Mërgim Mavraj mbetet në Bundesliga 1

2 Gusht 2018, 12:24Sport TEMA

Padyshim që nuk ishte sezoni më i mirë për Mërgim Mavrajn ky që la pas me fanellën e Hamburgut në Bundesliga 1.

Skuadra e tij ra në një kategori më poshtë, por Mavraj nuk ishte pjesë e skuadrës prej kohësh pas keqkuptimeve që pati me trajnerin e skuadrës së tij.

Megjithatë, largimi nga Hamburgu nuk ishte i thjeshtë, lojtari kërkoi dhe mori 300 mijë euro dëmshpërblim.

Tani është i lirë dhe mund të firmosë ku të dojë. Siernat për të kanë zhurmuar nga Turqia deri në Spanjë e Itali, por asnjë nga skuadrat e përmendura duket se nuk do të firmosin me 32 vjeçarin.

Sipas një artikulli të gjigantit mediatik “Sport Bild” në Gjermani, Mërgim Mavraj do të mbetet në Bundesliga 1, pasi Hannover 96 i ka bërë ofertë zyrtare lojtarit.

Ish-ekipi i Altin Lalës tashmë po mendon zyrtarisht të afrojë mbrojtësin kuqezi, sepse në mbrojtje ata kanë pasur shumë probleme. Zhvillime natyrisht që do të ketë, por kjo duket se është pista më e mirë për Mavrajn.

Më parë Mavraj ka luajtur në Bundesliga 1 për ekipe si: Bochum, Greuther Furth, Koln dhe në fund me Hamburgun. Ai është një nga shtyllat e mbrojtjes së Shqipërisë,kështu që qëndrimi pa skuadër nuk dëmton vetëm atë si lojtar, por edhe kombëtaren tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje