Ëndrra e Interit më i miri i Botërorit, Luka Modric

1 Gusht 2018, 11:00Sport TEMA

Interi po kthehet dalë ngadalë në një koloni kroate, pasi lojtarëve të një sezoni më parë, Perisic, Brozovic, iu bashkua edhe Vrsaljko i ardhur së fundmi nga Atletico Madrid.

Por zikaltrit nuk kërkojnë ta mbyllin me kaq, pasi ëndrra mbetet ylli i Botërorit Rusi 2018, kapiteni i Kroacisë, Luka Modric.

Në Itali shkruajnë se kanë nisur tashmë kontaktet me përfaqësuesit e kroatit, që nuk e ka përjashtuar largimin nga Reali i Madridit, për të nisur një aventurë të re.

Rruga për të mbërritur te 32-vjeçari është shumë e vështirë, por Interi kërkon ta provojë, sepse bëhet fjalë për një nënkampion bote me të dhëna të jashtëzakonshme teknike.

Modric, që do të mbushë 33-vjeç më 9 shtator, ka kontratë me Realin deri në vitin 2020. Pasi humbi Cristiano Ronaldon, president i “Los Blancos” vështirë të lejojë largimin e një tjetër xhevahiri.

Gjithsesi, Ausilio dhe drejtuesit e tjerë të Interit do të tentojnë të bindin futbollistin, që nuk i ka hedhur asnjëherë poshtë interesimet për të, përkundrazi, është shfaqur i hapur për bisedime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje