Legjenda braziliane, Ronaldo falënderoi tifozët për mesazhet pasi ai u shtrua në spital me pneumoni të dyshuar dhe tha se do të dalë nga ambientet spitalore nesër.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit u shtrua në spital të premten. Atë ditë, Ronaldo ishte me pushime në Ibiza.
Pasi lajmi u përhap me shpejtësi, “Fenomeni” bëri një postim në rrjetet e tij sociale, ku shkroi:
“Miq, kam pasur një periudhë të keqe të gripit kur kam qenë në Ibiza dhe kisha për të shkuar në spital të premten, por tani gjihtçka është në rregull”.
“Unë do të dal nesër nga spitali dhe do të mund të kthehem në shtëpi. Faleminderit për të gjithë dashurinë tuaj dhe mesazhet e mira!”