Ardit Gjebrea mesazh për Teatrin? "Po prish studion e vjetër me nostalgji, por gëzimi për të renë, më i madh"

30 Korrik 2018, 10:31Sociale TEMA

Dje ishte e diela e fundit për këtë sezon i emisionit ‘E Diela Shqiptare’.

Ardit Gjebrea i tha ‘Lamtumirë’ ambientit ku punoi për dhjetë vjet, çdo të dielë.

Por, sezoni i ri do ta gjejë moderatorin në një studio të re, për të cilën nuk e fshehu entuziazmin në këtë postim:

‘Nesër studioja ime do të rrënohet, por do të ndërtohet një e re, dhe i gëzuar që do të punoj në një ambient të ri’, shprehet ai.

Postimi i moderatorit duket si një mesazh për Teatrin Kombëtar, për të cilin ka një projekt që pritet të realizohet shumë shpejt, për t’iu dhënë aktorëve një “shtëpi” të re moderne, me të gjitha kushtet e nevojshme për shfaqje.

2 komente në “Ardit Gjebrea mesazh për Teatrin? “Po prish studion e vjetër me nostalgji, por gëzimi për të renë, më i madh””

  1. Baton KITA - Gostivari says:

    O ARDIT, po ti qenke shelg, më fal për epitetin.
    Nga një perspektivë thekson nostalgjinë….
    Ajo nostalgjia, or Ardit, flet për një sens kulturor dhe më tej ngërthen dashurnë, vlerat e vlerësimin, respektin për trashëgiminë e historinë kulturore.
    Dublet tipik.
    Nga perspektiva tjetër, flet natyre yte snobiste, adhurimi i pushtimit të surrokulturës betonarme. Tirana duhej të kursehet dhe surrokulturës betonarme t´i jepej të pushtonte një krah ku mbisundojnë shëmtirat enveriste. Të bëhej një lloj seleksionimi urban, një kompozicion.

    Si nuk mendoni një herë se vec betonarmesë, një qyteti i duhet një kapacitet disashekullor kanalizimesh, një prurje e madhe ujë të pishëm e ujë për ujitje, një pyll gjelbërimesh e parqesh.

    Do krijohen probleme të tilla, katastrofike, saqë do duhet të evakuohet popullata e TIRANA do shndërrohet në QYTET LUGETËRISH.
    Merrni pak shembull nga KORCA ime e dashur.

  2. zaim zajmi says:

    MBI GËRMADHAT e së VJETRËS (sa e shëmtuar e sa tragjike) ngriten THEMELET e së RESË ( kur banjoja hynte në punë si kuzhinë).
    Ky është frymëzimi yt, o ARDIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje