Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, doli në një konferencë për shtyp duke siguruar se do të kallzonte penalisht deklaratat e Partisë Demokratike të cilat i konsideron “shpifje për sulme politike”.
Sipas Ballës, PD po bën inskenime të turpshme ndaj deputetëve të PS, ku përmendi rastin e një ish-oficeri policie të denoncuar nga një aktivist i “selisë blu” i cili herë pas here cilësohet nga mediat e djathta si gazetar.
“Prokuroria të marrë masat e domosdoshme për inskenimin ndaj Babale 1 , brenda godinës së PD është ngritur një grumbull baltosjesh ndaj PS. Sot do bëj publik një rast tjetër, që kanë në qendër të vëmendjes Bashën e Berishën.
Nëse do kishte qëndruar në polici, vettingu i policisë do ta flakte nga Policia e Shtetit. Prej dy ditësh jam vënë në dijeni të një letre të një ish-oficeri polici, i cili ka braktisur detyrën dhe ashtu si Babalja është larguar nga Shqipëria po me të njëjtin skenar si frymëzuesi.
Deklaroj se ndaj këtij personi por dhe personave brenda PD do bëjmë kallzim penal për shpifje të rënda, as nuk kam qenë ndonjëherë në Komisariatin e Policisë, Krujë, as kam qenë në verë në Krujë. Nuk kam qenë kurrë. Edhe është bërë vërtetim që në datat e orët që ky person thotë, kam qenë në takime publike në vende të ndryshme të Shqipërisë,” tha Balla.(TemA)
THYJI NE MES ZARBOT E PD . NORMALISHT ATA E KANE VENDIN TE GJITHE NE REC .
Po nuk mbarojne kurre babalet ne Pd, dhe e dini pse? Sepse ajo qysh ne fillimet e saja erdhi dhe do ikij me turp si nje parti mashtruese e hajdute, si nje parti, ae ndertohet vetem nga babale.
Ky eshte politikani qe misheron antiqytetarine ne menyre me dinjitoze.
Numri dy i PS-s,qe merret vetem jeten private te kundershtareve dhe
PS-istave qe braktisin partine.Per Taulant Ballen,Partia eshte mbi te
gjitha.
Taulanti i PS-se eshte varianti “bio” (prodhim fshati i Rames) i Paloqes ne PD.
Zgjidhni e merrni, ose zogj fshati te rritur me koncentrat, ose zogj frigoriferi..
Mos harroni, keni edhe zogj fushe te LSI-se, kryqezimi i dy racave, si me lart..
Taulanti i PS-se eshte varianti “bio” (prodhim fshati i Rames) i Paloqes ne PD.
Zgjidhni e merrni, ose zogj fshati te rritur me koncentrat, ose zogj frigoriferi…
Mos harroni, keni edhe zogj fushe te LSI-se, kryqezimi i dy racave, si me lart..