VIDEO: “Injoroni tradhtarin”, Bonuçin nuk del ta presë askush në aeroport

2 Gusht 2018, 11:38Sport TEMA

Në Milano, tifozët kanë kaluar gjithë natën poshtë hotelit ku po qëndronte Gonzalo Higuain në pritje të vizitave mjekësore të futbollistit argjentinas dhe firmës së tij me Milanin.

Por Leonardo Bonuçi nuk e ka ndjerë një entuziazëm të ngjashëm në momentin kur ka shkelur sot në Torino për të rifilluar karrierën me Juventusin, pasi në aeroport nuk kishte dalë ta priste askush.

Mbrojtësi i larguar një vit më parë nga Juventusi u kthye në armikun e tifozerisë bardhezi e cila e vlerëson atë shpesh si tradhtar dhe kthimi i tij nuk është se ka lumturuar shumë mbështetës të kampionëve të Italisë.

Ndaj me siguri Bonuçi e priste një injorim të tillë në momentin kur doli nga aeroporti i Kazele, duke u folur vetëm pak gazetarëve e fotoreporterëve të pranishëm që ishin lajmëruar nga klubi për mbërritjen e tij.

Mbrojtësi udhëtoi nga SHBA ku la Milanin, për t’u kthyer në Torino dhe për të kryer sot vizitat mjekësore te “J-Medical”, para se të nënshkruajë kontratën e re me bardhezinjtë.

Të gjithë po presin me kureshtje të dëgjojnë konferencën për shtyp të mbrojtësit, i cili u largua si i pakënaqur një vit më parë dhe tani ka disa shpjegime për të dhënë se pse ndryshoi kaq shpejt mendje.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje