Tek United mendojnë për Zidane, shtohet presioni për Mourinhon

1 Gusht 2018, 12:37Sport TEMA

Jose Mourinho nuk po kalon aspak një periudhë të mirë. Turi parasezonal me Manchester United ka qenë i turbullt me rezultate jo të mira dhe me përplasje mes tij e futbollistëve.

Pakënaqësitë kanë qenë të mëdha nga ana e portugezit edhe me drejtuesit e klubit, të cilët sipas tij nuk i kanë plotësuar kërkesat për të afruar 5 futbollistë që ai kishte kërkuar.

Fitorja e fundit në International Champions Cup kundër Real Madrid 2-1 mund të quhet një lehtësim i vogël për teknikun dhe “Djajtë e kuq” që gjithsesi gjenden nën presion.

Ka një emër i cili po shqetëson gjithnjë e më shumë Jose Mourinho-n. Ai është Zinedine Zidane.

Francezi arriti shumë te “galaktikët” sa ishte në stol duke hyrë në histori e momentalisht është i papunë.

Ai po shqyrton ofertat dhe drejtuesit anglezë do ta prisnin me krahëhapur. Bëhet fjalë për një trajner të suksesshëm, për të cilin nuk do të paguhej asgjë, pasi është i lirë.

Një emër që ofron garanci dhe mund t’i udhëheqë drejt sukseseve, e për United kjo ka rëndësi.

Portugezi është i pari në listën e trajnerëve që rrezikon largimin nga kompanitë e basteve.

Kështu që në muajt në vazhdim, mund të ketë një ndryshim në stolin e “Djajve të kuq”. Zidane mund të marrë frerët e ekipit dhe të nisë një epokë të re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje