Artur Zheji: Opozita po vepron ashtu si nuk duhet, shan ditën dhe pranon negociata natën, po rrezikojnë “të vriten në gjumë” nga Rama

16 Gusht 2018, 13:58Blog TEMA

Artur Zheji ka bërë një shkrim, në të cilin kritikon opozitën për mënyrën se si ajo po bën opozitë ndaj qeverisë. 

Zheji shkruan se opozita bërtet e shan ditën dhe pranon negociata e sekserët Vip natën. 

Shkrimi i Zhejit   

Duket se ka frikë të madhe në Fshatin shqiptar, nga superpushteti më i fundit i KM-së, në sistemin e drejtësisë, plus pushtetet e tjera, sidomos mbi mediat e vjetra dhe të reja, mbi repartet gri të terrenit dhe marrëdhëniet ende të mira me ndërkombëtarët.Krejt në disfavor duket pjesa e tjetër e politikës shqiptare, e rreshtuar kështu si është, në këto raporte forcash dhe me kriza të herëpashershme besimi.

Paraja, e madhja dhe e vogla, është përqëndruar në pak duar, dhe përmes sistemit para-monopolist që po themelohet në vend, kontrolli i resurseve financiare bëhet më i lehtë dhe përdoret më lehtësisht si një morsë shtrënguese ekonomike për kundërshtarët politikë dhe mbështetësit e tyre.

Dukshëm Opozita është në një krizë të thellë, sepse ka gabuar disa raunde rradhazi, me pasoja shumë të rënda, si në 17-18 majin e kaluar, ashtu edhe në pranimin e negociatave, për raste të veçanta, me sekserët Vip, në një llogjikë vetëmbrojtëse.

Çfarë po ndodh në të vërtetë përtej zhurmës dhe llafeve?

Një luftë underground e KM-së dhe kupolës së tij, ndaj të gjithë personazheve “radikalë”, që gjenden në Opozitë apo përreth saj, dhe nga ana tjetër, një joshje për ata, që duan të vazhdojnë karrierat ekonomiko-politike, nën një flamur tjetër, mjafton të jenë në tavë.

Porse fabrika e gënjeshtrave tinzare të KM-së, që është në superprodhim, e përkëdhel depresionin opozitar, me premtime dhe shpresa të rreme, që lidhen me mosprekjen e familjeve të kamura të politikanëve opozitarë.

Duke dominuar mediat, tanimë askush nuk merret me shpenzimet marramëndëse të qeveritarëve, të pronave apo aferave të tyre shumëmilionëshe, porse bateritë janë drejtuar nga Opozita dhe qeverisja e saj “mëkatare” e dikurshme.

Enver Hoxha e mbajti këtë popull, 45 vjet me propagandën e legjendave apo të vërtetat e abuzimeve të ish Mbretit Zog. Propaganda e Re, e sofistikuar si koha që jetojmë, po bën të njëjtën gjë në lidhje me Opozitën e sotme, dje ne pushtet.

Dhe kjo ka evidentuar një trembje reale në radhët e saj, sepse gjendet e rrethuar, tashmë nga të gjitha anët, aq më tepër me një sistem drejtësie të trembur dhe të nënshtruar edhe ay, që rri me sytë nga kupola e KM-së dhe nga gijotina e Vettingut.

Çfarë do të bëjë në vijim kjo Opozitë?

Deri më tash, po vepron ashtu si nuk duhet, priret të besojë atë që ka dëshirë, pavarësisht, se ajo që ka dëshirë, nuk përputhet aspak me realitetin.

Bërtet e shan ditën dhe pranon negociata e sekserët Vip natën.

Me shpresa dhe iluzione të rreme se do të mundet të bëjë një paqe të pjesshme dhe të nëndheshme me KM-në, me kaq shumë pushtete dhe asete.

Çfarë pritet të ndodhë si pasojë e kësaj strategjie pa strategji?

Rrezikojnë “të vriten në gjumë”, një e nga një dhe rrezikojnë të bëhen dëshmimtarë të rremë, të reformës së rreme në drejtësi.

Dhe do të valëviten për ca vite, kokat e tyre të prera politikisht, në hunjtë e pankartat e Shqipërisë së re dhe të rilindur, me korrupsion të nënshtruar.

Në të vërtetë një liçensë, për ta 10 fishuar grabitjen, ndërkohë që turmat do të gëzohen përrteth gijotinave dhe stinës së kokëprerjeve që po afron… (TemA)

10 komente në “Artur Zheji: Opozita po vepron ashtu si nuk duhet, shan ditën dhe pranon negociata natën, po rrezikojnë “të vriten në gjumë” nga Rama”

  1. kasemi says:

    Sikur te vrisnin ty, do te kishim nje mut me pak, por sigurisht nuk bie rrufeja ne hale prandaj vazhdo e qelb boten me teorite e tua.

    1. Skypion says:

      Ne nje kohe kur te gjithe mediat kryesore ne Shqiperi jane rreshtuar perkrah dhe ne sherbim te Qeverise , gazetaret dhe analistet me te mire ne vend, po i bejne opoziten ketij pushteti.
      Dhe, kjo eshte nje gje e mire. Nje gje e mire mes se keqes se madhe qe ka perfshire mediat , opinionin publik dhe ate qe quhet shoqeri civile.
      Nuk ka ndodhur kurre me pare, ne keto 26 vite demokraci, qe ne te njejten kohe kur te gjithe mediat jane ne sherbim te pushtetit, gazetare dhe analiste te vecante, e theksojme me te miret qe kemi, jane ne ne opozite me te.
      Kjo eshte karakteristike e shoqerive parademokratike, autoritare, ku , megjithese pushteti mund te korruptoje te gjithe median, ta nenshtroje dhe ta vere ne sherbim te saj ate, megjithate individe te vecante, zera autoritare te saj, i kundervihen.
      Por, duhet te jemi te vetedijshem, se ky eshte edhe limiti i qendreses ne demokraci te ketilla. Pasketaj, vjen autoritarizmi me titull te plote, ose diktatura.
      Shoqeria shqiptare eshte ne kete limit.
      Eshte nje limit, qe edhe ne ditet me te keqija te qeverisjeve te Sali Berishes, nuk ishte arritur. Edhe ne diten me te keqe te atyre qeverisjeve pra, pushteti i Sali Berishes, jo vetem qe nuk kishte kete kontroll, pothuaj absolut mbi mediat kryesore, sic e ka Rama, por as gjysmen e tyre nuk mund ta kontrollonte dot.
      Ne shumicen e kohes se qeverisjeve te Berishes, me shume se gjysma e mediave kryesore ne Shqiperi ishin me Opoziten socialiste te kohes. Ky eshte nje fakt, qe duhet studiuar , e qe besoj se do te studiohet , heret a vone, si nje fenome tipik shqiptar, qe une kam bindjen se ka te beje me nje fakt shume te hidhur dhe turperues , ne te njejten kohe : ate te indoktriminim te thelle te shoqerise shqiptare nga diktatura komuniste ( shumica e gazetareve dhe analisteve, per fat, jo me te miret, jane socialiste).
      Edhe pse te pakte, mjafton nje Lubonje, nje Bushat, nje Zheji, qe te mbajne drejtepeshimin e opinionit publik shqiptar, te cilin e kercenon ore e cast nje skizofreni e papare kolektive si pasoje e propagandes se pushtetit socialist dhe larove te ij mediatike.
      Sa i perket shqetesimit te Zhejit per Opoziten politike , them se ka te drejte. Nese nuk do te kete nje qendrim, me te vertete te vendosur, qofte edhe radikal, ne kuptimin me te forte te fjales, patjeter qe do te ndodhe ashtu sic parashikon Zheji.
      Tani nuk ka asnje alibi per qendrime te buta. Alibia e Reformes ne Drejtesi ka rene. Ishte nje shaka shume e hidhur kjo; nje tallje e madhe. Alibia integrimit Europian, edhe kjo ka rene, sepse u refuzua me ceremoni ne qershor. Keto ishin dy alibite kryesore, pra. Te dyja kane rene.

      1. Pantera says:

        Dhe ti Skypion vendos Artur Zhein ne rangun e gazetareve me te mire……….kaluan kaq kohe qe kur shpreheshe se Lul tullumba do fitonte zgjedhjet kombetare , dhe Luli fitoi noc rocin , me vone u” zhduke” ne tham ku shkoi Skypioni ?? Na mbaje gjalle me karlleqet qe thoje , me ne fund u ktheve , ne kujtuam me mend ne koke , por me kot u ktheve me llosh se e c’ishe ………

      2. Iliri says:

        Futja pordhes o ‘skorpordha’ ! Ti ndan vendin akoma ne ‘komuniste’ e ‘anti-komuniste’ ku ; ‘antikomonistet’ e tu jane a ish komuniste ektremiste si berisha e banda e tij a te burgosur jo politike. Kuptohet se ka demokrate me vlere ,votues intelektuale etj por qe nuk u jipet asnje e drejte ne stanin tuaj! vendi e politika tani o gomare ndahet ne shtetformues dhe vazhdues te shkatrrimit-vjedhjes e vrasjes shitjes te vendit. Nuk i ha populli me karramelat me …kripe. Harrove se Zhelja ,Bushati Lubonja ……si quheshin nga udheheqesi shirteror i yti???? Te pa fetyre te mburresh me figura qe ne disa raste te dyshuar per anti shqiptare…Vetem lexo theniet dhe veprimet e tyre! Njerzit kane sy dhe veshe!

  2. pensionisti says:

    Karabush i mbire ne mes te asfaltit!

  3. Alboz934 says:

    Z.Zhej ju beri te marre Rama , nje dite do vrisni vehten ti Lubonja Bushati , Peka , Ballju , Fevziu , dy kolopushat Lela dhe Gjekola a ça mutin e ka ai qe po i thone profesor , Zogaj etj.

  4. Fieraku nga Ferrasi says:

    Hala s’jua Ka leru Rama ci mban pragu opozites
    Shqiptaret s’ Jane budallenj
    Te dalin te vriten per pasurite e politikaneve
    A Shqiptaret mund te bashkohen che te kerkojne qeveri nga diaspora si rumunet

    Te mblidhni te gjithe bashke por seicili per halline e vet
    Invalidet,ata qe Marrin kempin njehere ne tre muaj,pensionistet,ish pronare,minatoret ,bujqit qe nuk Marrin asnje subvension ,ata qe Marrin 3000leke te reja asistence,
    Ata qe mbifaturohen ke dritta ke uji.
    Ata qe do paguajne taksen e shtepise PA e pase shtepine ne hipoteke.D m th kush Ka nji hall le te dale.

  5. Lsisti says:

    Zhej, si u be puna e kunatit hajdut?

  6. Franci says:

    Cfare gazetari pa personalitet je ti more delenxhi.

  7. kunji says:

    Ky plas se Edi eshte kryeminister dhee te plasi me mire por sa per te vrare dihet se cilet jane ne kete vend Enveri dhe Saliu, sa per Edin per te vrare ska Zot qe e fajsou se eshte i paster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje