Nis pjesa e dytë e revolucionit të Milanit

30 Korrik 2018, 16:16Sport TEMA

Një pjesë e ‘revolucionit’ në shtëpinë e Milan-it është kompletuar. Largimi i kinezëve dhe marrja në dorë e kuqezinjve nga Elliott Managemend Corporation i dha largimin përfundimtar Massimiliano Mirabelli-t dhe Marco Fassone-s.

Këto ndryshme prezantojnë vetëm fazën e parë të rinovimit të organigramës së shoqërisë së familjes Singer, e cila dëshiron që të kuqezinjtë të kenë rritje.

Në këtë rrugë, për një javë ose ndoshta nesër, Gordon, djali i Paul, do të zbresë në Milano ku do të takojë presidentin Paolo Scaroni dhe drejtuesin e stafit teknik Leonardo.

Ajo që do të nisë sot do jetë java që do të sjellë dhe rikthimin te kuqezinjtë të Umberto Gandini-t. Administratori aktual i Roma-s do të lërë verdhekuqtë pas dy sezonesh: Gandini ka takuar drejtuesit e Fondit Elliott në Londër një javë më parë dhe do të jetë gati që të japë dorëheqjen nga klubi kryeqytetas. Sipas një shkrimi të “Tuttosport”, ‘goditjet’ nga fondi amerikan nuk do të ndalen këtu.

Mbërritja në Milano e Singer-it të Ri mund të zhbllokojë dhe rikthimin e legjendës kuqezi Paolo Maldini, ndoshta në postin e zëvendëspresidentit të Milan-it.

Ivan Gazidis, ndërkohë, do të jetë kuqezi që prej muajit tetor kur të largohet nga Arsenal-i: te Milan-i roli i tij do të jetë ai i administratorit të deleguar me kompetencë në fushën ekonomike dhe administrative.

Për aspektet ligjore, sipas një shkrimi të ditës së sotme nga “Corriere dello Sport”, do të merret avokati Leandro Cantamessa, për postin e marrdhënieve me publikun pritet që të vendoset Giuseppe Sapienza, aktualisht pjesë e Genoa-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje