Në Spanjë janë të bindur: Vetëm Mbape te Reali i Madridit, asnjë sulmues tjetër

25 Gusht 2018, 11:09Sport TEMA

Kampionët në fuqi të Europës janë duke përgatitur goditjen e madhe të merkatos së verës, që patjetër do të jete në sulm, ku duhet të vijë një zëvendësues i denjë për Kristiano Ronaldon.

Diskutohen braziliani Nejmar dhe francezi Mbape, por në Spanjë tashmë janë të bindur se me Realin do të bashkohet i dyti.

“Mbape, askush tjetër”, – shkruan në faqe të parë e përditshmja “AS”. Madrilenët presin ndërkohë vendimin e UEFA-s në lidhje me PSG-në, vendim që pritet të merret ditën e hënë.

Nëse do të ketë ndëshkime për PSG-në, Reali mund të përfitojë.

Drejtuesit e klubit të madh spanjoll duan me çdo kusht të marrin sulmuesin e ri, që shkëlqeu në Botërorin e Rusisë, duke fituar titullin kampion me Francën.

1 komente në “Në Spanjë janë të bindur: Vetëm Mbape te Reali i Madridit, asnjë sulmues tjetër”

  1. Durimi says:

    Mua sme pelqen fare si lojtar dhe do kete disfate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje