Tërbohet Mourinho, del një orë e gjysëm përpara në konferencë dhe flet vetëm tetë minuta

24 Gusht 2018, 18:58Sport TEMA

Atmosfera e tensionuar në “shtëpinë” e Manchester United përvijohet edhe pas humbjes befasuese me Brightonin.

Jose Mourinho habiti të gjithë, kur u paraqit në sallën e konferencës për shtyp rreth një orë e gjysmë para orarit të parashikuar, megjithatë pati shumë pak dëshirë të fliste, e këtë e tregoi edhe fakti që konferenca zgjati vetëm 8 minuta.

“Pogba ka folur për qëndrim të gabuar kundër Brightonit? Atëherë kërkojini atij shpjegime për çfarë ka folur”, është shprehur portugezi.

Sa u përket raporteve me administratorin e deleguar, Woodward, “Special One” nuk ka asnjë dyshim se janë të mira.

Megjithatë, mungesa e dëshirës për të folur i lexohej qartësisht në fytyrën e vrenjtur, mes një zhgënjimi dhe padurimi.

Këto kanë qenë javë të vështira për Mourinhon, ndoshta më të vështirat që kur është ulur në pankinën e “djajve të kuq”. Merkatoja e munguar ka përkeqësuar raportet me Woodward, përfaqësuesit të pronarëve amerikanë, ndërsa po ashtu edhe raportet me Paul Pogbanë që dëshiron të largohet drejt Barcelonës.

Javën e kaluar erdhi edhe humbja e parë me Brightonin, ndërsa përpara është sfida me Tottenhamin, pas të cilës, hija e Zinedine Zidane mund të rëndojë edhe më shumë mbi klubin nga “Old Trafford”.

Mourinho: Po të kisha qenë në ekip tjetër do kisha dhënë dorëheqjen

Marrëdhënia mes Manchester United dhe trajnerit Jose Mourinho është e vështirë, marrëdhënie që bëhet dita-ditës dhe më problematike, aq sa portugezi të mendojë të largohet me dëshirën e tij.

Këtë gjë trajneri Jose Mourinho ua ka pohuar disa miqve të tij:

Nëse do të kisha qenë në një ekip tjetër do të isha larguar nga drejtimi i skuadrës. Madje do ta kisha bërë me kohë”.

Por Mourinho vazhdon të drejtojë “djajtë e kuq” edhe pse është i mërzitur për shkak të merkatos, pasi nuk erdhi asnjë nga lojtarët që ai dëshironte.

Ndaj për trajnerin është e vështirë që United të rivalizojë me skuadrat e tjera në Premier League, duke prishur edhe marrëdhënien me Ed Woodward, drejtorin sportiv të klubit dhe që merret me blerjet.

Edhe marrëdhënia me lojtarët e tifozët nuk është e mirë, madje bastet për shkarkimin e Mourinho kanë nisur prej kohësh, me Zinadine Zidane që shihet si pasuesi i tij në stolin e skuadrës që luan në “Old Trafford”.

2 komente në “Tërbohet Mourinho, del një orë e gjysëm përpara në konferencë dhe flet vetëm tetë minuta”

  1. ilir says:

    bejini me mire perkthimet,30 minuta para dhe foli 4 minuta.

  2. ilir says:

    gjysem ore para dhe 4 minuta ka folur ky eshte fakti,mos ekzagjeroni kaq shume,asnje gazetar nuk shkon 2 ore para takimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje