Milan, Gattuso: Merkato ta prish humorin, lojtarët rrinë gjithë kohën me telefon për të parë lajmet e fundit

31 Korrik 2018, 16:43Sport TEMA

I drejtpërdrejtë dhe agresiv. Genaro Gattuso është gjithmonë i njëjti. Ai nodhet nga ana tjetër e botës bashkë me skuadrën, ku do të luajë një ndeshje kundër Tottenham në US Bank Stadium të Mineapolis, por pranon se të gjithë i kanë veshët nga Italia.

“Do të më pëlqente të thoja që ky turne po na mban larg thashethemeve të merkatos, por do të ishte një budallallëk me brirë. Djemtë rrinë gjithë kohën me telefon në dorë për të parë lajmet e fundit. Edhe kjo është pjesë e lojës”, thotë Gattuso.

“Jemi larg, por deri sa të mbyllet merkato vetëm për këtë do të flitet. Ka edhe gjëra që të prishin humorin. Unë dëgjoj përditë që vendi im është në rrezik. Por qetësinë ta jep profesionalizmi, dëshira për të mos i lënë asgjë rastësisë. E rëndësishme është të japësh më të mirën, pastaj vendimet i merr klubi”.

I pyetur nëse ndan të njëjtin mendim me Mourinhon, i cili deklaroi se nuk do të paguante kurrë biletën për të ndjekur këto ndeshje të International Champions Cup, pasi mungojnë kampionët e vërtetë, Gattuso thotë: “Por falë këtyre mungesave i jepet mundësia të rinjve që të luajnë. Djemve që kanë lindur në vitin 2000, ose 1997, 1998. Jo gjithçka është negative. Sigurisht ata që paguajnë duan të shohin kampionët, por gjithashtu mendoj se ata që kanë ardhur në stadium për këto ndeshje janë argëtuar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje