“Vrasja e shekullit”, dorëhiqen gjyqtarët e Izet Haxhisë, askush s’pranon të rigjykojë dosjen "Hajdari”

3 Shtator 2018, 15:32Kronika TEMA

Rigjykimi i Izet Haxhisë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit, duket se ka hyrë në një ngërç ende pa filluar shqyrtimi gjyqësor.

Pas dorëheqjes së trupës gjyqësore, ku mes tre gjyqtarëve ishte edhe bashkëshortja e Azemit, të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe treshja e dytë e gjyqtarëve të apelit që janë përzgjedhur për këtë gjykim.

Burime pranë Gjykatës së Apelit, kanë pohuar se edhe gjyqtarët e trupës së dytë që janë: Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhialushi, kanë kërkuar të dorëhiqen nga kjo çështje me argumentimin se kanë konflikt interesi.

Por dorëheqjen pritet ta deklarojnë në seancën e parë që do të zhvillohet gjatë muajit shtator. Nisur nga kjo situatë e krijuar, Gjykata e Apelit me shumë gjasa do t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të zgjidhur këtë ngërç, duke deleguar gjyqtarë nga gjykatat e tjera të apelit në vend.

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, u ekstradua nga Turqia në vendin tonë në muajin maj të këtij viti. Në qershor, Gjykata e Tiranës i njohu të drejtën e rivendosjes në afat të ankimit për vendimin që e ka dënuar me 25 vite burg si një nga fajtorët për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të viti 1998.

Vetë Izet Haxhia gjatë procesit për t’ju njohur ankimi ka deklaruar se pranoi ekstradimin pasi mori garanci për jetën dhe se do të dëgjohej nga drejtësia. Ndërsa për ish-shefin e tij që dikur i ka ruajtur jetën, ka deklaruar se nga viti ‘90 deri në ‘98 ishte dëshmitarë i shumë ngjarjeve kriminale të cilat mund t’i djegin Berishës. Tani mbetet te shikohet se kush trup gjykues do t’i japë të drejtën Izet Haxhisë për të folur në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, e quajtur ndryshe edhe si “vrasja e shekullit” të kaluar.(TCH)

18 komente në ““Vrasja e shekullit”, dorëhiqen gjyqtarët e Izet Haxhisë, askush s’pranon të rigjykojë dosjen “Hajdari””

  1. IVONI says:

    te largohen menjehere nga puna ata qe kerkojne ti bejne “bisht ” drejtesise ..!

  2. Roberto says:

    Eshte normale qe te japin doreheqjen sepse deri dje i kane sherbyer Saliut dhe sot veshtire ta akuzojne dhe ta vene nen pranga. Mos harrojme dhe presionin e heshtur ndaj tyre. Duhet nje trupe gjykuese e pa anshme ose nje trupe e huaj qe ta gjykoje ceshtjen ashtu sic duhet. Eshte njesoj si ne ndeshjet kur kerkohet nje arbitrim i paanshem.

  3. tomsojeri says:

    A e shifni thellesin e degjenerimit ” DREJTESI” or shqiptar ????? A e shifni se Shqiperia esht peng i bishes akoma dhe shkoni mbytuni ne nje pik uj …. Ky esht shteti ne dor te ksaj drejtesie pa byth e koqe ! Ska ku shkon ma ZI ! Vend pa zot e viktim e krimit ! ….Kjo esht lakuriqesia e ktij realiteti pas te cilit fshihen deklarata bombastike ,lluks i cfrenuar, kurveri e hapur , parlament bordello !
    “prit gomar te mbij bar “, te mbij bar ne nje tok te djegur me reze radioaktive ! Ne kte shtet frike , ku kryebanditi akoma ben ligjin !…
    O shok rrembeni armet ,ja vdekje ja liri se akoma nuk jeni te lir ,se demokracia esht nje genjeshter e madhe aventurieresh qe kan pushtuar parlamentin e bejn pazare tju mbajn akoma per “vez pularie”……Haram emrin e haram historin e te pareve …TURP>>>>>>>>

  4. Ari says:

    Po fare gjykatesa jane keta ju a ka dhene sala licesat dhe e kane te pa mundur ta gjykojne ate ose ne te kundert jane frikacak me te mdhenjt dhe te fort me te vegjlitketa duhet te hiqen nga drejtesia

  5. undefined says:

    Bjerini shkurt pune futni ne burg Saliun pa futur ne burg ate plere nuk ka qetesi e zgjidhje ligjjore ne ate vend

  6. Lumi A says:

    Eshte shum e thjeshte. Nese paguhen me taksat e shqiptarve dhe perfaqsojne shtetin por refuzojne te shqyrtojne nje qeshteje, athere duhen larguar menjehere. Pse qeshtje vullneti e shifkan keta paljaqo drejtesine? Ikni ore mutra gjyqtar si nuk ju vjen turp.

  7. Jo per gje... says:

    Edhe Fuxhimori u fut ne burg po ka dal e bija! Drejtesi do te thot kanun. Prandaj Liria I Ka ‘rrenjet thelle ne gjak’.

  8. joel shkodra says:

    E kuptoj se problemi eshte i mprehte, por me lejoni t’ju them diçka per gjuhen “e mjere” shqipe. Eshte gabim i theksuar gramatikor kur shkruhet: “kush trup gjykues”. Se pari, peremri pyetes “kush” perdoret vetem per njerez (vertet “trupi gjykues” perbehet nga njerez, por vete fjala “trup” nuk eshte frymor – njeri). Se dyti, dhe qe eshte me e rende, “kush” perdoret vetem si peremer pa emer prapa. Ketu mund te thuhej “kush do t’i jape te drejten …” ose, nese duhej perdorur “trup gjykues”, duhej: “cili trup gjykues …”. Shpresoj ta botoni dhe te mos beni me te tilla gabime “feminore”.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Gjyqtaret kane frik nga “Baba Berisha” !

  10. Lani says:

    Ky eshte shteti qe ngriti sali krimineli me banden e vet .tani ndjehen pasojat

  11. Kuq e zi says:

    Pra vetem kur flitet per hajdute pulash keta jane gjygjtare!!!!
    Tu jepet kjo ceshtje te gjitheve me radhe kush e refuzon jashte drejtesise …
    Plehra.

  12. Lumi says:

    Ne shqiperi nuk ka gjykates, ka matrapaz. Ketu drejtesia duhet te filloje nga e para. Te hikin gjithe gjyqtaret e deritanishem dhe te vine te rinj. Ndryshe mbyllni gojen.

  13. luli says:

    Flitet për banda,kriminelë, për shullazë e tjerë,harroni kamikazët e Berishës,prandaj dhe gjyqëtarët nuk kanë këllqe për ta ribërë këtë gjyq,se berisha dhe meta kanë grupe të përbashkëta kamikazësh,por e drejta e Izet Haxhisë do dali sepse tani nuk është vetëm faktori Shqiptar por dhe kuniteti europian për krimet në Shqipëri. Izeti duhet mbështetur si njeri kurajoz për të çjerrë atë instalim ç’ka përmënda më lart.

  14. arti says:

    Kuptohet fare qarte e dine shume mire gjykatesit e dhjere se eshte i pafajshem Izet Haxhia.

  15. tir says:

    Gjyqtaret e Salihalese jane qyqare tani. Njerez pa personalitet, te vjen per te vjelle kur e degjon si fjale” gjyqtar”. Kujto Fatmiren e Azemit gjyqtare me fustanin kuq flake e vetullat si prostitute( e veja e Hsjdarit), dhe mendo se kush ben ligjin. Drejtesia do vihet ne vend nje dite, po atehere do shohim film pa para, mes ketyre palacove qe per leke kane shitur nderin e gjithcka.

  16. Ledio says:

    Nuk ka gjyqtar ne Shqiperi por ka banda. Banda e Sali Berishes, Ilir Metes edhe Edi Rames. Te gjithe gjyqtaret edhe prokuroret i perkasin njeres apo tjetres pale , ndaje edhe na duhet edhe ndihma e komunitetit ndërkombëtar. Na japin miliarda qe i vjedhin vete , ne vend qe te na japin 100 gjyqtare + 100 prokurore + +1000 police me rroge $100000 ne vite pet 25 vite= 3 miliard dollar. Vetem keshtu behet ky vend edhe me kosto minimale. Jo ha Muco e pi Muco per te medhenjte edhe te vegjelit ngrohen ne diell ose shkojne ne burgje per nje dore marjuana.

  17. Sinqeritet says:

    Moralisht eshte familja Hajdari qe duhet ta kerkoje kete gjyq.Por interesi eshte i kamufluar.

  18. Valdete HOXHA ESHE MBESHTETSE E KRIMIT ORGANIZUAR Berisha . Ajo kerkon te mbroj kupolen e krimit te organizuar akoma….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje