Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës ka trazuar jo vetëm shqiptarinë, por gjithë rajonin.
Presidenti kosovar është sulmuar ashpër për këtë ide sidomos në Shqipëri nga njerëz të Sali Berishës, pas akuzave të tij ndaj këtij të fundit, se ka furnizuar Milosheviçin me naftë, ndërkohë që luftonte në Kosovë.
Një prej sulmeve që i bëhet Thaçit, është se këtë ide ja ka shtënë në kokë Soros, njeriu që për PD-në dhe njerëzit e saj, është “nëna” e gjithë të këqijave për shqiptarët.
Këtë argument e ka marrë sot edhe gazeta Zëri e Kosovës.
Sipas saj, ddeja për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ka ardhur pas një raporti të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, në të cilin jepet oferta për shkëmbimin e Preshevës me katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në një intervistë dhënë për këtë të përditshme thotë se një raport i tillë është sponsorizuar nga vetë Vuçiç, ndërsa rikujton se për bashkimin me Kosovën banorët e Preshevës kanë votuar në një referendum në vitin 1992.
“Ne po flasim për deklarimin e shqiptarëve të këtij rajoni në Referendumin e vitit 1992, në të cilin jemi deklaruar për të drejtën e bashkëngjitjes me Kosovën. Pra, një kërkesë e shtruar në mënyrë plebishitare para se të krijohet situata aktuale në veri të Kosovës”, ka thënë ai.
Skenari mbi implikimin e Soros në zhvillimet e fundit politike në Ballkan fitoi terren edhe për shkak takimeve që djali i tij pati së fundmi me dy presidentët, atë të Serbisë dhe Kosovës, si dhe me kryeministrin Edi Rama.
Vendet e rajonit ndërkohë nuk janë nxituar të pozicionohen rreth idesë për korrigjim kufijsh të ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi, aktualisht president i Kosovës.
Frontal i ka marrë një reagim Ambasadës kroate në Prishtinë ku theksohet kundërshtimi kategorik për ndryshim kufinjsh, pasi kjo mund të sillte destabilizim të Ballkanit.
“Ne nuk besojmë se ndonjë ndryshim kufitar do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm.
Përkundrazi, do të vendoste precedentë, të cilët mund të shkaktojnë probleme shtesë sesa zgjidhje.
Së fundmi, me siguri do të kishte efekte destabilizuese në kuadrin më të gjerë rajonal.
Ne mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndihmuar nga BE dhe ne shpresojmë në një progres të shpejtë të procesit”,- thuhet në reagim.
Thaçi takohet me ish-strategun e Trump
Presidenti Hashim Thaçi është takuar në Prishtinë me Steve Bannon, dikur ‘dora e djathtë’ e presidentit amerikan Donald Trump dhe njeriu që e ka udhëhequr në rrafshin strategjik fushatën e vitit 2016 të Trump për president, e që më pas këtë punë e ka kryer për Shtëpinë e Bardhë.
Klan Kosova mëson se diskutimi me Bannon, i cili nuk është pjesë e ekipit të Trump që nga vera e shkuar, është shtrirë në një spektër të gjerë çështjesh, me theks të veçantë në fazën finale të bisedimeve për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe mundësitë në tavolinë, për të dyja palët.
Presidenti Thaçi, në javën e fundit, e ka prezantuar idenë e tij për korrigjim kufijsh me Serbinë, që sipas tij nënkupton bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën(duke pranuar ndryshimet kushtetuese apo referendumin si mjete finale), ndërsa ka insistuar se nuk do të ketë ndarje të vendit.
Ky takim vjen pas ripozicionimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që nënvizon se është në dorë të palëve negociuese të gjejnë zgjidhje kreative për problemin, që e ka qartësuar atë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili pati thënë se nuk ka vija të kuqe në këto bisedime – deklarim të cilin e pati mohuar më pas.
Se mund të përdoren zgjidhje kreative(si shkëmbimi i territoreve) pati thënë, përmes një raporti të majit të këtij viti me titull “Koha për Veprim në Ballkanin Perëndimor – Përshkrim politikash për diplomacinë amerikane”, edhe Komiteti Kombëtar Amerikan për Politika të Jashtme.
Bannon, i cili dikur ka qenë drejtor ekzekutiv i Breitbart – media online e njohur për frymën e të djathtës ekstreme, është i njohur për lidhjet me Geert Wilders dhe Marine Le Pen, të dy kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës.
I njohur për qëndrimet e tij të ekstremit të djathtë, Bannon përkrah fuqishëm lëvizjet nacionaliste, ndërsa pas largimit nga ekipi i Trump ai ka krijuar fondacionin The Movement, me bazë në Bruksel, që ndihmon populistët – me cak kryesor zgjedhjet për Parlamentin Europian në maj të vitit tjetër.
(TemA)
Bannon te vej te piurdhet
Kolera Sorros nuk do i lere kurre Shqiptaret te bejne hajer.I ka blere te gjithe politikanet antishqiptare dhe tani tallet.Kudo qe shkel ky gjak prishur mbjell varferi dhe kurrupsion.
Aha, ja pra ku fle lepuri. Thaci mesa duket po perdoret per nga Trump nepermjet Bannon per te krijuar destabilizim ne Europe nepermjet ushqimit te idese per shkembim territoresh. Me sa duket kete rradhe do shkojm realisht mish per top per interesa globale. Vetem nje Europe e destabilizuar mund ti hapi rruge ideve te Trump dhe Bannon per perparimin e axhendes se tyre per marrjen ne kontroll te europes prej populisteve qe mbeshteten nga Bannon. Thaci hap syte o gomar se po te perdorin keq.
Aha, ja pra ku fle lepuri. Thaci mesa duket po perdoret per nga Trump nepermjet Bannon per te krijuar destabilizim ne Europe nepermjet ushqimit te idese per shkembim territoresh. Me sa duket kete rradhe do shkojm realisht mish per top per interesa globale. Vetem nje Europe e destabilizuar mund ti hapi rruge ideve te Trump dhe Bannon per perparimin e axhendes se tyre per marrjen ne kontroll te europes prej populisteve qe mbeshteten nga Bannon. Thaci hap syte o gomar se po te perdorin keq..
Aha, ja pra ku fle lepuri. Thaci mesa duket po perdoret per nga Trump nepermjet Bannon per te krijuar destabilizim ne Europe nepermjet ushqimit te idese per shkembim territoresh. Me sa duket kete rradhe do shkojm realisht mish per top per interesa globale. Vetem nje Europe e destabilizuar mund ti hapi rruge ideve te Trump dhe Bannon per perparimin e axhendes se tyre per marrjen ne kontroll te europes prej populisteve qe mbeshteten nga Bannon. Thaci hap syte o gomar se po te perdorin keq…