Mbyllet me sukses marrëveshja, Milani gjen njeriun gol, Juvja liderin e mbrojtjes

1 Gusht 2018, 19:11Sport TEMA

Mungon vetëm zyrtarizimi por tashmë gjithçka është e kryer.

Milani dhe Juventusi kanë mbyllur me sukses marrëveshjen për mega-shkëmbimin Higuain-Bonucci-Caldara.

Sulmuesi argjentinas dhe mbrojtësi i talentuar italian do të transferohen te kuqezinjtë, ndërsa kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci pas vetëm 1 viti në mënyrë surprizë do të rikthehet te bardhezinjtë.

Higuain kalon te Milani në formë huazimi për 18 milionë euro më të drejtë blerjeje nga ana e klubit kuqezi për 36 milionë euro të tjera, ndërsa Caldara dhe Bonucci janë vlerësuar me të njëjtën shifër 40 milionë euro nga dy klubet dhe janë shkëmbyer në mënyrë të barabartë.

Mbetet për t’u parë nëse Higuain dhe Bonucci do të ulin pagat aktuale dhe çfarë kontratash do të firmosin pasi detajet e tjera nuk bëhen ende të ditura nga mediat italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje