Dita e sotme ka qene nje dite kontratash per disa nga klubet kryesore te Kategorise Superiore.
Partizani ka arritur marrveshjen me mesfushorin So Hyon-Uk.
26 vjeçari ka firmosur nje kontrate dy vjeçare me 15 here kampionet e vendit.
So Hyon-Uk ka qene pjese dhe e Kombetares se Korese se Veriut, ndersa sezonin e fundit eshte aktivizuar ne Kampionatin Bosnjak.
Nderkohe, Skenderbeu ka firmosur me sulmuesin e talentuar Realdo Filin.
Klubi bardhekuq në bashkëpunim me menaxherin Elton Marini ka arritur marrëveshjen me Filin, i cili sot ka firmosur kontratën që e lidh me klubin korçar për dy vitet e ardhshme.
Edhe Kamza ka bere nje goditje te rendesishme ne mesfushe duke firmosur me Nuredin Orelesin.
Lojtari nigerian eshte nje perforcim i rendesishem per trajnerin Bledar Devolli pasi ka nje eksperince te gjate ne Kategorine Superiore. (TemA)