Bajern nuk ka kundërshtarë në Gjermani, triumfon ndaj Hofeinham

24 Gusht 2018, 22:59Sport TEMA

Bajern Mynih është sërish favorit për të triumfuar në Gjermani dhe në ndeshjen e parë hapëse të sezonit, gjigantët bavarezë nuk kanë zhgënjyer dhe kanë mposhtur rivalët e Hofeinham.

Edhe pse pritej dhe parashikohej një ndeshje e vështirë për djemtë e Kovaç, gjithçka u zgjidh nga Robert Levandovski dhe Arjen Roben.

Fillimisht, ishte Myler ai që shënoi, por u barazua nga Slazai, që në minutën e 57′ solli baraspeshën.

Bajerni vuajti disi, pasi u desh të priste deri në 10 minuta nga fundi i sfidës që të shënonte.

Levandovski merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe shënon, ndërsa në fund të takimit, veterani Arjen Roben shënon golin që i siguroi tri pikët e para këtë sezon Bajernit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje