Trainerët kombëtarë mbizotërojnë në stolat e ligave kryesore europiane, përveç Premier League. Vetëm pesë trajnerë britanikë do të udhëheqin sezonin e ri një ekip nga liga e tyre.
Në të kundërt janë klubet italiane të Seria A, të cilat ia kanë besuar 19 nga 20 pankinat e tyre trajnerëve vendas. Pra, dominon “endogamia” (njëgjakësia) në elitën e futbollit përtej Adriatikut.
Edhe në La Liga ka një dominim të trajnerëve vendas: 15 spanjollë dhe 5 argjentinas. Nga të huajt, Antonio Mohamed (Celta) është i vetmi, që nuk ka përvojë si lojtar në kampionatin spanjoll.
Ndërsa Spanja, Gjermania dhe Franca mbajnë një përqindje të ngjashme të trajnerëve vendas (mes 72 dhe 80% të ekipeve totale), Anglia dhe Italia përfaqësojnë pole të kundërta.
Në Premier League janë trajnerë të 11 kombësive të ndryshme dhe të huajt janë shumica (75%). Nuk janë vetëm pesë trajnerë britanikë (katër anglezë dhe një uellsian), por edhe 15 të huaj, duke përfshirë gjashtë spanjisht-folës (katër spanjollë, kileni Pellegrini dhe argjentinasi Pochettino). Përveç tyre, tre janë portugezë, dy gjermanë, një francez, një irlandez, një italian dhe një serb.
Përkundrazi, në Seria A, pothuajse të gjitha ekipet (19 nga 20) ia besojnë stolin e tyre trajnerëve vendas. Këtë normë në Itali e thyen spanjolli Julio Velázquez me Udinese, ish-trajneri i Alcorcón, Betis, Murcia dhe Villarreal, ndër të tjera. (Telesport)
Trajnerë të huaj në pesë ligat kryesore europiane
Në Bundesligën gjermane ka trajnerë të gjashtë kombësive: 13 gjermanë dhe nga një nga Austria, Kroacia, Hungaria, Zvicra dhe Turqia. Në Ligue 1, përveç 16 trajnerëve francezë, ka edhe dy portugezë, një gjerman dhe një uruguajan.
Në llogaritjen e përgjithshme mbizotërojnë trajnerët spanjollë dhe italianë, me 20 grupe për çdo kombësi. Sigurisht, ka vetëm një italian jashtë vendit (Sarri te Chelsea), kundër pesë spanjollëve larg nga La Liga. Ato ndiqen nga francezët (17), gjermanët (16), argjentinasit (6), portugëzët (5) dhe anglezët (4). Dhjetë shtetësi të tjera përfaqësohen nga një trajner i vetëm. Interesante, nuk ka brazilian në 98 ekipe…
Kombësia e 98 trajnerëve në top-5 ligat e Europës
Me 1: Austria, Kili, Kroacia, Franca, Hungria, Irlanda, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Uruguaji.
Trajnerët e La Liga, 2018-2019
Trajnerët e Premier League, 2018-2019
Trajnerët e Seria A, 2018-2019
Trajnerët e Bundesliga, 2018-2019
Trajnerët e Ligue 1, 2018-2019