“Bomba” plas në Itali: Abidal u takua me Pogba, francezi drejt Barcelonës…?!

1 Gusht 2018, 13:04Sport TEMA

Edicioni i “Tuttosport” është shfaqur këtë mëngjes të së mërkurës me një shpërthim të vërtetë merkatoje.

Sipas Raffaele Diverso, korrespondent i Barcelonës në gazetën e Torinos, Eric Abidal do të takohej me Paul Pogba në Beverly Hills (Los Angeles) për të testuar mundësitë e nënshkrimit të tij për katalanasit.

Sipas gazetarit italian, arsyeja sekrete për udhëtimin e Abidal në turneun e SHBA do të ishte asgjë më shumë se sa të takohej me mesfushorin francez të Manchester United, në ditët e fundit të pushimeve të tij në Los Anxhelos.

Juventusi, klubi i tij i mëparshëm, dëshiron ta marrë atë, por duhet të shesë Pjanic për të gjeneruar para, pas disbursimit të madh, të bërë për afrimin e Cristiano Ronaldos kësaj vere.

Dhe, sipas gazetës torineze, Barcelona ka një avantazh të dukshëm për të ndërmarrë nënshkrimin e Paul Pogba, lojtar i cili triumfoi me Francën në “Rusia 2018”.

Ai shihet nga katalanasit si mesfushori i duhur për të mbushur boshllëkun e krijuar në formacionin e trajnerit Valverde nga largimi i ikonës blaugrana, Andres Iniesta.

1 komente në ““Bomba” plas në Itali: Abidal u takua me Pogba, francezi drejt Barcelonës…?!”

  1. mik says:

    Ca bombe more gazetar invalid !!
    Artikujt e gazetave te huaja i perktheni ashtu sic jane, pa marre mundimin me i pershtate ne gjuhen Shqipe dhe ne psikiken tone.
    Menyra se si shkruani tregon papjekuri intelektuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje