“71 të arrestuar, 17 të shpallur në kërkim dhe 129 të proceduar në gjendje të lirë”, ky është bilanci që raporton Policia e Tiranës vetëm për javën që lamë pas.
Ndër të tjera komunikohet:
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë gjatë 1 jave
Gjatë javës që lamë pas strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 217 autorë krimesh, nga këta:
– 71 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale
– 129 shtetas të proceduar në gjendje të lirë
– 17 shtetas të shpallur në kërkim
Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me Radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 47 shtetas, nga këta :
– 11 shtetas të proceduar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor”
– 33 shtetas të proceduar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”
– 3 shtetas të proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”
Kanë vijuar takimet sensibilizuese me komunitetin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe ka vijuar kontrolli i territorit.
Janë plotësuar 22 Kërkesë Padi për Urdhërmbrojtje të Menjëherëshme.
Janë kryer takime dhe mbledhje me shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë.
Për çdo emergjencë telefono në numrin 112″, thuhet në njoftimin zyrtar. (TemA)
Policia po bën namin në rrugë. Tani policia rrugore është bërë si VAR në futboll, e kishte prekur vijën e bardhë këmbësori spo jo. Ndërkohë krimi po bën kërdinë, hapur në mes të ditës kërcënohen dhe merren jetë. #policiaqëduam#jammeleje
Shume pak.Jepini se tjeter gje sdini te beni.Futini te gjithe brenda.O burra!