Shokon lojtari argjentinas: Më pëlqejnë armët, kam përdorur lloje të ndryshme drogash!

30 Korrik 2018, 16:53Sport TEMA

“Më pëlqejnë armët, por nuk kam kryer kurrë një krim. Kam bërë shumë foto me armë në duar, para se të bëhesha një futbollist profesionist. Nëse do të isha rritur në jaht, do të kisha bërë foto në jaht. Por nuk e kam pasur këtë fat”, – ka thënë Rikardo Centurion, sulmuesi 25-vjeçar i Rejsing Avelaneda.

Ai ka qenë për dy sezone pjesë e Xhenoas, 2013-14 dhe 2017-18, por në të dy rastet nuk ia ka dalë, pasi ka një karakter të vështirë dhe ka pasur probleme me rregullat dhe shokët.

Në këtë moment ai ka treguar gjithçka, pse ka këtë karakter. “Vakiturro”, nofka e papërkthyeshme e lojtarit, për një televizion argjentinas ka rrëfyer:

Kur debutova në Primera, ka ndodhur gjithçka. Kam përdorur marijuanë, por sot ka kontrolle antidoping të papritura dhe nëse të kapin, është një njollë që nuk e heq dot më pas. I kam provuar llojet e drogës. Kam pasur një fëmijëri të vështirë, kam jetuar në një qytet, ku sot nuk mund të kthehem. E gjitha kjo për lakmi apo zili, shumë zili. Familja ime e ka vuajtur shumë.

Kam humbur babë kur isha shumë i vogël: punonte në një fabrikë fishekzjarrësh ilegale, në të zezë. Nuk dihet se si një ditë ajo fabrikë shpërtheu. Ishin shtatë punëtore dhe vdiqën të gjithë. Isha 5 vjeç dhe aty nisi një jetë e re për mua. Nëse nuk e shoh në foto, nuk kujtohem për të”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje