FOTO+VIDEO: Ronaldo kryen seancën e parë stërvitore me Juventusin

31 Korrik 2018, 15:44Sport TEMA
FOTO+VIDEO: Ronaldo kryen seancën e parë stërvitore me Juventusin

“Stërvitja e parë e vështirë”, këto janë fjalët e Kristiano Ronaldos në seancën e parë të stërvitore të kryer me skuadrën e tij të re Juventus.

Ylli portugez bëri debutimin e tij në fushat e Continassa, e cila është qendra e re stërvitore e klubit të Juventusit.

Nën urdhrat e Aldo Dolcetti, ndihëmsi i trajnerit Massimiliano Allegri, u stërvitën dhe lojtarë të tjerë të kthyer pas pushimeve të Kupës së Botës si, Dybala, Higuain, Cuadrado, Douglas Costa dhe Bentancour.

Ndeshja e parë e Juventusit për seoznin e ri në Kampionatin italian do të jetë ndaj Chievos.

Ronaldo u transferua tek kampionët e Italisë nga Reali i Madridit me shumën e 100 milionë eurove, ndërsa rroga është 30 milionë euro në sezon. (TemA)

Le prime corse sotto il ☀️ del #JTC.

???#ForzaJuve pic.twitter.com/UFkHQyHUv8

— JuventusFC (@juventusfc) July 31, 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje