Sa shumë goleadorë në Seria A, spektakli i garantuar

2 Gusht 2018, 15:33Sport TEMA

Ronaldo, Higuain, Icardi, Dzeko, Mertens, Immobile. E përbashkëta e këtyre emrave është se secili luan për një nga ekipet që sezonin e shkuar kanë dalë në 6 vendet e para të Serisë A.

Emri që të bën akoma të hapësh sytë është sigurisht Cristiano Ronaldo, transferimi i të cilit nga Reali tek Juventus vazhdon të bëjë bujë në Itali e jo vetëm.

Por jo vetëm CR7. Sezonin e kaluar 2 sulmuesit me më shumë gola ishin Icardi e Immobile, që shënuan 29 gola secili.

Tek argjentinasi po shihet një rritje e performancës qoftë në statistika, qoftë në lojë çdo sezon që kalon, e interesant pritet të jetë dhe debutimi i tij në Champions League.

Ndërkohë Immobile ka ditur të përshtatet në mënyrë perfekte me sistemin e Simone Inzaghit tek Lazio, pasi përvec golave ka dhuruar 9 assiste kampionatin e shkuar. Për Romën, bomberi i skuadrës është as më pak e as më shumë Edin Dzeko.

Pavarsisht se boshnjaku pati njëfarë ulje në statistika duke shënuar 16 gola nga 27 që shënoi në sezonin 2016-2017, ka treguar se është pikë kyçe tek kryeqytetasit, e sidomos në momente vendimtare. E njëjta gjë vlen për Dries Mertens.

Belgu shpërtheu 2 vite më parë, kur Maurizio Sarri e vendosi si “9 fallco” dhe vazhdoi të dhurojë paraqitje mjaft të mira edhe në kampionatin që lamë pas me 18 gola e 6 assiste.

Nuk mund të mos mungonte në këtë listë, blerja më e re e Milanit, Gonzalo Higuain.

“El Pipita” është qendërsulmuesi që mungon prej vitesh në skuadrën e Gennaro Gattusos, golashënuesi i cili mund të bëjë tifozët kuqezi të ëndërrojnë, shkruan “SS”.

Nuk mund të lihen pa përmendur dhe të rinjtë si Giovanni Simeone apo Cutrone, apo veteranë si Fabio Quagliarella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje