Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së z.Ilir Shulku i është drejtuar sot me një shkresë zyrtare, Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit për të sjellë edhe një herë më vëmendjen e tyre në respekt të zbatimit të ligjit, rolin dhe angazhimin e forcave të rendit gjatë ndeshjeve të kampionatit kombëtar të futbollit.
Duke marrë shkas nga incidenti i fundit, të premten në Korçë, sekretari Shulku i është drejtuar zyrtarëve më të lartë të Policisë së shtetit për të riparë sa më shpejt pozicionin e tyre rreth angazhimit për shmangien e incidenteve në stadiumet shqiptare.
Në letrën e tij, sekretari i përgjithshëm i FSHF, z.Ilir Shulku citon:
Të nderuar zotërinj!
Duke marrë shkas nga incidentet e ndodhura në ndeshjen e javës së parë të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”, Federata Shqiptare e Futbolli, ju drejtohet për të sjellë në vëmendjen tuaj çështjet e sigurisë së tubimeve sportive.
Në vijim të korrespondencës midis dy institucioneve tona, FSHF dhe anëtarët e sajë, janë duke marrë masat të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të sigurisë në impjantet sportive. Këto masa, përfshijnë ndër të tjera njoftimin e policisë së shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarike përpara zhvillimit të ndeshjes, me qëllim planifikimin e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e saj. Në këtë njoftim, klubet anëtare do të përcaktojnë edhe shërbimin privat të sigurisë fizike (SHPSF) të kontraktuar për marrjen e masave të sigurisë në mjediset sportive.
Sakaq, konform parashikimeve të nenit 51 të Ligjit “Për Sportin” ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit, për këtë arsye do t`ju luteshim që në zbatim të kësaj dispozite, të angazhoheni për të garantuar sigurinë e ndeshjeve përmes prezencës së forcave të rendit në të gjitha impiantet sportive.
Incidenti në stadiumin “Skënderbeu” Korçë, dëshmoi se prezenca e policisë së shtetit brenda mjediseve sportivë është më shume se sa e domosdoshme për garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin agravimit të situatave. Sa më sipër edhe për vetë faktin se forcat e rendit, gjithsesi janë gjithnjë të pranishme gjatë zhvillimit të ndeshjeve jashtë rrethimit të stadiumeve.
Me besim në një reagim pozitiv nga ana juaj.
Ilir Shulku
Kush duhet te paguaje policine per stadiumet shteti apo klubet ?! Kjo eshte pyetja qe duhet bere sot . A pergjigjet dot Z. Shulku .
Jemi në shekullin e XXI, shpenzojm miliarda lek për edukimin e popullsisë ndaj prezences policore do i vijë fundi
Po ik ore gore e armando dukes
Sigurine e ndeshjeve duhet ta siguroje FSHF-ja jo policia e shtetit qe paguhet me taksat e popullit.Paguani polici private.Apo gjithe ato miliona qe merr FSHF doni ti fusni ne xhep si gjithmone dhe sigurine tua paguajne taksat e popullit.