Ndizet dueli Real-Çelsi për Levandovskin, largimi nga Bajerni duket fakt i kryer

1 Gusht 2018, 15:35Sport TEMA

Reali i Madridit dhe Çelsi, dy nga skuadrat më të mëdha të Europës, janë duke kërkuar një sulmues të nivelit të lartë dhe objektivi i përbashkët është polaku i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski.

Trajneri Sarri kërkonte Higuainin, por ky i fundit duket i destinuar drejt Milanit, ndërsa spanjollët e Realit kërkojnë zëvendësuesin e Kristiano Ronaldos.

“Daily Star” në Angli shkruan se Robert Levandovski është gati të lërë Bajernin dhe tashmë sulmi final është mes Realit dhe Çelsit.

Për momentin, në avantazh janë spanjollët, por ende nuk mund të flitet për marrëveshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje