Frikë nga një skenar xhenovez, nis verifikimi i mjeteve në urat shqiptare

17 Gusht 2018, 15:58Kronika TEMA

Pas tragjedisë që ndodhi në Xhenova të Italisë, ku pas shembjes së urës Morandi humbën jetën 39 persona, Policia Rrugore në vendin tonë ka ndërmarrë disa masa.

Drejtori i Policisë Rrugore Mithat Tola pohoi se ka filluar inspektimi i urave në vend

Deklarata e plotë

Shërbimi i Policisë Rrugore, duke falenderuar drejtuesit e mjeteve, kërkon bashkëpunimin e tyre për mbarëvajtjen e trafikut ditën e Shtunë dhe të Djelë, veçanërisht në momentet e mbingarkesës së tij, në akset dhe segmentet rrugore në zonat turistike të vendit.

Drejtoria e Policisë Rrugore ka evidentuar veçanërisht për ditën Mërkurë dhe të Enjte, se në disa segmente rrugore, u konstatuan bllokime dhe ngadalësime të ndjeshme të trafikut dhe qarkullimit të mjeteve.

Bllokime dhe ngadalësime të tilla janë konstatuar në qytetin e Sarandës dhe në hyrje të qytetit të Vlorës, në aksin rrugor Sarandë – Syri i Kaltër dhe Sarandë – Butrint, ku edhe për shkak të përkeqësimit të motit ditën e djeshme, u shtua ndjeshëm numri i mjeteve në qarkullim në qytet, pasi pushuesit me mjetet e tyre u larguan nga plazhet.

Gjithashtu, mbingarkesë trafiku pothuajse konstante është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë – Lezhë, në të dy senset e qarkullimit të mjeteve.

Në pjesët e tjera të akseve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë menaxhuar trafikun e mjeteve pa vështirësi serioze.

Sipas të dhënave të shërbimit të Policisë Kufitare dhe Emigracionit në 15 ditët e para të muajit Gusht 2018, në pikat e kalimit kufitar në territorin e Shqipërisë janë futur rreth 100 mijë mjete, duke u shtuar dukshëm mbi numrin e mjeteve vendase dhe të mjeteve të turistëve ekzistues.

Shërbimi i Policisë Rrugore në akset rrugore të mbingarkuara, ka vazhduar rregullimin dhe drejtimin e trafikut me orare të zgjatura – për ata drejtues mjeti që me veprimet e tyre në shkelje flagrante të normave të sjelljes, ka marrë masat administrative në zbatim të nenit 141 “Pozicioni i mjetit në karrexhatë”, i cili përveç masës administrative me gjobë, parashikon dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë kohe 2-4 muaj.

Vetëm për tre ditët e fundjavës, shërbimi i Policisë Rrugore ka ndëshkuar për këtë shkelje rreth 91 drejtues mjeti.

Shërbimi i Policisë Rrugore gjatë javës në vijim në datat 19-24 Gusht, do të monitorojë dhe mbikqyrë me patrulla të shtuara aktivitetin mjaft të rëndësishëm të “Pelegrinazhit në Malin e Tomorit” me pjesëmarrje masive të njerëzve dhe të drejtuesve të mjeteve.

Nisur nga kushtet e segmenteve rrugore që të çojnë në atë destinacion malor, veçanërisht segmentet rrugore që lidhin aksin rrugor Berat – Skrapar me vendin e kultit – malin Tomor, Drejtoria e Policisë Rrugore në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, kërkon vëmëndjen e drejtuesve të mjeteve për një drejtim më të kujdesshëm të mjetit, mospërdorimin e pijeve alkoolike, duke treguar kujdes maksimal, për shkak edhe të kushteve të rrugës.

Fokusi i Policisë Rrugore këtë javë do të vijojë të mbetet për shërbimin, ndihma automobilistike dhe këshillimi i drejtuesve të mjeteve, ndërkohë që në orare të caktuara do të vazhdojë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse, evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që përdorin aparatet celularë gjatë drejtimit të mjeteve.

Tejkalimet e shpejtësisë dhe kontrollet për verifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin alkool do të vijojë gjatë ditës së Premte, ditën e Shtunë dhe të Djelë.

Shërbimi i Policisë Rrugore i rikujton drejtuesit e mjeteve kamionë, të cilët duhet të respektojnë kërkesat dhe oraret/kufizimet e vendosura në Udhëzimin e përbashkët të dy ministrave, Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Energjitikes dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive”.

Nga ana tjetër vazhdoj të ftoj çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.

4 komente në “Frikë nga një skenar xhenovez, nis verifikimi i mjeteve në urat shqiptare”

  1. says:

    Urat tona s’kanë peshën kaluse të rrugëve të qyteteve të mëdhaja.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    Per te gjitha foli vetem per urat e gazetarit nuk foli. Kush e di gazetari arrin ti lexoje mendjen policit se polici vec per ura nuk foli..

  3. Shabani says:

    Futja kot! C’lidhje kane kontrollet e mjeteve me urat se na trashet. Urat i kontrollojn specialistet jo mitat tola! Mos do te thuash kontroll mjeteve te renda qe qarkullojn mbi tonazhin e lejuar!? Esht tjeter gje. Ato jane rrezik konstant ne rruuge pa qen nevoja te hypin ne ura. Dhe sa per dijeni te gjitha makinat e tonazhit te rend punojn mbi kapacitetin e lejuar. Kujto rastin e kamionit qe transportonte blloqe guri ne rugen berat – lushnje qe ju shkeput blloku i gurtit e mori jet njerzish . Ate te shikoj policia rugore

  4. 50 ty 50 mua says:

    Po normal policia i kontrollon urat mbajne apo nuk mbajne,si thu shef eshte pak e krisur ura?he se mban eshte si e zbutur vete.po normal nje vend qe kryeministrat nga enverismi karrocier minister, jan agronom arkitekt ingjenjer ekonomist etjj.saliu tosi likja dhe rilandasi edi rama qe na meson se si privatizimet e cdo lloj gjeje eshte mir se privati investon leket e bankave per te rrjepur popullin dhe ndodh qe tek e tuk shembet ndonje urea si ne itali.o rrypa privatizimi funksionon ne vende qe po e kapen privatizuesin qe ka bo korrupsion e trredhin nga boluckat france germania etjj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje