Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, John McCain.
Basha e ka cilësuar senatorin që u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare si një mik të madh të shqiptarëve.
“Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!”, shkruan Basha. (TemA)