Kërko falje! Kërko falje! Dita e parë në stërvitje e Bonuçit nuk ka qenë shumë e mirë

4 Gusht 2018, 16:11Sport TEMA

Leonardo Bonuçi u rikthye te Juventusi pasi kaloi një vit si kapiten i Milanit.

Mbrojtësi italian u kritikua gjatë për zgjedhjen që bëri, duke vendosur të largohej nga klubi ku fitoi shumë trofe dhe iu drejtua rivalëve kuqezi.

Tifozët e Juventusit nuk e kanë kaluar lehtë largimin e Bonuçit dhe mbajë ende mëri mbrojtësin 30-vjeçar.

Në stërvitjen e sotme të “Zonjës”, ishin të pranishëm dhe shumë tifozë. Sapo Bonuçi erdhi, dikush u dëgjua të thotë: “Kërko falje! Kërko falje që u largove!”

Mendohej se Bonuçi do ta kalonte pa u përgjigjur këtë situatë disi të tensionuar, por italiani vendosi të përgjigjej:

“Nuk kërkoj falje këtu! Do të më shikoni në fushë”

“Lufta” e Bonuçit për t’i rifituar tifozët juventinë duket shumë e vështirë për tu fituar, por mbrojtësi është mësuar me sfida të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje