Milani duket se është kujtuar vonë për merkaton e verës, pasi kanë mbetur edhe pak ditë dhe si prioritet është Bakajoko nga Çelsi, ndërkohë që mediat italiane përmendin një tjetër lojtar që po shihet nga drejtuesit kuqezi.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Mançester Junajtidit, Antoni Martial për të cilin mund të ketë një ofertë në ditët në vijim.
Bakajoko është shumë pranë kalimin në “San Siro” dhe nëse me të vjen edhe Martial, atëherë Milani do të ishte një skuadër pretendente për një vend në Ligën e Kampionëve.
Nevojën për një sulmues, e tregoi vetë Gatuzo dje në një prononcim për mediat, ku tha se me Higuainin e vetëm në sulm, asgjë nuk është në rregull duke kërkuar që të ketë dhe një afrim tjetër.
Martial shihet si më i miri dhe padyshim, mund të konsiderohet një goditje e madhe në merkato nëse arrihet në marrëveshje.