Sari: Serie A është si luftë, Premier League është festë

24 Gusht 2018, 21:20Sport TEMA

Maurizio Sarri është dashuruar me futbollin anglez që pas mbëritjes së tij në Londër.

Trajneri italian iu bashkua Chelseat gjatë kësaj vere dhe ka filluar në mënyrë spektakolare aventurën e tij në Angli.

Para ndeshjes me Newcastle që blutë e Londrës do ta zhvillojnë në transfert, bosi skuadrës londineze ka folur për dallimin mes dy kampionateve, Serie A dhe Premier League.

Së pari dua ta falënderojë Rafa Benitezin pasi është një trajner i madh. Kur shkova në Napoli ai e kishte përgatitur mjaftë mirë ekipin dhe kësisoj e bëri më të lehtë punën time”, tha Sarri.

Do të jetë tejet e vështirë për ne ndaj Newcastle, pasi është një rival i vështirë”, vazhdoi më tej tekniku.

Duke bërë dallimin mes dy kampionateve, Sari ka thënë se në Angli është festë ndërsa në Itali një ndeshje futbolli është si luftë.

Në Itali plas lufta pa nisur fare mirë një ndeshje futbolli dhe nëse një skuadër është duke humbur 2-0 pas 20 minutave atëherë quhet ndeshje e mbyllur. Ndërkohë në Angli përpara fillimit të ndeshjes konsiderohet si festë, ndërsa lufta është vetëm 90 minuta në fushë. Ndeshjet janë të hapura deri në fund dhe kjo më bën ta dua këtë kampionat. Me lehtësi zgjedh Anglinë para Italisë”, u shpreh Sarri.

2 komente në “Sari: Serie A është si luftë, Premier League është festë”

  1. Njutoni says:

    Esht ceshtje kulture.
    Mediterranet zihen “pse m pe”
    Anglosaksonet e te drejtave dhe lirive universale zgjedhin president edhe “bythziun”.
    Nderi dinjiteti dhe personaliteti i njeriut esht bibla e kulturs anglosaksone.
    Ne opozit me antibiblen shkerdho mediterrane qe ka per nen 1 :” rrasi derrin”.!

  2. vjeshta says:

    Sari i motrës tande. SARRI!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje