Shkëndija shkruan historinë, kalon në turin e tretë në "Champions League"

31 Korrik 2018, 22:10Sport TEMA

Shkëndija e Tetovës ka arritur të marrë një barazim historik pa gola në Moldavi, aty ku përballë ka pasur skuadrën e sherif Tiraspolit.

Falë fitores së parë me rezultatin 1-0 në Shkup, Shkëndija kalon në këtë mënyrë në turin e tretë të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.

Takimi është dominuar nga vendësit e Sherifit, por shkëndija ka ditur të mbrojë rezultatin, duke qenë e pathyeshme në fushë. Në turin e tretë, kuqezinjtë e drejtuar nga Qatip Osmani, do të kenë përballë Salcburgun.

Kjo është një arritje e madhe për Shkëndijën, duke qenë se edhe në rast eliminimi ndaj Salcburgut, do të luajë në Ligën e Europës ku faza në grupe, duket se është shumë afër këtë herë. Në turin e parë, tetovarët arritën të eliminonin uellsianët e The New Saints, duke fituar 5-0 në Shkup dhe duke humbur 4-0 në transfertë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje