Leon De Ghilardi( 1881-1935), personazhi i pazakontë!
Ai ishte një ushtarak kroat me origjinë italiane. Erdhi në Shqipëri për herë të parë në vitin 1913.
Sipas albanologut Robert Elsie, ai erdhi në Shqipëri për t’u fshehur për shkak të një marrëdhënie me gruan e një oficeri.
Iu bashkua qeverisjes së Princ Vidit dhe ishtë ndër të parët të huaj që mori shtetësinë shqiptare.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, duke qenë pjesë e ushtrisë austro-hungareze, ai pati rivalitet të madh me Ahmet Zogun, por më vonë do të bëheshin bashkëpunëtorë shumë të ngushtë.
Në vitin delikat për karrierën e Ahmet Zogut (1924) ai do të luante një rol të rëndësishëm e do të tregonte nivel të lartë besnikërie.
Për këtë gjë, sipas Elsies, ai do të promovohej e do të bëhej pjesë e oborrit mbretëror duke marrë edhe gradën Gjeneral…
Në vitin 1935 ai do të zihej rob gjatë një kryengritje kundër Zogut e do të vritej…
Por si e përshkruan diplomati italian Pietro Quarone?
Quarone jep detaje interesante të personalitetit të tij kur e cilëson si një ushtar tipik, pak të “çmendur”.
Në mesin e dhomës së tij ai kishte një cadër në të cilën flinte përtokë.
Nuk pranonte që ti ndizej ngrohja në zyrë para se ai të shkonte aty.
Ishte I fiksuar pas trupit dhe bënte shumë stërvitje.
Quarone e cilëson si “hitman-in” e Zogut e për këtë tregon histori gjuetie, ku me ironi shprehej se “në vend të derrave, arma e tij qëllonte “gabimisht” prefektët”…
Marrë nga: https://www.facebook.com/672150596321675/posts/833444803525586/