Sulmuesi i Brazilit, Nejmar, është përballur së fundi me një argumentet më të diskutuar të verës, simulimet e tij, rrotullimet e shumta në fushë, pas ndonjë ndërhyrjeje. Në një monolog, braziliani flet me shumë sinqeritet dhe pranon gjithçka, ndërkohë që premton se do të ndryshojë:
“Takat në kërci, shkelma në shpinë dhe goditje të tjera… Ju mund të mendoni se unë e ekzagjeroj dhe në disa raste është kështu. Por e vërteta është se në fushë vuaj shumë. Kur lë fushën pa folur me gazetarët nuk është se e bëj ngaqë më pëlqen të jem gjithmonë fitues, por sepse ende nuk kam mësuar si të mos u zhgënjej. Kur dukem i pasjellshëm, nuk është se jam fëmijë i llastuar, por nuk kam mësuar t’i luftoj frustrimet e mia. Jam ende i ri.
Ndonjëherë magjeps botën, ndonjëherë i inatos të gjithë. Mund të mendoni se rrëzohem shpesh në fushë, por nuk mund të imagjinoni dhimbjen, kur dikush të shkel mbi kaviljen e operuar. Më është dashur kohë të pranoj kritikat tuaja. Më është dashur të shihem në pasqyrë dhe të ndryshoj. Jam i hapur dhe kush rrëzohet mund të ngrihet. Mund të vazhdoni të hidhni gurë mbi mua, ose mund t’i mbani gurët larg për të më ndihmuar të ngrihem. Kur unë ngrihem, i gjithë vendi ngrihet me mua”, – ka thënë Nejmar.
Kur ti ngrihesh mas shum mundimesh fallco , te siguroj un qe i gjith stadiumi te ka shar nga jot em se ja ke shpif.