Nëse ëndrrat janë dëshira, edhe ato të Interit janë të destinuara të mbeten të tilla.
Të paktën përsa i përket emrit të Luka Modric, për të cilin klubi kishte bërë më shumë se një sondazh të vogël gjatë ditëve të fundit.
Për të shuar çdo “thashethem” mendon presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, i cili ka deklaruar se lojtari do të largohet vetëm nëse dikush është i gatshëm të thyjë çdo rekord në merkato.
Në fakt Perez ka siguruar që kroati (Modric rinovoi kontratën me “Los Blancos” deri në 30 qershor 2020) nuk do të lëvizë nga Madridi, vetëm “nëse dikush është i gatshëm të paguajë 750 milionë”.
Për gazetën, “Marca”, në një bisedë telefonike, bosi i Real Madrid tha: “Nuk ka asnjë çështje Modric. Mesfushori është i lumtur në Madrid dhe nuk ka ndërmend të zhvendoset!”