Kosova dhe Shqipëria, “luftë” për 8 lojtarë që luajnë në Europë!

31 Korrik 2018, 13:44Sport TEMA

Përtej diplomacisë së dy federatave, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, tashmë është e qartë se për lojtarët shqiptarë që luajnë në Europë do të ketë një “luftë” të fortë. Dhe kjo “luftë” duket se tashmë ka nisur.

Në faqen e saj zyrtare në Tuiter, Federata Kosovare e Futbollit bën me dije se po bëhen të gjitha përpjekjet për të bindur disa lojtarë, me në krye talentin e Bajernit të Mynihut, Meritan Shabani, që të luajnë me kombëtaren e Kosovës.

Janë të njëjtët lojtarë, që edhe Shqipëria kërkon t’i marrë në kombëtaren e saj.

Në listën e publikuar nga Federata e Kosovës janë 8 lojtarë, mes tyre edhe Albian Ajeti dhe Florian kamberi, të cilët më parë kanë thënë “Jo”, por gjithçka mund të ndodhë në vazhdim.

 

Lojtarët që Kosova kërkon t’i bindë të luajnë me kombëtaren e saj:

Meritan Shabani (Bayern)

Mërgim Berisha (Magdeburg)

Elvis Rexhbeçaj (Wolfsburg)

Florent Hadëgjonaj (Huddersfield)

Shkëlqim Demhasaj (Luzern)

Florian Kamberi (Hibernian)

Albian Ajeti (Basel)

Mirlind Kryeziu (Zuerich)

1 komente në “Kosova dhe Shqipëria, “luftë” për 8 lojtarë që luajnë në Europë!”

  1. TAGRIU says:

    TE GJITHE JANE KOSOVARE ! C’MUTIN DO SHQIPERIA QE NGATEROHET! LE TE FORCOJE KAPIONATIN KETU DHE TE GJEJE LOJTARE VENDAS!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje