi,varfëria) përse vetëm jep konstatime por jo edhe analiza të dukurive që ti i përjeton. Përse nuk fillon së pari nga individi e pastaj shoqëria dhe shkaqet që e shtyejn si njëren ashtu edhe tjetëren në izolim ose shkëputje nga bashkësia. Përse ju jep aq shumë rëndesi individëve që shumica e tyre e ndjenë vetën të dështuar ( ka edhe ai lloji tjetër që me qëllim shkatërron, muco-distat ) , të kapluar nga mos prosperiteti – shteti fajtorë, dhe prish samarin pse gomari nuk ec. Ti sa kuptoj unë ke marr kapucin e budallës.

  15. Bashkim says:

    U ankua nje koke derri pse nuk permendi shqiptaret e Kosoves e tani futi te gjithe me nje these

  16. Arber says:

    Ne Shqiptaret ne pergjithesi,kur behet fjale per komb te llustrojme nga te gjitha anet.Kur behet fjale per merita,fillojne dallimet krahinore.Kjo tregon qe akoma kane ngelur mbeturina te tribuve te dikurshme qe te te tjeret i kane lene pas,prej kohesh.Fakti qe ndertuam sistemin me te eger ,ku spiunonte vellai-vellane,apo spiune te shkive per perfitime personale tregon karakterin tone,qe kerkojme ta fshehim,por qe del here pas here.Fakti qe ne luften ne mbojtjen e Kroacise kishte dhe Shqiptare( te shperngulur nga te gjitha viset e ish-Jugosllavise),qe e bene ate ne radhe te pare per te mbrojtur te ardhmen e tyre,sepse atje kishin ndertuar jeten e tyre.Presidentja Kroate s’kishte pse bente dallim,se i konsideron nje komb,,dhe vizita e saj ishte ne Shqiperi,jo ne Kosove.Ndaj keta te shqetesuar se po u marin meritat,bejne mire te kujdesen per mireqenien e popullit,se nuk vijne te huajt dhe krijuan ate gjendje te mjere,por vet ne Shqiptaret grabisim njeri tjetrin pa meshire,duke u bere populli me emigrim te frikshem,si pasoje e klases politike te ndertuar ne keto vite te ashtuquajtura demokratike

  17. a.f. says:

    I palodhur eshte Meroja, qe cdo dite na dhuron nga nje editorial, si dhe reklama me bollek per Qeverine.
    Sot eshte perpjekur te gjeje “qimen ne kashte”, qe njerezit ta kalojne te djelen me simpatiken e Kroacise.
    Nderkohe, Bashkimi Europian ka derguar nje pyetsor te gjate dhe shume serioz per Qeverine e Rames..
    Leri o Mero “qimet” e kroates, por veshtro “traret” e protestes cdo dite, ne Teatrin Kombetar, ne Tirane!

  18. Juliani says:

    Po I fryn edhe ti kësaj tani se me demek s’duan të jene shqiptare ata?! Nuk kishe diçka tjetër me te rëndësishme por harxhove kohë për këto 5 rreshta?! Shumë mirë e kanë qe e potencojne së kanë vdekur gati 200 vetë prej Kosove atij kurse 200 vetë nuk kanë vdekur nga Shqipëria për çlirimin e Kosovës.
    Jemi ca llapaqene në të Shqipërisë që për çdo gjë duhet të themi diçka, dhe kush në që për fjalë jemi se për luftë të hamë m… Për të vrarë e luftuar me njeri tjetrin jemi të parët. Ik o Mero se mos te kish qenë për shqiptarët e Kosovës të kish vajtur serbi në Konispol. I shoh këta shqipot e Greqisë që kanë ardhur në Norvegji dhe janë bere me grek se grekët ju flasin fëmijëve vetëm greqisht dhe ti quash ata shqiptarë ndërsa këta qe kanë bere dhe po e ruajne kombësinë me çdo mjet po mundoheni ti nëpërkëmbni. Ka rënë një dreq I madh aty në atë vend që s’di si ta quash dhe ai fillon dhe rritet pikërisht prej ju pronarët e mediave që bëni para duke ju fryrë ndasive

    1. Mona says:

      Julian ju keni then te vertet. Bravo te lumt!

  19. alphade says:

    Hedh nje gur ne pus nje budall-debil dhe vrapojne 100 te mencur
    per ta nxjerre dhe nuk e nxjerrin dot…..!

  20. DRENICA E KUQE says:

    Jo, e ke gabim z. Mero! Nuk ka shkaktuar debat Zonja e nderuar kroate, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, mes shqiptareve te Kosoves dhe te Shqiperise. Debatin e kane hapur vete “shqiptaret” e Kosoves qe i mbeshtet ti me gazeten tende dhe shume te tjera si e jotja! Ne fakt kemi te bejme me disa FARKista, qe jane aq “patriota” e “shqiptare” te zotet e te medhenj sa lypin t’ua luajsh “fene”!… Zonja Kolinda, dhe te gjithe kroatet, ushtarake e politikane, i nderojne shqiptaret qe meritojne te nderohen, siç e kane nderuar dhe e nderojne Fehmi Lladrofcin, Bekim Berishen – AB-ne, te cilit nuk deshirojne t’ia degjojne emrin FARKistat “patriota” e “atdhetar”… Po mos te zgjasim me shume, se pjell mali e dalin shume minj!…

    DRENICA E KUQE

  21. Bajrami says:

    Komenti me korrekt deri tani.Te lumt Arber!

  22. Baca says:

    Presidentja kroate nuk teston! Ajo flet pet shqiptaret ne pergjithesi.
    Eshte dicka tjeter qe shume kosovare nuk identifikohen me cilesimin -shqiptar-
    pamvarsisht se nga ana oral-isht (me lloqe) jane turbo-patriote!
    Termi KosovO-Albaner nuk ka lindur nga gjermanet por nga kosovaret e emigruar per tu distancuar nga ne!
    Ky eshte fakt!
    Nuk ka mundesi tjeter kur sheh me fakte (filmime) se si perdhunohet hapur monumeti i Skenderbeut
    madje shahet figura e Heroit Kombeta, e Nene Terezes e Idriz Seferit etj etj hapur
    ne mes te dite mu ne mes te Prishtines dhe ai qe e ben
    (Sh. Krasniqi me shoqe)… jo vetem nuk peson gje per gezon (inkonjito me demek)
    simpatine e gjere te popullates ne Kosove!
    Dhe kjo mund te matet edhe me madheshtine e viles se tij ne Prishtine….!
    Djem dhe cika te Kosoves fakt eshte qe ate qe bene shqipet e Shqiperise kur serbet ju ndoqen nga shtepite
    nuk do e benit kurre ju! Mikpritja bujaria eshte tradite shqiptare dhe jo osmane!

  23. kastriot says:

    ka patur raste ne histori qe shqiptaret me teoer i kane respektuar te huajt se sa ata njeri tjetrinDhw qe keru fillon e keqja

  24. Leo says:

    Presidentja e Kroacise, tha realitetin, Shqiptaret jane komb i qytetruar Europian i Ballkanit ne te tera trojet ku banojne, ne te dy shtet shqiptare apo edhe krahina e treva shtetesh fqinje. Kjo e vertete i verbon te gjithe ata qe luftojne me bosht ideologjik unitrtin gjenetik te Kombit Shqiptar te coptuar. Pavarsisht, pra, termat Kosovar dhe Cham jane te Serbit Miloshevich dhe Grekut Zerva si jo-Shqiptar, por myslymane shqipfoles qe duhet deshqiptarizuar apo perzen nen modelin grek.

  25. Balli Fisnik says:

    SHABAN POLLUZHA me shoke prehuni te qete! Dardania eshte jerusalemi i shqiptarizmit.
    Ju jeni AUTOSTRADA KOMBETARE SHPIRTERORE, ju shtruat tabanin e clirimit e te dinjitetit KOMBETAR SHQIPTAR.
    Konformistet, resp rehatistet i dhane emer Ibrahim Rugova rruges automobilistike fizike te Dardanise per meritat e tij ne pirjen e UISKIT e
    te rehatise.

  26. Kombi says:

    ESHTE E PAMUNDUR TE MOS E TREGOJNE KOSOVARET BUDALLALLIKUN DHE XHELOZINE QE KANE .TURP QE E QUAJNE VETEN SHQIPETARE . ATA JANE VETEM SPIUNA TE UDB . FELLIQESIRA .

  27. luzi says:

    Me ka rene rasti te udhetoje me trajekt dhe te takoje shqipot e shqipnise .Keta cfar tu thuash ,rralle ose hiq e gjene ndonje tu flase femive shqipe ,te gjithe me emra greke ose italiane.Kame takuar te tille race ne Gjermani dhe te gjithe nuk flasin shqipe i nderrojne emrat…..Mero edhe ti asaj race i takon pa kurfar dallimi.Ti ishe kunda UCK…perkrah varrezat greke ,detin….Janullen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje