Transferta kundër Crvena Zvezdës, De Laurentis: Në Beograd na pret një betejë, shpresoj të jetë brenda “kornizës” sportive

18 Shtator 2018, 15:26Sport TEMA

Skadra e Napolit do të nisë sot aventurën në Champions League ku ndeshjen e parë do ta kenë në transfertë përballë ekipit të Crvena Zvezdës.

Një ndeshje jo e lehtë për të besuarit të trajnerit, Carlo Ancelotti, pasi Crvena Zvezda është një ekip mjaft i vështirë për tu mundur në fushën e tyre të cilët kanë një mbështetje shumë të madhe nga tifozët e saj.

Dhe ky fakt është në dijeni të presidentit të skuadrës së Napolit, Aurelio De Laurentisi i cili para kësaj sfidë është shprehur se uron që gjithçka të shkojë bernda “kornizës” sportive.

“Beogradi është një qytet i bukur, dhe me një skuadër të vështirë për tu ndeshur.

Na pret një ndeshje jo e lehtë të cilën mund ta quaj si një betejë.

Uroj që gjithçka të shkojë shumë mirë dhe të mbete çdo gjë brenda “kornizës” sportive”, deklaroi De Laurentis.

Në këtë takim pritet që të starotjë që nga minuta e parë dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.

Crvena Zvezda-Napoli do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00, sfidë e vlesfshmë për Grupin C. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje