Masimiliano Alegri ka komentuar nga SHBA ndryshimet në radhët e skuadrës së Juventusit, me largimin e Higuain dhe Kaldara drejt Milanit, si dhe afrimin e Bonuçit që kthehet pas një viti te kuqezinjtë.
“Leonardo kthehet te ne pas një viti, ai është një lojtar i rëndësishëm me teknikë dhe personalitet. Në këto pak muaj nuk ka ndryshuar absolutisht asgjë.
Ndërsa Matia Kaldara, bashkë me Ruganin dhe Bernardeskin bën pjesë në treshen e mbrojtësve të rinj më të fortë që gjenden në Itali. Më vjen keq, por merkato e futbollistëve na detyroi që ta lejojmë të largohet. Te Milani do të rritet në një mënyrë që mendoj se do të jetë më e drejtë për të.
Higuain? E falënderoj me zemër, në këto dy vite ka dhënë gjithçka. Milani ka blerë me siguri një lojtar të madh, ka qenë një lëvizje e drejtë si për ne, ashtu edhe për ata”, ishin fjalët e teknikut të Juventusit.