Tragjedia në Genova/ Bushati në Shkodër, ngushëllime në familjen e Admir Bokrinës: Dhimbja është e madhe

20 Gusht 2018, 18:19Sociale TEMA
Tragjedia në Genova/ Bushati në Shkodër, ngushëllime në

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Ministri per Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka qenë për ngushëllim në familjen e Admir Bokrinës.

Admiri ishte një nga dy viktimat që fatkeqësisht humbi jetën në tragjedinë e Genovës pak ditë me parë.

I lindur në 9 nëntor në vitin 1986 në Oblikë të Shkodrës, Admiri punontë në Genova si hidraulik. Ditën para aksidentit, Admiri festoi 3 vjetorin e martesës.

Familjarët e Admirit kërkuan nga konsullata shqiptare ne Milano që të mund të sillnin trupin në Shqiperi për ta varrosur pranë familjes.

Në familjen e Admir Bokrinës në #Oblikë djaloshit Shkodran që humbi jetën në tragjedinë e #Genova, për t’i shprehur familjarëve ngushëllimet më të ndjera për humbjen e njeriut të zemrës, të cilit nesër i jepet lamtumira e fundit. Dhimbja është e madhe!”, shkruan Ministri Bushati në Twitter.

Përveç Admirit në tragjedinë e Genovës humbi jetën dhe një tjetër shtetas shqiptar Marjus Djerra nga Shijaku. Të dy emigrantë të rregullt në Genova.

1 komente në “Tragjedia në Genova/ Bushati në Shkodër, ngushëllime në familjen e Admir Bokrinës: Dhimbja është e madhe”

  1. Edi SHPATA says:

    Legen si ky ashtu edhe kryeministri…….
    ashtu kot per tu dukur si kllouna pse duhet te shkojne per ngushellim qeveritaret kur ata humben jeten thjesht ne nje aksident do ta quaja une dhe nuk shkojne atehere kur punetoret e pasiguruar dhe te lejuar nga ata humbasin jeten ne Shqiperi????!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje