FOTOT/ Kurthi i Putin, rrëfehet ish kreu i KGB: Prostitutat e Moskës së viteve ’87 kompromentojnë Trumpin

10 Gusht 2018, 08:41Bota TEMA
FOTOT/ Kurthi i Putin, rrëfehet ish kreu i KGB: Prostitutat e Moskës

Donald Trump, me shumë gjasë është përfshirë në situata kompromentuese, i spiunuar nga agjentë rusë të kundërzbulimit, gjatë një udhëtimi në Moskë plot 31 vite më parë.

Ky është pretendimi më i fundit dhe tronditës njëkohësisht, i bërë në një libër të ri.

Presidenti mund të jetë filmuar në vitin 1987 me prostituta ruse, të cilat i janë dërguar atij për ta zënë në kurth, edhe pse ai kishte udhëtuar atje me ish-bashkëshorten Ivana, duke e bërë atë të cënueshëm moralisht nga Kremlini, ka rrëfyer ish-kryespiuni rus i asaj kohe për autorin e librit.

Materiali mund të jetë ruajtur me kujdes nga spiunët që prej asaj kohe.

Oleg Kalugin, ish-kreu i kundërzbulimit të KGB-së, i tha autorit Craig Unger se Trump mund të ketë pasur “shumë femra të reja në dispozicionin e tij”, dhe se Rusia mund të ketë qenë duke e përgjuar atë.

Ai ishte ftuar zyrtarisht nga një diplomat i lartë për të diskutuar zhvillime të mundshme mbi çështje pronash.

Kalugin pretendon se Trump ndoshta ka edhe dijeni mbi ekzistencën e atyre dokumenteve rreth tij, që përmbajnë materiale të cilat rusët i quajnë “kompromat”.

Pretendimi i jashtëzakonshëm është bërë në librin “Shtëpia e Trumpit, shtëpia e Putinit; historia e patreguar e Donald Trump dhe mafies ruse”, një vështrim i thellë mbi marrëdhëniet afatgjata të Trumpit me Rusinë, i cili pritet të botohet javën e ardhshme, i shkruar nga Unger.

Autori, një gazetar i “Vanity Fair”, ka shënjestruar në të kaluarën familjen Bush mbi lidhjet e pretenduara me sauditët, e është përmendur në shumë raste në filmin “Fahrenheit 9/11” të Michael Moore.

Libri, një kopje e të cilit është siguruar nga “Daily Mail”, pretendon se Trumpi është një “aset rus”, lakmia e të cilit e bëri atë “një prè të lehtë” të oficerëve të shërbimeve sekrete sovjetike, dekada më parë. Ai gjithsesi nuk ka prova të drejtpërdrejta për ekzistencën e të tilla përgjimeve.

“Shtëpia e Trumpit” detajon gjithashtu sesi dy bashkëpunëtorë të Trumpit, të cilët në vitin 2013 shkuan në një festë të zhvilluar nga një kriminel i njohur rus, kanë folur mbi “takimin me Vova”-n, duke nënkuptuar në këtë rast Vladimir Putinin.

Spekulime mbi lidhjet e Trumpit me rusët dhe bashkëpunimin e mundshëm me Kremlinin në zgjedhjet e vitit 2016 kanë arritur kulmin, për shkak se hetimi i prokurorit special, Robert Mueller, mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, po vijon e po zbulon të tjera detaje.(TCH)

2 komente në “FOTOT/ Kurthi i Putin, rrëfehet ish kreu i KGB: Prostitutat e Moskës së viteve ’87 kompromentojnë Trumpin”

  1. BESOJ says:

    Dihet nga te Gjithe qe Trupm ishte dhe eshte nje Manjak Seksual…dhe si i Tille ra ne “Rrjeten” e Ruseve me Deshiren e “Trongellit”…
    Agjentura Gjithmon Punon..KUPTOHET QE TRAMPIN; DO TE REKRUTONIN, qe ishte edhe i Pasur dhe Investuan edhe ne Ngjitjen e tije ne Politike.
    Pyetja eshte:Pse Thuajse Gjithe Stafi i Trumpit eshte Pak apo Shume i Pleksur me Russet???????

  2. Laku says:

    Sa ju ka paguar Sorra per kete skrim o Tema qe jeni bere me plere se gazeta 55.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje