Sot u luajt finalja e Superkupës së Francës, ku fituesja e kampionatit, PSG u vu përballë Monakos, ndoshta ekipi i dytë më i mirë francez.
Edhe pse kjo ndeshje pritej të ishte disi e barabartë, PSG ka befasuar të gjithë dhe nuk ka kursyer golat kundër një Monakoje shumë të çorientuar.
Plot katër herë kanë shënuar parisienët.
Di Maria 2 herë, Nkunku dhe Ueah kanë fiksuar rezultatin e takimit në 4-0 dhe PSG fiton trofeun e parë për këtë sezon.
Ky ishte gjithashtu edhe trofeu i parë i teknikut Tomas Tuhel në krye të skuadrës kryeqytetase.