E ardhmja e Jerome Boateng, çështje e hapur te Bayerni

30 Korrik 2018, 16:35Sport TEMA
E ardhmja e Jerome Boateng, çështje e hapur te Bayerni

Pas javësh të tëra spekulimesh që e lidhnin të ardhmen e veteranit Boateng me klube elitare euroapine si PSG, Mancehster United dhe Juventus, diskutimi për fundin e aventurës së  mbrojtësit gjerman te Bayerni i Mynihut mbetet i hapur.

Me rëndësi është fakti se Bayerni kërkon plot 60 milionë euro për të, por duke parë historikun e dëmtimeve të lojtarit si dhe moshën e tij kjo konsiderohet si një shifër e lartë për të interesuarit.

Administratori i deleguar i klubit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, është prononcuar mbi një temë të tillë duke theksuar faktin se largimi i tij shtrohet për diskutim pasi ky është vullneti i vetë 29 -vjeçarit, shkruan “SS”.

“Në përfundim të sezonit të shkuar Jerome Boateng bashkë me menaxherin e i komunikuan drejtuesve të klubit se mendonin që ishte koha e duhur për lojtarin për të provuar një eksperiencë të re, në një klub tjetër ku Baoateng do të mbyllë edhe karrierën e tij.

 I thashë se nëse një klub do të jetë i gatshëm të paguajë shifrën që ne kërkojmë për kartonin e tij, atëherë do të hyjmë në bisedime.  

Sa u takon negociatave me PSG, mund të them se ende nuk ka asgjë konkrete. PSG nuk e ka marrë vendimin mbi Boateng, çka për momentin nënkupton se Boateng mbetet yni.”

Siç raportojnë disa media franceze PSG i ka ofruar Bayernit shifrën e 35 milionë eurove për mbrojtësin, shifër kjo shumë më e ulët nga ajo që pretendojnë gjermanët.

Edhe pse kartoni i tij vlerësohet me një shifër të lartë, Boateng vijon të japë siguri se do të jetë një përforcim i denjë për këdo skuadër që interesohet për të, ndaj çështja e largimit të tij mbetet ende e hapur.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje